Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shtetasi turk rezulton në kërkim kombëtar nga autoritetet e Turqisë, i dyshuar për vepra penale në fushën e krimeve të rënda dhe të narkotikëve.
ELBASAN- Policia ka arrestuar ditën e sotme tre persona në Prrenjas. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi ndihmuan një 31-vjeçar nga Turqia të kalonte kufirin ilegalisht, kundrejt përfitimit monetar. Shtetasi turk rezulton në kërkim kombëtar nga autoritetet e Turqisë, i dyshuar për vepra penale në fushën e krimeve të rënda dhe të narkotikëve.
Në kuadër të kësaj u arrestua një 49-vjeçar banues në Strugë, një 48-vjeçare banuese në Gostivar dhe një 39-vjeçar banues në Prrenjas. Nga hetimet ka rezultuar se dy prej tyre kanë transportuar emigrantin nga territori i Maqedonisë së Veriut në drejtim të kufirit të gjelbër pranë PKK Qafë Thanë.
Më pas, me ndihmën e personit të tretë është mundësuar kalimi i paligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, me qëllim vijimin e udhëtimit drejt qytetit të Tiranës. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 automjete, 4 aparate celularë, shuma monetare në lekë, euro dhe valuta të tjera të huaja, si dhe dokumente personale identifikuese, të cilat do t’i shërbejnë hetimit.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë DVP Elbasan, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Prrenjas, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një pune hetimore të ndjekur me metoda proaktive dhe të bazuar në informacione operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Border”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
D. Z., 49 vjeç, banues në Strugë, Maqedonia e Veriut;
T. Z., 48 vjeçe, banuese në Gostivar, Maqedonia e Veriut (bashkëshortja e shtetasitD. Z.);
T. Q., 39 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, bashkia Prrenjas.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin:
S. K., 31 vjeç, banues në Stambull, Turqi.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit D. Z. dhe T. Z., në bashkëpunim me shtetasin T. Q., kanë organizuar dhe realizuar dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror për shtetasin S. K., kundrejt përfitimit monetar. Konkretisht, shtetasit D. Z. dhe T. Z. kanë transportuar emigrantin nga territori i Maqedonisë së Veriut në drejtim të kufirit të gjelbër pranë PKK Qafë Thanë, ku më pas, me ndihmën e shtetasit T. Q., është mundësuar kalimi i paligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, me qëllim vijimin e udhëtimit drejt qytetit të Tiranës.
Gjatë operacionit u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 automjete, 4 aparate celularë, shuma monetare në lekë, euro dhe valuta të tjera të huaja, si dhe dokumente personale identifikuese, të cilat do t’i shërbejnë hetimit.
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se emigranti i ndihmuar, shtetasi S. K., është shtetas turk dhe rezulton në kërkim kombëtar nga autoritetet e Turqisë, i dyshuar për vepra penale në fushën e krimeve të rënda dhe të narkotikëve. Për këtë shtetas janë kryer procedurat përkatëse ligjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
foto ilustruese TIRANË- Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë pasoja p...
Foto ilustruese TIRANA- Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiran&...
Operacioni "Labirinti 2" TIRANA- Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tir...
Foto ilustruese KORÇË- Policia ka arrestuar ditën e sotme tetë persona në Kapshticë. Ata u arrestuan nga forcat blu p&...
Foto ilustruse TIRANË- Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka kërkuar të penalizohen ...
Rriten 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të përdorura për kategorinë...
Foto ilustruse Dy ditë në javë, korridoret e Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Koso...
TIRANA- Dy drejtues të lartë të kompanisë telefonike “ONE Albania” janë paraqitur këtë të premte para...
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar zyrtarisht konfirmimin e rastit të parë me fruth në Shqip&e...
Foto ilustruese MALËSI E MADHE- Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Koplikut, ku ...