11 Qershor 2023, 10:06
Nga A.B
Ambientet
TIRANË- Policia ka vënë në hetim 7 persona, pasi dyshohet se kanë prishur qetësinë publike duke shqetësuar banorët me muzikë të lartë. Gjatë kontrolleve, në disa lokale në zona të ndryshme të Tiranës, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe kanë shoqëruar në komisariate menaxherët dhe pronarët e këtyre lokaleve.
Kështu, në gjendje të lirë janë proceduar personat me inicialet: E. S., 24 vjeç, G. T., 30 vjeç, M. K., 29 vjeç, D. K., 38 vjeç, G. M., 33 vjeç, D. H., 40 vjeçe, dhe F. C., 39 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Policia ka sekuestruar pajisjet që gjenerojnë muzikën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kontrolle intensive gjatë fundjavës, për parandalimin e ndotjes akustike. Gjatë kontrolleve evidentohen 7 raste dhe procedohen penalisht 7 shtetas, pronarë dhe menaxherë të disa subjekteve, që prishën qetësinë publike duke shqetësuar banorët, pasi kishin vënë muzikë të lartë në ambientet e lokaleve të tyre.
Sekuestrohen pajisjet që gjenerojnë muzikën. Komisariatet në varësi të DVP Tiranë në vijim të kontrolleve për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë mbledhjes me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, kanë intensifikuar kontrollet gjatë fundjavës, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale.
Gjatë kontrolleve, në disa lokale në zona të ndryshme të Tiranës, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe kanë shoqëruar në komisariate menaxherët dhe pronarët e këtyre lokaleve.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku u proceduan në gjëndje të lirë, për veprën penale "Prishja e qetesisë publike", shtetasit E. S., 24 vjeç, G. T., 30 vjeç, M. K., 29 vjeç, D. K., 38 vjeç, G. M., 33 vjeç, D. H., 40 vjeçe, dhe F. C., 39 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet që gjenerojnë muzikën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.
policia tirane
Aktualitet
11 Qershor 2023, 10:05
A.B
Ambulance
KOSOVË- Ka ndërruar jetë në spitalin e Kosovës një grua nga Shqipëria, e cila ishte aksidentuar me 4 qershor n...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 09:37
A.B
Lokali
DURRËS- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me zjarrin që përfshiu një natë më parë lo...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 09:28
A.B
Policia
GJIROKASTËR- Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga Policia në Gjirokastër. Personi me iniciale...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 09:09
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Pas 8 vitesh, rikthehet në Gjirokastër Festivali Folklorik Kombëtar. Festivali do të zhvillohet nga data 2...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 08:41
A.B
Noizy
DURRËS- Përfshihet nga flakët lokali 'Zins' në qytetin bregdetar. Biznesi në pronësi të reperit të njohur Rig...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 08:14
A.B
Euro
TIRANË- Këmbimi valutor për ditën e sotme. Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet m...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 07:33
A.B
Resje
TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, të pasuara nga reshje dhe rrebeshe të...
Aktualitet
10 Qershor 2023, 22:05
k.m.
Foto ilustruese
DEVOLL- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Devoll. Mësohet se një makinë tip “Benz” &eum...
Aktualitet
10 Qershor 2023, 21:30
k.m.
GREQI- Dy vëllezër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Chania të Kretës, pasi kanë dhunua...
Aktualitet
10 Qershor 2023, 21:10
k.m.
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një 55-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën, pasi është përmbysur zetori dhe e...