LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërtuesi e kleringu në konflikt, "gjobën" e paguan familja e mbetur në rrugë

Pallati ka më shumë se një vit që banohet por vëllezërve Brahimaj u mohohet hyrja, pasi çelësat mbahen nga Roland Mezani i firmës që ka ndërtuar pallatin.

21 Nëntor 2024, 21:18 Nga M.B
Ndërtuesi e kleringu në konflikt, "gjobën" e paguan
Foto nga emisioni

VLORA- Emisioni “Stop” në Tv Klan i është drejtuar në lagjen “28 nëntori” në Vlorë për problemin e z. Armand Brahimaj dhe të vëllait të tij, që kanë blerë nga një apartament te Haki Kuteli. Pallati ka më shumë se një vit që banohet por vëllezërve Brahimaj u mohohet hyrja, pasi çelësat mbahen nga Roland Mezani i firmës që ka ndërtuar pallatin.

Apartamenti i Armandit është blerë te personi që kishte hyrjet për shkak të marrëdhënieve të kleringut. Ndërtuesi dhe ky i fundit kanë mosmarrëveshje që penalizojnë qytetarin që sot jeton me qira, ndërsa apartamenti i likuiduar rri i mbyllur. Firma që ka bërë pallatin është “2 g Construction”dhe kjo firmë ka nënkontraktuar kompaninë e Roland Mezanit dhe ky i fundit i ka dhënë me klering 6 apartmente “Kuteli shpk”.

Ndërtuesi pretendon se firma e kleringut ka bërë punë me vlerë 340 milionë lekë të vjetra dhe ka marrë hyrje për 420-430 milonë lekë.

Ndërtuesi: Firma, që i ka shitur hyrje atyre, ka probleme me mua, nuk kam gjë me çunat.

Gazetarja: Tani, në momentin që ju keni bërë kontratën e kalimit të të drejtave, në njëfarë  mënyre jeni dakordësuar.

Ndërtuesi: Është sipas situacionit të punimeve.

Gazetarja: Çfarë punimesh ka lënë pa bërë Hakiu?

Ndërtuesi: Hakiu ka bërë punë për 340 milionë lekë të vjetra dhe ka marrë hyrje për 420-430. Kjo është e gjithë historia dhe i them, më kthe hyrjen, që më ke marrë dhe vazhdojmë me procesverbalet. 

Gazetarja: Ça taksirati ka ai qëytetari i tretë që është mes jush, ky është problemi?

Ndërtuesi: Jo, s’ka taksirat ai. Do vemë në gjyq dhe ta zgjidhë gjyqi këtë problem, se s’kam pse zihem me njerëzit. E kam njoftuar zotin Haki 3-4 herë, ai vazhdon me të njëjtën histori. 2 hyrje janë lënë të lira që shpejt, janë mbajtur 4 apartamente për arsye se unë s’kam ku ta kap zotin Haki.

“Stop” shkon të takohet me “Kuteli shpk”.

Inxhinieri “Kuteli shpk”: I kam çuar shkresa pafund dhe të fundit e kam aty, që e ka refuzuar.

Gazetarja: Ai thotë, që Kuteli ka detyrime ndaj tij.

Inxhinieri “Kuteli shpk”: Ai ka detyrime ndaj nesh. I zgjidh gjykata këto. Në qoftë se ai pretendon për një apartament, tre të tjerat duhet t’i lirojë ai.

Gazetarja: Ju ndërkohë i keni shitur të gjashta?

Inxhinieri “Kuteli shpk”: Të gjashta janë shitur.

Gjithashtu u telefonua edhe Haki Kuteli.

Haki Kuteli: Ai thotë që puna që ke bërë ti nuk vlen kaq, kurse unë puna që kam bërë vlen kaq. I kam prerë faturat, janë të deklaruara në tatime.

Derisa çështja të zgjidhet në rrugë ligjore, Armand Brahimaj dhe familja e tij duhet të enden rrugëve./ Tv Klan

vlora

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës