15 Mars 2025, 12:59
Nga M.B
Arrestimi
KORÇA- Një 41-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi përkundrejt fitimit 600 deri në 800 Euro ndihmonte persona të ndryshëm për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Mësohet se i arrestuari në bashkëpunim me një person me inicialet K. I që jeton në shtetin grek, dhe është arrestuar në Greqi, për të njëjtën vepër penale, kanë ndihmuar për të kaluar në mënyrë të jashtëligjshme tre shtetas, (ndërmjet tyre dhe një foshnjë 9 muajsh me mamanë e saj), nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga pika e kalimit kufitar Kapshticë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Intensifikohet kontrollet dhe veprimet hetimore e operacionale me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Finalizohet operacioni policor i koduar “Green Border”. Ndihmonte kundrejt fitimit 600 deri në 800 euro shtetas të ndryshëm për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçe, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare të Kufirit Jeshil Kapshticë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Green Border”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Tresenik, dhe u vu në pranga shtetasi B. M., 41 vjeç, banues në fshatin Tresenik, Devoll, për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin K. I që jeton në shtetin grek, dhe është arrestuar në Greqi, për të njëjtën vepër penale, kanë ndihmuar për të kaluar në mënyrë të jashtëligjshme tre shtetas, (ndërmjet tyre dhe një foshnjë 9 muajsh me mamanë e saj), nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga pika e kalimit kufitar Kapshticë, për në shtetin Grek. Po nga hetimet dyshohet se ky shtetas këtë veprimtari kriminale e ka kryer dhe më parë në bashkëpunim me shtetasin e arrestuar në Greqi nga Policia greke , pas shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare të DVKM Korçë dhe Policisë Kufitare greke”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
korca
Aktualitet
15 Mars 2025, 12:38
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Proton VPN ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thuhet se Shqipëria ka urdhëriar ISP-të t&eu...
Aktualitet
15 Mars 2025, 12:00
A.Ll
Pamje nga aksidenti ne Vlore
VLORA - Një 34-vjeçar, i identifikuar si Kelian Llakaj, është arrestuar në flagrancë nga Polic...
Aktualitet
15 Mars 2025, 11:59
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër nga ku raportohet se një 19-vje&cced...
Aktualitet
15 Mars 2025, 11:55
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
FIER- Zjarr i përmasave të madh është regjistruar në fshatin Gjorgoz në Fier, nga ku raportohe...
Aktualitet
15 Mars 2025, 11:22
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
GËRDEC- Sot shënohet përvjetori i 17-të të tragjedisë së Gërdecit. Shpërth...
Aktualitet
15 Mars 2025, 10:58
A.Ll
TIRANË - Në një operacion të zhvilluar në Tiranë, Policia ka zbuluar një banesë që shërbente për pë...
Aktualitet
15 Mars 2025, 10:11
A.Ll
KOSOVA - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit t&eu...
Aktualitet
15 Mars 2025, 09:52
M.B
Arrestimi
DIBRA- Dy kushërinj, të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për vrasje dhe tentativë vrasje, janë...
Aktualitet
15 Mars 2025, 09:47
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka bërë një postim në rrjetet socilae ku thotë se faktet...
Aktualitet
15 Mars 2025, 09:37
M.B
Arma
ELBASAN- Një-32 vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes, është arrestuar pasi ka pl...