28 Tetor 2023, 18:59
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme ka ndërruar jetë në QSUT, i burgosuri, 31-vjeçar, Artan Zyliftari. I riu është dërguar në gjendje të rëndë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur të shpëtojë.
Ai ka shfaqur probleme me shëndetin gjatë qëndrimit në burg dhe dyshohet që shkak i vdekjes ka qenë një atak kardiak. Zyliftari ishte arrestuar në vitin 2021 pasi ishte pjesë e skemës së trafikut ndërkombëtar të drogës.
NJOFTIMI I PLOTË:
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, njofton se me datën 28.10.2023, rreth orës 16.20 në Reanimacionin Qendror të QSUT ka ndërruar jetë me arres kardiak, shtetasi Artan Luan Zyliftari, i datëlindjes 17.04.1992, lindur dhe banues në Skrapar.
Ndaj shtetasit Artan Luan Zyliftari ishte marrë masa e sigurisë arrest me burg me vendim Nr.45, datë 30.06.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i dyshuar për veprat penale të parashikuar nga neni; 284/1, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, (kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim) i vendosur në sektorin 1, godina B të IEVP Jordan Misja”, nga data 05.07.2021.
Me datë 28.10.2023, rreth orës 15.12 punonjësi i sigurisë në detyrë, njoftohet nga të paraburgosurit e dhomës për shqetësimet shëndetësore të shtetasit Zyliftari. Në mënyrë të menjëhershme është paraqitur stafi shëndetësor në detyrë dhe kanë bërë përpjekje për ti dhënë ndihmën e parë në ambjentet e infermierisë.
Në orën orën 15.28 pacienti është shoqëruar për në QSUT, Pavioni Kardiologji. Megjithë ndërhyrjen e stafit të specializuar në QSUT, në orën 16.20, pacienti ka bërë exitus letalus (vdekje) nga arrest kardiak.
Pacienti gjatë qëndrimit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Jordan Misja, është kontrolluar rregullisht dhe gjithë vizitat mjekësore dhe terapitë janë administruar në kartelen shëndetësore nr.3350 të këtij pacienti. Pacienti është trajtuar për hipertension sipas protokolleve të miratuara dhe gjendja shëndetësore e tij ka qenë e qëndrueshme.
Drejtoria e IEVP Jordan Misja, ka kryer të gjitha procedurat ligjore të parashikuara, duke njoftuar strukturat e Policisë së Shtetit, të Prokurorisë dhe familjarët.
artan zyliftari
Aktualitet
28 Tetor 2023, 17:51
f.i
Sali Berisha dhe Genc Gjokutaj
TIARNË- Avokati i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar detaje lidhur me dosjen e ish-ko...
Aktualitet
28 Tetor 2023, 15:07
f.i
foto ilustruese
DURRËS- Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit. Dy 38-vjeçarë akuzohen se ...
Aktualitet
28 Tetor 2023, 14:38
I.A
FATF
TIRANË- "The Financial Action Task Force" ose FATF ka publikuar arsyet se përse Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve gri p&e...
Aktualitet
28 Tetor 2023, 14:32
r.ll
foto ilustruese
ITALI-Një 42-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi tentoi të mbyste ...
Aktualitet
28 Tetor 2023, 13:33
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një punonjës 35-vjeçar, ka humbur jetën teksa po priste degët e pemëve në plazh...
Aktualitet
28 Tetor 2023, 13:14
I.A
SPAK
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masën për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Ra...
Aktualitet
28 Tetor 2023, 13:03
I.A
Daniel Gjoni
KURBIN- Një 22-vjeçar është arrestuar sot në Kurbin pasi është shpallur në kërkim ng...
Aktualitet
28 Tetor 2023, 12:27
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dita e nesërme shënon ndërrimi i orës, ku akrepat do të kthehen 60 minuta prapa.
Ndonëse dilem&...
Aktualitet
28 Tetor 2023, 11:54
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një 31-vjeçar është vënë në pranga në Durrësnë kuadër të megaope...
Aktualitet
28 Tetor 2023, 10:48
I.A
Policia
PRRENJAS- Dy gra kanë zënë ditën e sotme në Prrenjas me njëra-tjetrën. Mësohet se një 39-vje...