Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në njoftim thuhet se po vijon puna për normalizimin e situatës në fshatrat Gjorm, Zhejë dhe Fushë Mamurras në njësinë administrative Mamurras.
LEZHË- Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se qarku më i prekur nga situata me rreshjet në vend, është qarku i Lezhës. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria ka thënë se në këtë qark raportohet për dëmtime të urave dhe rrugëve. Në njoftim thuhet se po vijon puna për normalizimin e situatës në fshatrat Gjorm, Zhejë dhe Fushë Mamurras në njësinë administrative Mamurras.
Gjithashtu po vijon puna për sigurimin e kalueshmërisë në segmentin rrugor Skuraj–Gallatë, njësia administrative Milot, por edhe në njësinë administrative Kaçinar, ku ura në fshatin Shpërdhezë u dëmtua nga reshjet me intensitet. Qarqet e tjera si Korçë, Kukës apo Durrës mbeten më të stabilizuar, pasi gjendja e tyre është nën kontroll. Ndërsa në qarkun e Gjirokastrës ka prani të shtuar ujërash në segmentin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në urën e Kardhiqit dhe në rrethrrotullimin e urës së lumit në qytetin e Gjirokastrës.
Njoftimi i Plotë:
Gjatë natës, të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale kanë vijuar punën në terren për normalizimin e situatës në zonat e prekura nga moti i keq, për sigurimin e akseve rrugore dhe për rikthimin e energjisë elektrike.
SITUATA SIPAS QARQEVE
Qarku Lezhë
Vijon puna për normalizimin e situatës në fshatrat Gjorm, Zhejë dhe Fushë Mamurras në njësinë administrative Mamurras, bashkia Kurbin. Rruga në fshatin Shpërtheth mbetet e dëmtuar nga ujërat e lumit Droje, por po punohet nga forcat në terren.
Gjithashtu po vijon puna për sigurimin e kalueshmërisë në segmentin rrugor Skuraj–Gallatë, njësia administrative Milot, por edhe në njësinë administrative Kaçinar, ku ura në fshatin Shpërdhezë u dëmtua nga reshjet me intensitet.
Qarku Durrës
Situata në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm është drejt normalizimit, ujërat janë tërhequr nga zonat e prekura. Niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave normale.
Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj vijojnë punën me kapacitet të plotë.
Qarku Kukës
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme.
Qarku Shkodër
Është zhbllokuar segmenti rrugor Theth–Ndërlysaj në njësinë administrative Shalë.
Mbetet i bllokuar segmenti Ndërlysaj–Breg-Lumi, ku punimet do të vijojnë gjatë ditës së sotme.
Qarku Gjirokastër
Aksi rrugor Sofratikë–Libohovë është kthyer në normalitet. Aktualisht ka prani të shtuar ujërash në segmentin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në urën e Kardhiqit dhe në rrethrrotullimin e urës së lumit në qytetin e Gjirokastrës.
Qarku Elbasan
Vijojnë punimet për pastrimin e inerteve në segmentin rrugor Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Murraç”, si dhe në segmentin Elbasan–Librazhd.
Qarku Korçë
Në fshatin Sanjollas, njësia administrative Barmash, bashkia Kolonjë, situata është normalizuar falë zhbllokimit të tombinove dhe pastrimit të inerteve, duke u shmangur rreziku për banesat.
SITUATA ENERGJETIKE
Ekipet e OSHEEE po vijojnë punën për rikthimin e furnizimit me energji
-në fshatrat Skuraj, Vinjollë dhe Gallatë, në qarkun e Lezhës
- në njësitë administrative Topojan, Shishtavec, Zapod, Bytyç dhe Lekbibaj në qarkun e Kukësit
- Në njësitë administrative Hajmel dhe Vig–Mnelë (bashkia Vau-Dejës), si dhe në Iballë dhe Qafë-Mali (bashkia Fushë-Arrëz) në qarkun e Shkodrës. Në zonën Maricaj, Memaliaj, në qarkun e Gjirokastrës
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë dhe në kontakt të pandërprerë me strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave, për marrjen e masave në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike./Dosja.al
Një javë më parë kryeministri Edi Rama u filmua i acaruar rrugëve të Romës teksa i bërtiste dikujt në telefon me ...
Foto ilustruse ITALI- Një automjet i cili ishte ndodhej në tragetin, që do të nisej për në Shqipëri ka rënë n&...
Foto Ilustruese DELVINË- Moti i keq në Delvinë ka sjell probleme të shumta në banorët e zonës. Mësohet se lumi...
Foto ilustruse TIRANË- Një 44-vjeçar shqiptar është deportuar nga SHBA-ja në Shqipëri, pasi ai ishte arrestuar k&...
KORÇË- Qarku i Korçës është prekur nga moti i keq me rreshje të denduar dhe intensive. Si pasojë e kësaj situ...
Foto ilustruse ELBASAN- Qarku i Elbasanit ka shfaqur probleme si pasojë e moti të keq me stuhi dhe rreshje të denduara. Si pasojë e k&e...
Foto ilustruse GJIROKASTRA- Qyteti i Gjirokastrës është prekur nga moti i keq me rreshje të denduara dhe intensive. Si pasojë e k&...
Foto ilustruse TIRANË- Vendi ynë edhe sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vran&eu...
Julien Moinil BELGJIKË- Tetë persona janë arrestuar në lidhje me një hetim mbi një komplot të dyshuar për të s...
Ambasada e SHBA TIRANA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar hapjen e një ankandi online, përmes të cilit d...