LIVE UPDATES
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi miliona në Turqi, Bolivi dhe…

Dokumentari nxjerr në pah rolin kyç të Maklen Micit, i cili shërbente si njeriu i besuar dhe “llogaritar” i Çopjas për pastrimin e parave. Sipas të dhënave të siguruara nga komunikimet në Sky ECC, ai ka transferuar miliona euro në Turqi, Dubai dhe Bolivi, si dhe sasi të konsiderueshme floriri, duke përfituar komisione të larta për çdo operacion.

17 Mars 2026, 20:17 Nga E. D

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 hedh dritë mbi rrjetin financiar të organizatës së drejtuar nga Franc Çopja, duke zbuluar transfertat e mëdha të parave drejt Dubait dhe vendeve të tjera, të siguruara nga aktiviteti kriminal.

Dokumentari nxjerr në pah rolin kyç të Maklen Micit, i cili shërbente si njeriu i besuar dhe “llogaritar” i Çopjas për pastrimin e parave. Sipas të dhënave të siguruara nga komunikimet në Sky ECC, ai ka transferuar miliona euro në Turqi, Dubai dhe Bolivi, si dhe sasi të konsiderueshme floriri, duke përfituar komisione të larta për çdo operacion.

Hetimet tregojnë se vetëm në një periudhë disa mujore, janë kryer transferta të shumta milionëshe drejt Dubait, përfshirë edhe dërgesa direkte nga Tirana, të koordinuara përmes personave të besuar të rrjetit. Në disa raste, brenda pak ditësh janë lëvizur miliona euro, çka tregon kapacitetin financiar dhe organizimin e avancuar të grupit kriminal.

Dokumentari thekson se këto para investoheshin kryesisht në pasuri të paluajtshme dhe asete luksi, si mënyrë për të siguruar qëndrimin në Dubai dhe për të fshehur origjinën e tyre. Po ashtu, dëshmi të tjera tregojnë për tentativa të Çopjas për të investuar edhe në Shqipëri përmes personave të tretë, për të shmangur hetimet.

Ekspertët vlerësojnë se fuqia financiare e grupeve kriminale shqiptare ka arritur nivele të tilla që ndikojnë edhe në tregun ndërkombëtar të kokainës, ndërsa sektorë si ndërtimi dhe turizmi mbeten më të ekspozuar ndaj pastrimit të parave.

Vetëm shumat e transferuara në Dubai për llogari të Franc Çopjas, pa përfshirë transfertat në shtete të ndryshme, kapin shifrën e miliona eurove. Siç është edhe ky episod i zbardhur nga Sky Ecc. Ku personazhi që merret me pastrimin e parave te Franc Çopjas, apo që shërbeu si llogaritari i tij, është Maklen Mici, sot i arrestuar nga policia.

Sky Ecc: “Nga kqyrja dhe analiza e komunikimeve për periudhën 21 Maj 2020 deri më datë 8 Mars 2021, rezulton se Maklen Mici ka transferuar për llogari të Franc Çopjas apo njohur si Franc Gergely, në total 7 mln euro në Stamboll, 7.9 mln euro në Dubai, 8 mln euro në Bolivi, si dhe 140 kg/lingota floriri në vlerën 7.2 mln euro dorëzuar Dorian Dylit në Tiranë.

Mici i cili për secilën nga transfertat e kryera për llogari të shtetasit Franc Gergely (Çopja), ka përfituar komision në përqidje sipas shteteve, përkatësisht në Itali 2% komision, Turqi 0.5 %, Bolivi 9% si dhe Dubai 1-1.2% komision.

Përllogaritur kjo në një vlerë totale jo më pak se 145 mijë euro dhe 720 mijë dollarë amerikanë”

Fatjona Mejdini – “Ata kanë mundësi që paratë e tyre të fituara nga aktiviteti kriminal të arrijnë që t’i fusin në sistemin financiar.

Sigurisht që ata bëjnë një jetë luksoze, në kuptimin e blerjeve të pasurive të paluajtshme, e blerjes së jahteve të ndryshme, makinave shumë të shtrenjta. Por kjo ndonjëherë nuk vjen si nevojë, por vjen si domosdoshmëri në mënyrë që ata të blejnë qëndrimin e tyre në Dubai. Sigurisht që ata duhet të investojnë. Sa më shumë jahte, sigurisht do merren në konsideratë, përsa i përket procedurave të ndryshme që ky shtet do të ketë ndaj tyre”.

Por këto nuk do të ishin të vetmet transferta që Maklen Mici do të kryente posaçërisht në Dubai për llogari të Franc Çopjas.

Pasi në vazhdim mbështetur në bisedat në Sky Ecc, Mici me kërkesë të Çopjas, pasi ka biseduar me njeriun e besuar të këtij të fundit, të identifikuar si ‘Barcelona’, i dërgon klientit të tij në Dubai në dhjetorin e vitit 2020, 3 transaksione nga Tirana në vlerën 2 milion euro.

Ndërsa në periudhën Qershor-Tetor 2020, Franc Çopja, në bashkëpunim me persona të paidentifikuar nga hetimet, i asistuar nga Maklen Mici, mësohet se transferoi nga Tirana në Stamboll, në vetëm 12 ditë, sasinë prej 7 mln euro.

Transferta për të cilat Maklen Mici mbajti një komision prej 0.5 %, me vlerë 35 mijë euro. Kurse në periudhën Maj-Shtator 2020, vetë Franc Çopja, i asistuar edhe këtë herë nga Maklen Mici, ka tërhoqi dhe transferoi në Dubai, brenda 9 ditëve, shumë prej 5.9 mln euro.

Transferta për të cilat Maklen Mici mbajti një komision 1-1.2%, me vlerë 70 mijë euro.

Fabian Zhilla – Sasitë janë të konsiderueshme të fuqisë financiare. Ata kanë arritur sot, krimi i organizuar, nga hetimet që janë bërë publike, flasim për shifrat, janë të konsiderueshme, pasi kanë arritur te grupet kriminale shqiptare  të cilat ndikojnë edhe në bursën e çmimit të kokainës.

Por fakti që Franc Çopja kishte investuar në Dubai provohet edhe në një tjetër rrëfim përpara drejtësisë. Arben Lamçja i cili në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, mohoi përfshirjen e tij në faktet penale të atribuara nga organi i akuzës, tha se e njihte personalisht shtetasin Franc Çopja. Dhe se aty nga vitet 2020 ky i fundit i kishte kërkuar të blinte një vilë në Tiranë. Por duke qenë se ishte në lupën e drejtësisë kishte kërkuar që këtë vilë ta blinte Lamçja.

Arben Lamçja- “Aty nga vitet 2020-2021, Franci erdhi dhe më takoi te shtëpia im, ku më propozoi që nëpërmjet meje të blinte vilën e shtetasit A.O. Unë fola me A.O dhe më tha se do ta shiste pronën, pasi ishte bllokuar nga fusha e ndërtimit. Por gjatë bisedës pasi bëmë pazar ai më tha që është i rregullt dhe çdo gjë e do të deklaruar. Vetë A. O foli me Francin, por ky i fundit i tha se po priste të shiste një pronë në Dubai, pasi investonte dhe aty, dhe pasi ta shiste do vinte të blinte pronën në Tiranë.  Por edhe pse pritëm Franci nuk erdhi dhe A.O ndërroi mendje dhe nuk donte ta shiste më vilën” Fabian Zhilla – “Sektorët më të ekspozuar  janë ato që lidhen me ndërtimin  dhe më pasuritë e paluajtshme, turizmin  dhe kjo pasi duke qenë mënyra e kryerjes se transaksionit dhe fshehjes së pronarit të vërtetë, ju jep mundësinë dhe lehtësinë për të kryer këtë lloj investimi.”/Në Shënjestër, BW

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale