Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas informacioneve vatra është pikasur në fshatin Shuec të bashkisë Devoll.
KORÇA- Është konfirmuar vatra e parë e murtajës në qarkun e Korçës. Sipas informacioneve vatra është pikasur në fshatin Shuec të bashkisë Devoll. Gjithashtu bëhet me dije se rastet janë evidentuar në një fermë bagëtish, ku ndodhen aktualisht përfaqësues të shërbimit veterinar, të cilët po kryejnë të gjitha procedurat për izolimin dhe menaxhimin e situatës.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun dhe për të shmangur përhapjen e sëmundjes në zona të tjera. Ditën e djeshme Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndarë një njoftim lidhur me situatën e krijuar në disa zona të prekura nga murtaja e bagëtive. Në njoftim thuhet se Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (Peste des Petits Ruminants – PPR) është një sëmundje serioze virale, tepër ngjitëse e ruminantëve të vegjël, e cila ka ngordhshmëri të lartë deri në nivele të 100% të tufës, duke shkaktuar humbje ekonomike, por nuk cenon shëndetin dhe nuk transmetohet te njeriu.
Ministia tha se konfirmimi i parë për sëmundjen e Murtajës në Shqipëri është bërë më 4 qershor 2025, me vendndodhje në fshatin Domen, njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër. Në vijim, rasti i dytë është konfirmuar më 5 qershor në fshatin Vrenjt, njësia administrative Kastriot, Bashkia Dibër; rasti i tretë më 9 qershor në fshatin Val, njësia administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë dhe rasti i katërt më 11 qershor në fshatin Polenë, njësia administrative Qendër, Bashkia Skrapar.
Në njoftim gjithashtu theksohej se në Urdhrat e Ministrit është përcaktuar qartë, që për cdo rast të konfirmuar me këtë sëmundje, marrja e masave të kufizimit të lëvizjes së kafshëve të gjalla. Ministria fton të gjithë subjektet dhe fermerët të zbatojnë me përpikëri këtë urdhër, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet veterinare lokale.
foto ilustruese IZRAEL- Izraeli ka sulmuar sërish Iranin, disa orë pas dy sulmeve që kreu gjatë natës. Siç raporton Te...
Arrestimi TIRANA- Një 37-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar...
foto ilustruese TIRANË- Një 37-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është vënë në pranga, pasi ishte shpallur në k...
Romeo Nazifi ATHINË- Një 34vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet...
Foto ilustruese TIRANA- Kapitali europian ka thelluar më tej praninë në ekonominë shqiptare në vitin 2023, duke konsoliduar rolin ...
foto ilustruese SHKODËR- Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 12 541 bimë dhe fidanë kanabisi në qarkun Shkodër. Sipas...
Ulsi Manja TIRANË- Në një takim të zhvilluar sot në Tiranë me Përfaqësues të institucioneve të drejt...
Foto ilustruese TIRANA- Një grua nga Tirana ka kërkuar ndihmën e policisë pas largimit të bashkëshortit të saj, i cili p...
Foto ilustruese ELBASAN- 40-vjeçari Andrea Buzani është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi ka kryer një seri vjedhjesh. Poli...
Foto ilustruese TIRANA- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar 3 punonjës policie të Forcës së Posaçme Shqiponja...