Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
Ndërtoi shtëpi në zonë të mbrojtur/ Arrestohet qytetari në Tropojë, nis hetimi për policin dhe zyrtarin
Gjithashtu, AMP ka referuar në prokurori materialet proceduriale për punonjësin e policisë Meritan Mulaj, dhe punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, G. H., për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, pasi dyshohet se kanë qenë në dijeni të ndërtimit të paligjshëm dhe nuk kanë marrë masa.
3 Shtator 2025, 11:49Nga E. D
ndertimi i paligjshem
All - Paragraf - 1
TROPOJË- AMP ka vënë në pranga një person për ndërtimin e një objekti 2-katësh me mur guri në vendin e quajtur ‘’Quka e Ibrahim Osës’’, Bjeshkët e Pojanit. Gjithashtu, AMP ka referuar në prokurori materialet proceduriale për punonjësin e policisë Meritan Mulaj, dhe punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, G. H., për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, pasi dyshohet se kanë qenë në dijeni të ndërtimit të paligjshëm dhe nuk kanë marrë masa.
Njoftimi i AMP:
AMP arreston në flagrancë një shtetas, referon materialet për një punonjës policie dhe një punonjës së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës - Dibër) ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për punonjësin e policisë M. M., me detyrë N/Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” si edhe për punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shtetasin G. H. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. B., banues në qytetin e Durrësit i dyshuar për veprën penale “Ndërtim i Paligjshëm” në Zonat e Mbrojtura. Referimi i materialeve për punonjësit është kryer pasi me veprime dhe mosveprime kanë lejuar ndërtimin e një objekti dy katësh me mur guri në vendin e quajtur ‘’Quka e Ibrahim Osës’’, Bjeshkët e Pojanit, të Njësisë Administrative Tropojë, pa lejen e organeve përkatëse dhë në kundërshtim me ligjin për Zonat e Mbrojtura.