LIVE UPDATES
Aktualitet

Menaxhimi i hekurudhave nga privati

Në dokument, MIE sqaron se sa çifte trenash janë menduar të jenë në përdorim për secilën prej linjave, ku për Tiranë-Durrës janë menduar 3 sete dhe me frekuencë 44 trena për një ditë pune në dy drejtimet.

25 Maj 2025, 07:28 Nga N.F
Menaxhimi i hekurudhave nga privati
Foto ilustruese

TIRANË- Qeveria “del” në tregun ndërkombëtar  për trenat dhe kompaninë private që do të operojë linjat. Shqipëria parashikon që këtë vit të hapë garën ndërkombëtare për të siguruar çiftet e para të trenave që do të vihen në funksion në linjat hekurudhore që janë në ndërtim, por përpara kësaj ka nisur atë që quhet si “market teaser”.

Duket se përveç trenave, ajo që po kërkohet është një kompani me përvojë që do të operojë këto linja të cilat do të ofrojnë shërbim për pasagjerët.

Hekurudha Shqiptare e nisi këtë proces duke ftuar investitorët e interesuar nëpërmjet një dokumenti që bën të qarta kërkesat specifike që duhet të kenë trenat në fjalë, linjat potenciale të rrjetit hekurudhor sipas projekteve tashmë të prezantuara.

Por,  i vetmi që ka avancim më të madh është Tiranë-Durrës dhe shtesa  në Rinas, si dhe mënyra sesi është menduar parku i mirëmbajtjes që do të vendoset në Shkozet.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) është duke zhvilluar një konsultim paraprak të tregut, për të vlerësuar interesin dhe për të mbledhur komente nga operatorët potencialë dhe aktorë të tjerë të industrisë lidhur me një kontratë të ardhshme shërbimi hekurudhor publik (PSC) për ofrimin e shërbimeve të transportit hekurudhor të pasagjerëve në Shqipëri.

Ky dokument i konsultimit paraprak synon të ndihmojë në formësimin e strukturës dhe përmbajtjes së mundshme të një kontrate të ardhshme për shërbim publik për hekurudhën, duke mbledhur informacione nga pjesëmarrësit e tregut dhe aktorët e interesuar. Objektivi është rritja e transparencës dhe konkurrencës në përgatitjen e një procedure tenderimi”, thuhet në dokument.

MIE shprehet se Shqipëria ka 677 kilometra rrjet hekurudhor ku shumica është në një gjendje që kërkon modernizim dhe ndërhyrje serioze. Tre janë linjat kryesore. E para është Tiranë-Durrës, që sipas dokumentit pritet të përfundojë në 3-mujorin e tretë të 2026-s.

E dyta, Vorë – Hani i Hotit që parashikohet të jetë modernizuar tërësisht deri në fund të 2030. Linja e tretë është Durrës – Rrogozhinë – Pogradec që do të zbatohet gjatë 2028-2031. Aktualisht po modernizohen stacionet e trenit dhe pritet që të prokurohet edhe qendra e mirëmbajtjes.

Sa trena do të kenë linjat

Në dokument, MIE sqaron se sa çifte trenash janë menduar të jenë në përdorim për secilën prej linjave, ku për Tiranë-Durrës janë menduar 3 sete dhe me frekuencë 44 trena për një ditë pune në dy drejtimet.

Koha e udhëtimit 36 minuta. Për Tiranë-Aeroport, 52 trena për ditë pune, përmes 3 seteve të trenave dhe koha e udhëtimit 19 minuta dhe 49 sekonda. Durrës-Aeroport do të ketë gjithashtu 2 sete trenash dhe 21 trena për ditë pune me një kohë udhëtimi 28 minuta.

Tiranë – Hani i Hotit është menduar për katër sete dhe frekuenca në ditë do të ofrohet për dy trena çdo dy orë, pra në nisje dhe në mbërritje teksa koha e udhëtimit është menduar 1 orë e 30 minuta.

Durrës-Pogradec, katër sete çdo dy orë dhe koha e udhëtimit 3 orë e 15 minuta. Momentalisht, shërbimi i kërkuar përfshin linjat e Tiranë-Durrës dhe lidhjen me Aeroportin me potencialin për t’u zgjeruar në vazhdim.

“Në mënyrë ideale, shërbimet e pasagjerëve do të operohen duke përdorur Njësi Elektrike të Shumta (EMU), megjithatë do të shqyrtohen edhe mjete të tjera lëvizëse. Si mjetet e reja, ashtu edhe ato të përdorura do të vlerësohen, për sa kohë që përmbushin standardet teknike dhe operacionale të kërkuara.

Mjetet lëvizëse me energji elektrike duhet të jenë të përputhshme me sistemin elektrik 25 kV 50 Hz AC. Setet e trenave duhet të kenë  gjatësi maksimale prej 100 metrash dhe të ofrojnë  kapacitet prej 200–250 pasagjerësh të ulur dhe 200 në këmbë, me lartësi platforme prej 550 mm.

Mjetet lëvizëse duhet të jenë të afta të funksionojnë pa nevojën për t’u kthyer fizikisht në stacionet e Aeroportit dhe të Terminalit të Tiranës. Kjo do të thotë se setet e trenave duhet të jenë të projektuara për operim dykahësh, duke i lejuar të lëvizin përpara dhe mbrapa në mënyrë efikase”, – thuhet në dokument.

Operimi i trenave do të bëhet nga kompani private

Në një seksion  të veçantë që ndalet te personeli pranohet se nuk pritet asnjë detyrim për transferimin e stafit ekzistues të HSH-së në këtë fazë.

“Kompania fituese e operimit të trenit do të jetë përgjegjëse për sigurimin e personelit (shoferë, staf në bord dhe potencialisht edhe staf mirëmbajtjeje), duke garantuar përputhshmëri të plotë me kërkesat administrative dhe të sigurisë sipas legjislacionit shqiptar.

Rregullime të tjera mund të identifikohen gjatë konsultimit me tregun”, – vlerëson dokumenti.

Sipas synimit të qeverisë, parku i mirëmbajtjes  së mjeteve lëvizëse në Shkozet është planifikuar të shërbejë kryesisht për shërbimet e pasagjerëve nën këtë kontratë shërbimi publik (PSC), por mund të vihet në dispozicion edhe për operatorë të tjerë, nëse kapaciteti e lejon.

Po shqyrtohen opsionet e mëposhtme për ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes së mjeteve lëvizëse:

Në dokument specifikohet se ky market teaser ka disa qëllime si:

Karakteristikat kryesore të kontratës së parashikuar / Detyrimet

Kompania hekurudhore fituese (TOC) apo konsorciumi do të ketë këto përgjegjësi:

Vënien në dispozicion të mjeteve lëvizëse (të reja, të përdorura ose me qira) në gjendje të mirë për të gjithë kohëzgjatjen e kontratës.

Parashikohet paraprakisht që kontrata me TOC-në apo konsorciumin fitues do të përfshijë edhe mirëmbajtjen e plotë të mjeteve lëvizëse, me detaje specifike që do të përcaktohen më vonë (duke marrë parasysh edhe komentin nga konsultimi me tregun).

Përgjegjësia për mbledhjen e të ardhurave nga biletat mund të përfshihet si një kërkesë shtesë.

Kohëzgjatja e kontratës

Kohëzgjatja e kontratës do të përcaktohet në bazë të rezultateve të konsultimit me tregun, duke marrë parasysh faktorë si:

me qëllim që të sigurohet një tender i balancuar dhe konkurrues.

Kontratë bruto (rreziku i kërkesës do të merret përsipër nga Autoriteti Kontraktor)

Pagesa do të llogaritet në bazë të numrit të kilometrave të përshkuar me tren (bazuar në disponueshmëri)

Do të aplikohen bonuse/penalizime në varësi të:

Ekziston mundësia që kontratat të zgjerohen me paketa shtesë shërbimesh, në përputhje me modernizimin e rrjetit hekurudhor.

Kush mund të marrë pjesë në konsultimin me tregun?

Pritet që tenderi të lejojë pjesëmarrjen e konsorciumeve, ku secili konsorcium duhet të përfshijë të paktën një ndërmarrje hekurudhore me përvojë në ofrimin e shërbimeve për pasagjerë dhe në mirëmbajtjen e mjeteve lëvizëse.

Kriteret përfundimtare të kualifikimit dhe përzgjedhjes do të përpunohen më tej në bazë të komenteve nga konsultimi me tregun.

Konsultimi është kryesisht i orientuar drejt operatorëve të shërbimeve hekurudhore për pasagjerë, por janë të mirëpritur edhe palë të tjera të interesuara, si:

Ky proces gjithashtu do të shërbejë si një platformë për të bashkuar anëtarët potencialë të konsorciumeve të ndryshme./ Monitor

hekurudha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen