15 Prill 2023, 10:21
Nga k.m.
Mjeti i 35-vjeçarit
MORINË- Një 35-vjeçar është vendosur në prangat e Policisë së Shtetit pasi tentoi të kalonte kufirin në Morinë me kanabis dhe me kokainë, të fshehura në mjetin e tij. Në mjetin e Herald Rexhepajt janë gjetur 52 doza kokainë dhe 7 doza kanabis.
NJOFTIMI I PLOTË:
Morinë, Kukës
Tentoi të kalonte kufirin, me një automjet në të cilin kishte fshehur lëndë narkotike, vihet në pranga 35-vjeçari. Sekuestrohen 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe automjeti që drejtonte 35-vjeçari.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin H. R.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin H. R, 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve". Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
herald rexhepaj morine
Aktualitet
15 Prill 2023, 09:22
k.m.
Klajdi Mancaku
DURRËS- I riu që shihni në foton e mëposhtme ëshë Klajdi Mancaku, i cili në orët e para të m&eu...
Aktualitet
15 Prill 2023, 09:19
k.m.
Pamje nga videoja
TIRANË- Një drejtues automjeti është gjobitur dhe i është pezulluar patenta për 16 muaj pasi ësht...
Aktualitet
15 Prill 2023, 09:14
k.m.
Foto ilustruese
Zvarritja e çështjeve gjyqësore nëpër dyert e gjykatave, përveçse drejtësi e mu...
Aktualitet
15 Prill 2023, 08:52
k.m.
Foto ilustruese
GENOVA- Të shtëna në rrugë gjatë natës në Bolzaneto kanë shkaktuar terror tek banorët e zon&eu...
Aktualitet
15 Prill 2023, 08:33
k.m.
Foto ilustruese
LEZHË- Një punëtor ka rënë nga skelat e një pallati në zonën e Kunes, në Shëngjin. Më...
Aktualitet
15 Prill 2023, 07:55
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Një konflikt i nisur në TikTok, për pak sa nuk i ka marrë jetën 2 të rinjve në qytetin e Du...
Aktualitet
15 Prill 2023, 07:18
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë....
Aktualitet
14 Prill 2023, 21:42
k.m.
Foto ilustruese
Sektori i ndërtimit është në një boom të vërtetë, këtë e pranojnë të gjithë...
Aktualitet
14 Prill 2023, 21:39
TIRANË- SPAK ka lexuar pretencën për një tjetër nga fraksionet e dosjes “Shpirti”. Për 16 të pandehur të k...
Aktualitet
14 Prill 2023, 21:34
k.m.
Foto ilustruese
Erta, një 15 vjeçare nga Tirana, denoncoi tek “Piranjat” një burrë nga Dimali, i cili e ngacmonte seksual...