15 Tetor 2025, 09:37
Nga M.L
Foto ilustruese
MIRDITË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Mirditës, mes tyre dy vëllezër pas zbulimit të një sasie prej 40 kg drogë në proces tharje. Në pranga të policisë janë vënë Akil Reçi 33 vjeç, dhe vëllezërit Martin Zefi dhe Erjon Zefi, 34 dhe 38 vjeç.
Të rinjtë dyshohet se kanë kultivuar kanabis dhe kanë prodhuar lëndë narkotike, me qëllim shitjen, në bashkëpunim me shtetasit me iniciale P. M. dhe K. P., të arrestuar 1 javë më parë. Gjatë fazës së dytë u sekuestruan 4 automjete dhe 5 celulare që dyshohet se përdoreshin nga autorët për veprimtarinë kriminale.
NJOFTIMI:
Mirditë/Vijon operacioni policor i koduar “Processing”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Nga hetimet janë identifikuar 3 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë me 2 shtetasit e arrestuar gjatë fazës së parë të operacionit, që u zhvillua 1 javë më parë.
Arrestohen 3 shtetasit (2 prej tyre vëllezër), Akil Reçi, Martin Zefi dhe Erjon Zefi.
Sekuestrohen 40 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare.
Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Processing”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin, të DVP Lezhë, kanë finalizuar fazën e dytë të këtij operacioni, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Nga hetimet janë identifikuar shtetasit M. Z. dhe E. Z. (vëllezër) dhe A. R., të cilët dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike dhe kanë prodhuar lëndë narkotike, me qëllim shitjen, në bashkëpunim me shtetasit P. M. dhe K. P., të arrestuar 1 javë më parë, në kuadër të fazës së parë të operacionit të koduar “Processing”, gjatë së cilës u sekuestruan rreth 33.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe u asgjësuan 220 bimë narkotike të kultivuara në fshatin Shtuf, Mirditë.
Gjatë fazës së dytë, shërbimet e Policisë kanë gjetur afër një banese të vjetër në fshatin Shëngjergj, Mirditë, dhe kanë sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare që dyshohet se përdoreshin nga autorët për veprimtarinë kriminale.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. R., 33 vjeç, banues në Mirditë; M. Z., 34 vjeç, banues në Mirditë; dhe E. Z., 38 vjeç, banues në Mirditë.
Operacioni policor i koduar “Processing” vijon, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim./ Dosja.al
40 kg droge ne mirdite
Aktualitet
15 Tetor 2025, 09:16
M.L
Granata
KUKËS- Banorët e Kukësit u zgjuan të alarmuar ditën e sotme, pasi u raportua për një bombë ofensive n&...
Aktualitet
15 Tetor 2025, 09:12
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Organizata Drejtësi Sociale ka njoftuar një protestë përpara Komisariatit të Policisë Rrugore në...
Aktualitet
15 Tetor 2025, 08:54
M.L
Foto ilustruese, policia e Kukësit
KUKËS- Banorët e Kukësit janë zgjuar të tmerruar pasi një ngjarje e pazakont&eum...
Aktualitet
15 Tetor 2025, 08:41
M.L
Foto ilustruese
DIBËR- Një 42-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi u kap duke transportuar mallra të k...
Aktualitet
15 Tetor 2025, 08:17
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka zbardhur tërësisht dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u ekzeku...
Aktualitet
15 Tetor 2025, 07:22
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Rritja e kostove të brendshme ka bërë që shumë marka të njohura të modës të tërhe...
Aktualitet
15 Tetor 2025, 07:19
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Të paktën 3 milionë fatura energjie nuk u paguan në kohë nga ana e konsumatorëve e për rrjedhoj&...
Aktualitet
15 Tetor 2025, 07:15
M.L
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjelli...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 22:43
E. D
foto ilustruese
KOÇAN- Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu një klub nate në Maqedoninë e Veriut është rritu...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 22:27
E. D
kampi ne gjader
ITALI- Gazeta italiane Euobserver ka bërë një investigim lidhur me marrëveshja për emigrantët Itali-Shqi...