All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Çmimi i naftës në Kosovë 1.80 €! Qeveria dhe Opozita në “luftë” për heqjen e TVSH-së dhe akcizës

Përderisa tregu po lëviz lirshëm dhe kostoja e jetesës po rritet, institucionet vazhdojnë të mbesin në nivel diskutimesh, pa një vendim konkret për ndërhyrje.

24 Mars 2026, 12:06 Nga D.S
Çmimi i naftës në Kosovë 1.80 €! Qeveria dhe Opozita
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të rriten me ritme shqetësuese, duke e çuar naftën deri në 1.79 euro për litër. Përderisa tregu po lëviz lirshëm dhe kostoja e jetesës po rritet, institucionet vazhdojnë të mbesin në nivel diskutimesh, pa një vendim konkret për ndërhyrje.

Rritja e vazhdueshme e çmimit të derivateve në Kosovë ka thelluar presionin mbi qytetarët dhe bizneset, ndërsa institucionet vazhdojnë të përplasen rreth masave që duhet ndërmerren. Aktualisht, çmimi i naftës në tregun vendor ka arritur deri në 1.79 euro për litër, duke reflektuar zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, por edhe mungesën e ndërhyrjes direkte nga shteti.

Përkundër rritjes së çmimeve dhe efekteve zinxhirore në ekonomi, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve. Si pasojë, tashmë është paralajmëruar shtrenjtimi i transportit publik dhe privat, ndërsa bizneset kanë sinjalizuar rritje të mundshme të çmimeve të produkteve bazë.

Një nga kërkesat kryesore që i është drejtuar qeverisë është heqja e TVSH-së dhe/ose akcizës për derivatet e naftës. Sipas njohësit të ekonomisë, Edison Jakurti, këto masa do të kishin ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e çmimit, por edhe pasoja të rëndësishme për buxhetin e shtetit.

“Në bazë të të dhënave nga Dogana e Kosovës dhe ATK, rreth 17% e të hyrave buxhetore në vitin 2025 kanë ardhur nga derivatet e naftës – 12% nga akciza dhe 5% nga TVSH-ja. Kjo është një shumë e konsiderueshme dhe çdo ndryshim duhet të mendohet mirë”, ka thënë Jakurti.

Ai ka bërë edhe simulime konkrete për ndikimin në çmim.

“Një simulim i thjeshtë mbi çmimin aktual prej rreth 1.70 euro për litër tregon se heqja e TVSH-së (18%) do ta ulte çmimin në rreth 1.44 euro për litër, pra një ulje prej rreth 26 cent. Ndërsa heqja e akcizës prej 0.36 euro për litër do ta zbriste çmimin në rreth 1.28 euro për litër, ose rreth 42 cent më pak”.

Megjithatë, sipas tij, kostoja për buxhetin është shumë më e lartë në rastin e akcizës.

“Heqja e akcizës kushton më shumë se dyfish për buxhetin, por ul çmimin vetëm rreth 1.6 herë më shumë se TVSH-ja. Prandaj, heqja e TVSH-së duket më optimale si masë”.

Jakurti shton se një ulje e çmimit mund të rrisë konsumin dhe të kompensojë pjesërisht humbjet buxhetore:

“Ulja e çmimit rrit kërkesën. Nëse konsumi rritet, importet shtohen dhe një pjesë e humbjes mund të rikuperohet përmes volumit më të lartë të të hyrave”.

Në anën tjetër, qeveria mbetet skeptike ndaj këtyre propozimeve. Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se heqja e TVSH-së apo akcizës nuk është opsion i lehtë dhe nuk garanton ulje reale të çmimeve.

“Edhe nëse hiqet TVSH-ja, nuk ka garanci që kjo do të reflektohet te çmimet finale. Ekziston rreziku që operatorët ekonomikë të mbajnë të njëjtat çmime”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar gjithashtu se mungesa e mekanizmave për vendosjen e çmimeve tavan, për shkak të pezullimit të ligjit në Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e bën të vështirë kontrollin e tregut.

“TVSH-ja nuk ka qenë asnjëherë opsion, pasi është e vështirë të monitorohet. Mund të përfundojmë në situatë ku hiqet TVSH-ja, por çmimi mbetet i njëjtë”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Megjithatë, ajo ka bërë të ditur se institucionet janë duke monitoruar tregun dhe se është shënuar një rënie e lehtë ditore e çmimit prej rreth 0.03 euro për litër.

Ndryshe nga qeveria, opozita kërkon ndërhyrje të menjëhershme përmes politikave fiskale. Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka paraqitur një skenar më të moderuar të ndërhyrjes.

Sipas tij, ulja e TVSH-së nga 18% në 8% dhe përgjysmimi i akcizës do të sillnin një efekt të ndjeshëm:

“Me këto masa, çmimi i naftës do të mund të zbriste nga rreth 1.70 euro në rreth 1.35 euro për litër. Vetëm nga TVSH-ja do të kishte një ulje prej rreth 17 cent, ndërsa nga akciza edhe 17.5 cent shtesë”.

Në total, sipas tij, qytetarët do të kursenin rreth 35 cent për çdo litër karburanti, një lehtësim i drejtpërdrejtë në kohë krize.

Për situatën aktuale në të cilën po kalon Kosova, është deklaruar për edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa.

Ai ka kritikuar Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti për qasje pasive në raport me gjendjen serioze ekonomike.

“Rritja e çmimeve të naftës nuk ka të ndalur, ndërsa Qeveria e Kosovës vazhdon të qëndrojë në rolin e spektatorit. Në një kohë kur qytetarët dhe bizneset po përballen me çmime gjithnjë e më të larta, mungesa e veprimit është e papranueshme”.

Edhe Mustafa rekoamndon që që të largohet akciza për naftë në mënyrë që çmimi të ulet direkt.

“Zgjidhja është e qartë: ulja ose largimi i akcizës në naftë. Sot, nga çdo litër naftë, shteti merr rreth 0.35 euro akcizë, një barrë, që në këto kushte krize nuk duhet të rëndojë mbi qytetarët dhe ekonominë. Heqja apo reduktimi i kësaj takse do të ndikonte menjëherë në uljen e çmimit të naftës dhe do të ndihmonte në frenimin e rritjes së çmimeve në të gjitha produktet bazë. Shumë vende tashmë kanë ndërmarrë hapa të tillë për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë e tyre. Këtë duhet ta bëjë pa vonesë edhe Qeveria e Kosovës”.

Për rritjen e çmimit të naftës ka alarmuar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili tha se efekti do të jetë i menjëhershëm dhe zinxhirorë.

“Rritja e çmimit të naftës ka efekt të drejtpërdrejtë dhe zinxhiror në të gjithë ekonominë, në veçanti në sektorin e prodhimit në vend. Poashtu, nafta është inputi bazë për transportin dhe shpërndarjen e pothuajse çdo produkti që vjen si mall i importuar. Si rezultat i këtij konstatimi rriten kostot e transportit për biznese, shtrenjtohet prodhimi dhe furnizimi me mallra si dhe rriten çmimet e produkteve bazë dhe shërbimeve. E po ashtu, bie fuqia blerëse e qytetarëve. Pra këtu kemi të bëjmë me një efekt domino që në fund godet bizneset e konsumatorët”.

Pavarësisht analizave dhe përplasjeve politike, vendimi përfundimtar mbetet i paqartë. Qeveria thekson se çdo ndryshim në akcizë apo TVSH duhet të kalojë përmes Kuvendit, ndërsa situata politike e bën këtë proces edhe më të komplikuar.

Rritja e çmimit të naftës, e cila ka shkuar gati në 1.80 euro për litër, ka ndikuar menjëherë edhe në rritjen e çmimeve të biletave në disa linja ndërurbane.

Për relacionet Prishtinë–Rahovec nga 3.50 euro sa ishte bileta, tash e tutje do të jetë 4 euro, ndërsa për Prishtinë–Mitrovicë, nga 1.50 euro, çmimi tash është 2 euro. Rritje të çmimit të biletave ka edhe për relacionet e tjera./Monitor.al

Çmimi i naftës në kosovë tvsh akcize

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje