LIVE UPDATES
Aktualitet

Çmontohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali/ Mediat italiane: Rrjeti drejtohej nga Shqipëria, duhet goditur “regjia e fshehtë”

Mediat italiane shkruajnë se grupet përdornin të rinj shqiptarë që hynin në Itali me vizë turistike dhe shpërndanin sasi të vogla droge me makina me qira.

29 Maj 2026, 16:30 Nga E.d
Çmontohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali/ Mediat italiane:
Foto ilustruse

ITALI- Autoritetet italiane kanë goditur tre grupe kriminale shqiptare që furnizonin me kokainë zonën e L’Aquila-s, ndërsa hetimet janë fokusuar tek personi që dyshohet se drejtonte rrjetin nga Shqipëria. Mediat italiane shkruajnë se grupet përdornin të rinj shqiptarë që hynin në Itali me vizë turistike dhe shpërndanin sasi të vogla droge me makina me qira.

Këto sasi të vogla shiteshin nga persona, të cilët zakonisht ishin pa precedent penal. Më pas ato liheshin të lirë menjëherë në rast kontrolli nga policia. Pasi liroheshin, ata ktheheshin në Shqipëri dhe zëvendësoheshin nga të tjerë persona me identitete të reja dhe makina të tjera me qira, gjë e cila i bënte hetimet më të vështira.

Nga hetimet ka dalë në pah ekzistenca e një “regjie të vetme shqiptare”, e cila koordinonte aktivitetin kriminal edhe në rajone të tjera italiane si Lazio dhe Toscana. Por këtu ndryshojnë aktorët e përfshirë dhe rregullat e lojës, pasi bëhet fjalë për një hetim ndërkombëtar. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për identifikimin e organizatorëve kryesorë të rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës

Artikulli i plotë nga IL CAPOLUOGO

Pas çmontimit të rrjetit kriminal të tre grupeve të ndryshme shqiptarësh që furnizonin me kokainë zonën e L’Aquila-s në Itali, mbetet ende e hapur gjuetia për “regjisorin e fshehtë” që nga Shqipëria drejtonte organizatat, duke siguruar vazhdimisht një furnizim të pandërprerë me “shpërndarës serialë” droge.

Nuk ka përfunduar lufta kundër kokainës, e cila së fundmi shënoi një sukses të rëndësishëm për Prokurorinë e Distriktit Antimafia, Prokurorinë dhe Karabinierët e L’Aquila-s, që çmontuan tre grupe të ndryshme kriminale, kryesisht të përbëra nga shqiptarë, të cilët furnizonin me drogë “tregun e L’Aquila-s”.

Dje u zhvilluan seancat e marrjes në pyetje për personat, ndaj të cilëve u caktua masa e paraburgimit, në prani të avokatëve të tyre, mes të cilëve Mauro Ceci dhe Francesco Valentini.

Në konferencën për shtyp, Prokuroria dhe Karabinierët nuk dhanë detaje mbi zhvillime të tjera të mundshme, por nga urdhrat e arrestit del qartë ekzistenca e një “regjie të vetme shqiptare”, e cila nga jashtë vendit drejton grupe kriminale të ndryshme, si ato të zbuluara në L’Aquila.

Pra, një lloj “fortese” në Shqipëri nga ku nis rrjeti i shpërndarësve të drogës drejt L’Aquila-s, por jo vetëm; në të njëjtat hetime në Abruzzo janë vërejtur lëvizje edhe drejt rajoneve të tjera italiane, sidomos Toskanës dhe Lazios.

Është e vështirë të imagjinohet sa i shtrirë është ky rrjet dhe sa vende mund të përfshijë, por ajo që del qartë është se mënyra e funksionimit të kësaj “regjie të fshehtë” ishte identike në të tre grupet e hetuara.

“Punëtorë” gjithmonë të rinj për rrjetin e drogës. Një nga elementët kryesorë të mënyrës së funksionimit të organizatës ishte furnizimi i vazhdueshëm me një lloj “fuqie punëtore të freskët”.

Drejtuesit e tre grupeve nuk merreshin kurrë vetë me dorëzimet e drogës; ato u liheshin shpërndarësve të rinj. Krerët merreshin me furnizimin e kokainës, koordinimin e shpërndarësve dhe, në një nivel më të ulët — si në rastin e “Lupo”-s, i identifikuar si D. T., i lindur në 2001 — me kontaktet me klientët.

Ndërsa “në rrugë” dilnin më të rinjtë, shumica e të cilëve mbërrinin në Itali nga Shqipëria me vizë turistike. Pikërisht këtu u fokusuan hetimet. Hallka e fundit e zinxhirit nuk përbëhej nga persona që jetonin në L’Aquila apo Itali, por nga “turistë të kokainës”.

Arsyeja ishte sa e thjeshtë, aq edhe e zgjuar: shpërndarësit pajiseshin me makina me qira — kryesisht të marra në Romë — dhe dërgoheshin te klientët me sasi të vogla kokaine, të ruajtura në banesa në periferi të L’Aquila-s dhe në fshatrat përreth. Këto sasi të vogla bënin që të rinjtë, zakonisht pa precedent penal, të liheshin të lirë menjëherë në rast kontrolli nga policia.

Pasi liroheshin, ata ktheheshin në Shqipëri dhe zëvendësoheshin nga të tjerë: identitete të reja, makina të tjera me qira dhe “lojërat” vazhdonin, duke i bërë hetimet jashtëzakonisht të vështira.

Megjithatë, kjo nuk i dekurajoi Prokurorinë dhe Karabinierët, të cilët nuk u mjaftuan me arrestimin sporadik të shpërndarësve të vegjël duke lënë të paprekur rrjetin. Ata shkuan më thellë dhe çmontuan tre grupe kriminale të veçanta.

Tani sfida është të goditet “regjia e vetme” që vepron në Shqipëri. Por këtu ndryshojnë aktorët dhe “rregullat e lojës”, pasi bëhet fjalë për një hetim ndërkombëtar.

“Tanët” e kanë bërë pjesën e tyre më shumë se mirë. Tani duhet të aktivizohen edhe kanale të tjera, me një “asist” ideal pak metra larg vijës së portës, për të shkatërruar “fabrikën e shpërndarësve të drogës” jashtë territorit kombëtar./Dosja.al

itali shqiptare policia

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje