10 Nëntor 2023, 10:47
Nga r.ll

TURQI- Një arrestim i bujshëm është kryer në Stamboll, ku është vënë në pranga, Dritan Rexhepi i quajtur edhe ‘Mbreti i Kokainës'.
I shumëkërkuari akuzohet edhe për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Nga hetimet e SPAK rezulton se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedentë penal në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës, Jan Prenga, me banim në Kamëz, Shqipëri.
Si ndodhi rrëmbimi i Jan Prengës?
Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye më 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba-këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën të fusnin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë dhe më pas e transportuan në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike.
Festim Bexhdili ishte kopshtar i resortit “Golden” në Shijakut, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i Jan Prengës. SPAK administroi orë të tëra pamje filmike nga kamerat e resortit, të cilat konfimuan lëvizjet e personave të përfshirë në ngjarje.
Sipas hetimeve, Astrit Prenga, vëllai i Jan Prengës ka vjedhur një sasi kokaine në Portin Portsmouth, Angli, që i përkiste Rexhepit e Funiqit, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli.
Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike.
Arrestimi i Dritan Rexhepit në Turqi
Arrestohet në Stamboll Dritan Rexhepi, i akuzuar si kreu i një karteli ndërkombëtar droge. Lajmin e kanë dhënë autoritetet turke, të cilat publikuan edhe pamje nga arrestimi i shqiptarit të shumëkërkuar. Ai mbante pasaporte false me emrin Benjamin Omar Perez Garcia. Rexhepi, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz, është arrestuar pas një operacioni të zhvilluar në qytetin turk nga autoritetet italiane dhe shqiptare. Ai akuzohet për trafikimin e sasive të mëdha të drogës nga Amerika e Jugut drejt Europës. Ndaj tij rëndojnë edhe akuzat e vrasjes me dashje dhe rrëmbimit të personit, falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje pa leje. Vendndodhja e drejtuesit të kartelit u përcaktua si rezultat i punës së përbashkët të kryer nga policia turke, Dega Kundër Krimeve Narkotike në Stamboll, Dega e Inteligjencës, Dega Kundër Kontrabandës dhe Kalimit Kufitar të Emigrantëve dhe shkëmbimit të informacionit me Policinë Italiane.
dritan rexhepi jan prenga
Aktualitet
10 Nëntor 2023, 10:44
A.B
Alma Kaçi
TIRANË- Ditën e sotme, ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, (SPAK) Alma Kaçi, e...
Aktualitet
10 Nëntor 2023, 10:31
r.ll
klaudio myrtaj
ITALI-Hetimet e vrasjes së shqiptarit Klaudio Myrtaj në Itali kanë marrë një kthesë tjetër, teksa kjo &eu...
Aktualitet
10 Nëntor 2023, 10:31
h.k
Majlinda Dehima
TIRANË-Edukatorja Majlinda Dehima e kopshtit “Stinët” është arrestuar ditën e djeshme me urdhër t...
Aktualitet
10 Nëntor 2023, 10:23
A.B
Porti
DURRËS- Trageti i cili pritej të ankorohej në portin e Durrësit nuk ka ardhur. 'Balkanweb' raporton se trageti AF Marina ka p&eum...
Aktualitet
10 Nëntor 2023, 10:15
A.B
Dritan Rexhepi
TIRANË- Dritan Rexhepi u arrestua në Stamboll ku kishte shkuar me pasaportë kolumbiane me emrin Benjamin Garcia. Në...
Aktualitet
10 Nëntor 2023, 10:03
r.ll
foto ilustruese
SHQIPËRI- Në Shqipëri është arrestuar një shqiptar i cili ishte në kërkim prej shkurtit të 202...
Aktualitet
10 Nëntor 2023, 09:59
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Moti i keq ka sjellë ndalimin e lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që ope...
Aktualitet
10 Nëntor 2023, 09:55
A.B
Deputetet
TIRANË- Përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike. Pas përfundimit të komisionit, ka pasur një...
Aktualitet
10 Nëntor 2023, 09:42
A.B
Ministri turk
TURQI- Ministri i Punëve të Brendshme turke, Ali Yerlikaya ishte ai që bëri të ditur se është kapur D...
Aktualitet
10 Nëntor 2023, 09:35
A.B
Momenti i arrestimit
TURQI-Mediat turke kanë bërë publike pamjet e arrestimit të Dritan Rexhepit. Sikurse shihet edhe në video, fo...