LIVE UPDATES
Aktualitet

Në Ballkan, “profesioni më i vjetër në botë” mbetet në harresë ligjore, punonjëset: Zëmë e shoqëri me klientët

Në Turqi dhe Greqi prostitucioni është i ligjshëm, por me kushte strikte. Ekspertët në të dy vendet flasin për nevojën e ndryshimit të kuadrit legjislativ për t’u dhënë punonjësve të seksit mbrojtje më të madhe.

2 Gusht 2022, 18:34 Nga k.m.
Në Ballkan, “profesioni më i vjetër në
Foto ilustruese

Gratë dhe burrat ofrojnë shërbime seksi në rrugë, në internet, në studio dhe apartamente. Prostitucioni është quajtur “profesioni më i vjetër në botë”. Disa e kanë zgjedhur sepse u pëlqen, disa janë detyruar ta bëjnë. Në Ballkan, kuadri ligjor për ushtrimin e prostitucionit ndryshon nga vendi në vend. Megjithatë, në të gjitha vendet ligji favorizon klientët mbi punëtorët.

Në Turqi dhe Greqi prostitucioni është i ligjshëm, por me kushte strikte. Ekspertët në të dy vendet flasin për nevojën e ndryshimit të kuadrit legjislativ për t’u dhënë punonjësve të seksit mbrojtje më të madhe.

Në Bullgari dhe Mal të Zi, prostitucioni është në margjinat e ligjit; përgjithësisht konsiderohet i paligjshëm, por në praktikë, punonjëset e seksit nuk ndiqen penalisht. Gjetkë, në Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri, Serbi dhe Kosovë ai mbetet ilegal dhe nuk ka asnjë nismë për ta dekriminalizuar.

Turqi: i ligjshëm, por nën kushte strikte

Prostitucioni në Turqi lejohet, por të gjitha gratë e përfshira duhet të punojnë në shtëpi publike të regjistruara dhe të bëjnë kontrolle të rregullta shëndetësore. Megjithatë, njerëzit që inkurajojnë prostitucionin dhe e lehtësojnë atë, mund të dënohen deri në katër vjet burg. Përveç kësaj, prostitucioni i paligjshëm mund të ketë një dënim me një vit burg dhe një gjobe administrative.

Një raport i publikuar nga Dhoma e Tregtisë e Ankarasë, ATO, në 2004 sugjeroi se mund të ketë të paktën 100,000 punonjëse seksi në vend, por vetëm rreth 3,000 punojnë në 56 shtëpi publike të regjistruara zyrtarisht të vendosura në qytete të ndryshme.

Evrim Demirtas, një avokate që punon me punonjëset e seksit dhe komunitetin LGBT, i tha BIRN se ligji turk duhej të ishte më i qartë.

“Ligji duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të përcaktojë qartë një punonjëse seksi”, sepse shumë e shohin këtë profesion si një krim ose një gjë të keqe,"- shpjegoi Demirtas.

Nën sundimin e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, shumë shtëpi publike në Turqi janë mbyllur. Një sondazh i kryer nga Red Umbrella Project, fondi global që mbron punonjësit e seksit, tha se vetëm rreth 3 për qind e punonjësve të seksit i gjenin klientët e tyre nëpërmjet shtëpive publike të regjistruara. Shumica punojnë në internet, në rrugë dhe në sallone “masazhesh” dhe jo në shtëpi publike të regjistruara, dhe kjo thuhet se u bë më e zakonshme gjatë pandemisë së Covid-19.

Demirtas tha se dhuna ndaj punonjësve të seksit është një tjetër problem madhor. Punonjësit e seksit LGBT janë më të dobëtit në sektor, pasi përballen me diskriminimin më të madh.

Greqia: një komunitet i ligjshëm, por ende i pambrojtur

Ashtu si Turqia, Greqia e lejon prostitucionin, por jo në rrugë, hotele apo në internet, por vetëm në shtëpi publike të regjistruara që plotësojnë disa kushte. Për shembull, ato duhet të jenë mbi 200 metra larg kishave, shkollave, qendrave sportive ose institucioneve fetare. Punonjësit e seksit gjithashtu duhet të jenë beqarë ose të ve, dhe jo të martuar.

Vangelis Mallios, një profesor drejtësie, i cili mori pjesë në një grup pune të ngritur në 2020 për të ndryshuar legjislacionin aktual – i cili dështoi – tha se rreth 99 për qind e shtëpive publike që funksionojnë aktualisht janë të paligjshme.

Ligji ekzistues i shtyn shumicën e punonjësve të seksit drejt paligjshmërisë, “gjë që çon në varësi dhe situata të rrezikshme”, tha për BIRN Angeliki Sougle, një avokate në Red Umbrella Athens. Rafaela, 60 vjeçe, një grua trans, e cila ka punuar në industri për 42 vjet, tha për BIRN se nuk e kishte zgjedhur me dëshirë këtë punë dhe se në rrethana normale, ajo mund të kishte dalë në pension.

Megjithatë, shumica e punonjësve të seksit nuk mund të deklarojnë ligjërisht të ardhurat e tyre. Ata nuk mund të provojnë se nga kanë ardhur paratë e tyre dhe kështu të kenë akses në kujdesin mjekësor dhe pensionet shtetërore.

“Është e papranueshme të mos mundesh të punosh ligjërisht, të mos kesh sigurime apo pensione, dhe arsyeja e vetme është sepse je i/e martuar. Është një e drejtë themelore që të mohohet për një arsye të papranueshme”, thotë George, 35 vjeç, i cili së bashku me gruan e tij ofrojnë shërbime seksuale për çiftet dhe burrat beqarë.

“Është thjesht një amendament legjislativ që nevojitet. Ka propozime, por, fatkeqësisht, askush nuk dëshiron të marrë përsipër koston politike”, tha profesori Mallios.

Maqedonia e Veriut: ilegaliteti inkurajon dhunën

“Takon njerëz të rinj, zë shoqëri me klientët. Nuk ka të bëjë vetëm me seksin”, tha për BIRN një punonjëse seksi nga Maqedonia e Veriut.

Mia, jo emri i saj i vërtetë, e cila është rreth të 30-ave thotë se ajo e nisi vullnetarisht këtë punë kur ishte adoleshente. Motivimi i saj fillestar ishin paratë, por më vonë vendosi që kjo ishte puna që donte të bënte. Ajo është e vetëpunësuar dhe punon nga shtëpia.

Megjithatë, prostitucioni në Maqedoninë e Veriut është i paligjshëm, trajtohet si shkelje e rendit dhe qetësisë publike. Shkelësit përballen me gjoba që variojnë nga 600 deri në 800 euro. Veprimtaritë e tjera të lidhura me prostitucionin gjithashtu trajtohen si vepra penale.

Ekspertët thonë se ligji dhe politikat aktuale, dhe mungesa e një dallimi të qartë ligjor midis trafikimit të qenieve njerëzore dhe prostitucionit, gjenerojnë stigmë, diskriminim dhe dhunë. Mia tha për BIRN se oficerët e policisë janë përpjekur t’i marrin paratë, pasi ajo u ka ofruar shërbimet e saj. Pak punonjëse seksi guxojnë të ankohen. Aktualisht, mbrojtja e vetme ligjore që kanë punonjësit e seksit është Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, si dhe programet për mbrojtjen e popullatës nga infeksioni HIV. Kolektivi i parë i punonjësve të seksit në Ballkan, Shoqata për Mbështetjen e Punonjësve të Margjinalizuar STAR-STAR Shkup, Star-Star, e themeluar në vitin 2010, në vitin 2021 raportoi 13 raste të shkeljeve të të drejtave të njeriut kundër punonjësve të seksit në vend atë vit. “Mosndëshkueshmëria inkurajon gjuhën e urrejtjes dhe shpesh dhunën”, thotë Star-Star.

Së bashku me Star-Star, Projekti Healthy Options Project Skopje, HOPS, një OJQ që punon në promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, mbështet dekriminalizimin e prostitucionit në Maqedoninë e Veriut.

“Kjo do t’i mbronte punonjëset e seksit nga dhuna dhe shfrytëzimi dhe do të promovonte sigurinë, shëndetin, mirëqenien dhe pavarësinë ekonomike të tyre”, tha HOPS për BIRN.

Mali i Zi: asnjë lëvizje për të legalizuar një industri në rritje

Prostitucioni mbetet i paligjshëm në Mal të Zi dhe nuk ka nisma publike për legalizimin e tij. Ligji parashikon gjoba, ose dënime me një vit burg, për tutorët ose ata që reklamojnë prostitucionin. Organizatat e të drejtave të njeriut kanë thënë prej vitesh se prostitucioni është bërë një biznes i madh, veçanërisht në bregdetin malazez, në resortet e reja turistike luksoze, ku shpesh vijnë të huaj të pasur. Numri i grave që ushtrojnë prostitucionin në Mal të Zi është rritur ndjeshëm, thonë OJQ-të.

“Ka shumë reklama që gratë të vijnë dhe të punojnë si kameriere dhe pastruese në Mal të Zi dhe të cilat më vonë ngacmohen dhe u kërkohen favore seksuale. Por asnjë nga prostitutat me të cilat folëm nuk tha se e kishin detyruar ta bënte atë punë”, tha për BIRN Women’s Safe House, një OJQ me qendër në Mal të Zi.

Bullgaria: një tregti ilegale – por rrallë e ndjekur penalisht

Prostitucioni është i paligjshëm në Bullgari dhe është i lidhur ngushtë me trafikimin e qenieve njerëzore; megjithatë, autoritetet rrallëherë i ndjekin punonjësit ose klientët. Sipas kushtetutës së Bullgarisë, çdo lloj pune është një e drejtë. Megjithatë, një ligj i miratuar në vitin 1968 parashikonte që njerëzit që punojnë dhe marrin para në mënyrë imorale përballen me akuza. Ligji prek kryesisht punonjësit e seksit dhe lypësit.

Më 4 maj, kryeprokurori Ivan Geshev hetoi Gjykatën e Lartë të Bullgarisë mbi ligjin e vitit 1968 dhe tha se ishte koha për ta rishikuar atë. Analiza e kryer nga Diginita, një fondacion i specializuar në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, raportoi nivele të larta të margjinalizimit të grave që punojnë në sektorin e seksit.

Bosnja: ende i paligjshëm dhe nuk ka lëvizje për reforma

Prostitucioni është i paligjshëm në Bosnje.

Ligji për rendin dhe qetësinë publike thotë se është e paligjshme të paguash ose të marrësh para për seks. Ka pasur disa nisma për të mbrojtur punonjësit e seksit, por për të ndëshkuar vetëm ata që paguajnë për seks. Asgjë nuk është bërë për dekriminalizimin e profesionit.

Sanksioni i paraparë për ata që shtyjnë tjetrin të merret me prostitucion ose që marrin me qira ose caktojnë ambiente për ushtrimin e prostitucionit varion nga 500 deri në 1,500 KM (256.46 deri në 769.37 Euro). Një sanksion prej 200 deri në 600 KM (102.58 deri në 307.75 Euro) është paraparë për personat që merren me prostitucion ose që përdorin shërbime prostitucioni.

Në dhjetor 2019, PRIME Communications, një agjenci e marrëdhënieve me publikun dhe marketingut, kreu një anketim mbi legalizimin e prostitucionit në Bosnje dhe Hercegovinë. Nga 1,500 qytetarë 60.2% janë kundër, ndërsa 17.2% kryesisht nuk pajtohen. Një në dhjetë të anketuar (11.9%) ka dyshime për këtë, ndërsa vetëm 7.9% e mbështesin legalizimin.

Shqipëria: shoqëria ende jo gati për ligjërimin e prostitucionit

Prostitucioni në Shqipëri është një vepër penale e dënueshme me gjobë ose deri në tre vjet burg si për punonjësit e seksit ashtu edhe për klientët. Ekspertët deklarojnë se ligji favorizon më shumë tutorët dhe trafikantët sesa punonjësit e seksit.

Ka pasur disa përpjekje për të dekriminalizuar prostitucionin në Shqipëri, megjithatë opinioni publik nuk i mbështeti ndryshimet, thonë ekspertët. Policia shpesh bastis qendrat e masazhit dhe arreston klientët dhe punonjësit e seksit. Në vitin 2016, një punonjëse seksi u dënua nga Gjykata e Lartë, por dy klientët e arrestuar në këtë rast, një zyrtar komunal dhe një biznesmen, u arrestuan, por nuk u përballën me asnjë akuzë.

Serbi: ligji favorizon klientët meshkuj para punonjëseve femra

Në Serbi, prostitucioni është i paligjshëm, për klientët, punëtorët dhe ata që sigurojnë ambiente për ushtrim prostitucioni. Dënimet variojnë nga 30 deri në 60 ditë burg, ndërsa gjobat variojnë nga 50,000 (400 euro) deri në 150,000 dinarë (1.250 euro). Ekspertët thonë se ligji serb ndëshkon më shumë punonjësit e seksit sesa klientët. Një raport nga Qendra Autonome e Grave AZC, një OJQ me bazë në Beograd, tha se vendimet e gjykatës tregojnë se në vitin 2016, gjykatat dënuan 79 gra për ushtrim prostitucioni dhe vetëm 17 klientë meshkuj.

Kosovë: kriminalizimi inkurajon trafikimin e qenieve njerëzore

Kodi Penal i Kosovës thotë se lehtësimi ose detyrimi i prostitucionit dhe sigurimi i ambienteve për prostitucion është një krim që ndëshkohet me gjobë ose deri në njëzet vjet burg. “Operacioni Masazhi”, në vitin 2016, mbetet një nga rastet më të njohura policore të Kosovës. Atë vit policia arrestoi disa pronarë “studiosh” të cilët kishin kamufluar bizneset e tyre të prostitucionit.

Në vitin 2019, BIRN raportoi se bizneset e masazhit vazhdojnë të ofrojnë shërbime seksuale. Policia ka thënë gjithashtu se shumë qendra masazhi janë të përfshira në trafikun e qenieve njerëzore. Një raport i Amnesty International tha se Kosova në vitin 2021 ishte një nga destinacionet kryesore për trafikimin e qenieve njerëzore./BIRN

prostitucioni

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje