11 Gusht 2025, 12:53
Nga r.ll
protesta
TIRANË- Një protestë është zhvilluar ditën e sotme para godinës së News 24 nga gazetarët dhe punonjësit e kësaj mediaje dhe jo vetëm.
Gazetari Osman Stafa ka mbajtur fjalën i pari në protestë, ku u shpreh se janë 230 punonjës që prej 3 ditësh nuk hyjnë në zyrat e tyre. Sipas tij zgjedhja e godinave ku ndodhet News24 dhe Panorama TV ishte e qëllimtë për ngritjen e fabrikës së armëve.
“News24 prej 3 ditësh nuk transmeton. Janë 230 punonjës që prej 3 ditësh nuk hyjnë në zyrë. Gazetari nuk ka armë në dorë, por mikrofon. I ka hapur dyert cdo problematike të qytetarëve, News24 ka denoncuar moment pas momenti edhe ngjarjet korruptive që janë të shumta në Shqipëri. Kjo është e qëllimtë, po ndodh sepse News24 nuk qëndron në linjën që qeveria kërkon. Me një vendim pa paralajmërim gjendemi përballë faktit të kryer dilni jashtë”, u shpreh gazetari.
Gazetarja Klodiana Lala mbajti gjithashtu fjalën e saj në protestë ku u shpreh se nëse sot ishte radha e News24 dhe nesër do të jetë radha e një televizioni tjetër.
"News24 është një histori suksesi. Ne jemi këtu sepse do ta ringremë këtë televizion pavarësisht arrogances së pushtetit, barabarisë që u futën forcat e ushtrisë dhe policies. Gazetaria është mison. Jam dëshmitare prej 19 vitesh se si janë përcuar lajmet në këtë redaksi, kemi qenë aty ku ngjarja ka ndodhur. News24 do të jetë për të raportuar cdo detaj për qytetarët. Sot ishte radha e Neës24, nesër do të jetë radha diku tjetër, New24 është histori që do vijojë, s’ka police e ushtarë të na ndalojë. Publiku sërish do kthejë televizionin tek News24.", tha Lala.
Në protestë gjithashtu mbajtën fjalën edhe dy moderatoret e News24, Nisida Tufa dhe Ola Bruko, të cilat theksuan angazhimin e stafit për të vazhduar punën pavarësisht sfidave.
Gjithashtu deputetja e PD-së dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa tha se kjo është një ditë e trishtë për mediat, duke theksuar se “sot jemi më pak të lirë dhe më pak demokratikë”.
“Si kryetare e Komisiomit të Medias do të ndjek të gjitha hapat që janë të mundshme që nga kërkesa zyrtare ndaj AMA, që duhet të reagojë, duke kërkuar nga Parlamenti të mblidhet në mënyrë urgjente. Nuk bëhet fjalë për një biznes, por për fjalën e lirë”, u shpreh ajo.
Transmetimi i kanalit informativ News 24 është ndërprerë që nga ora 07:36 më 9 gusht, duke shfaqur vetëm shiritat vertikalë me ngjyra që tregojnë mungesën e sinjalit. Grupi mediatik me rreth 250 punonjës, ku përfshihen redaksitë e News 24, Balkanëeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, e cilësoi veprimin si një goditje ndaj lirisë së shprehjes. Sipas drejtuesve, autoritetet kanë kërkuar që godina t'i kalojë kompanisë shtetërore "KAYO”, e specializuar në prodhimin dhe tregtimin e armëve.
rrethimi i news24 nga policia proteste te news
Aktualitet
11 Gusht 2025, 12:33
r.ll
foto ilustruese
KUÇOVË- Një 59-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Kuçovë pasi ka plagosur ...
Aktualitet
11 Gusht 2025, 12:21
foto të ilustruara
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar dje masat e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të...
Aktualitet
11 Gusht 2025, 12:04
r.ll
foto ilustruese
ATHINË- Greqia ka dërguar dy aeroplanë zjarrfikës në jug të Shqipërisë për të ndihmuar n&...
Aktualitet
11 Gusht 2025, 11:28
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Hamallaj të Durrësit. Sipas in...
Aktualitet
11 Gusht 2025, 11:17
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Një 66...
Aktualitet
11 Gusht 2025, 11:07
r.ll
foto nga godina e news24
TIRANË- Pas ndërprerjes së transmetit dhe rrethimit të godinës nga policia, raportohet se një u...
Aktualitet
11 Gusht 2025, 10:45
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në gjithë vendin. ...
Aktualitet
11 Gusht 2025, 10:16
r.ll
makina e djegur
KORÇË- Një automjet i parkuar është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm n&...
Aktualitet
11 Gusht 2025, 10:12
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Policia e Kosovës tha ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e një personi mbrëmjen e së diel&eum...
Aktualitet
11 Gusht 2025, 10:08
Gjergj Erebara
foto ilustruese
TIRANË- Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës...