LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nëse më ndodh diçka, më kërkoni tek Tupja”/ Eraldo Muçin e sollën me pako në Tiranë, “Në Shënjestër” zbardh disa nga pistat e hetimit: Hakmarrja…

Nga dëshmitë e deritanishme dhe të dhënat hetimore për këtë ngjarje, policia tashmë ka dyshime të forta se zhdukja e Eraldo Muçit, mesditën e 15 Qershorit, ka lidhje me motivin e hakmarrjes.

8 Korrik 2025, 21:25 Nga I.A

“Nëse më ndodh diçka, më kërkoni tek

TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” trajtoi këtë të martë ngjarjen e ndodhur më 15 qershor, ku miku i “Sanços”, sic njihet Aleksandër Sadikaj, 30-vjeçari Eraldo Muçi nga fshati Bylysh i bashkisë Memaliaj rezulton i zhdukur.

Nga dëshmitë e deritanishme dhe të dhënat hetimore për këtë ngjarje, policia tashmë ka dyshime të forta se zhdukja e Eraldo Muçit, mesditën e 15 Qershorit, ka lidhje me motivin e hakmarrjes.

Kjo për shkak të njohjes së tij me Aleksandër Sadikaj dhe besnikërisë që kishte ndaj Sanços dhe familjes së tij.

Ndërsa, një tjetër pistë mund të jetë edhe ajo e ndonjë borxhi të mundshëm që Eraldo Muçi, mund t’u kishte personave të tjerë.

Ndërkohë që burime policore thanë për emisionin ‘Në Shënjestër’ se për herë të fundit, i riu është parë të lëvizë në autostradën Durrës-Tiranë. Dhe që nga ky moment nuk ka asnjë të dhënë rreth fatit të tij.

Sipas burimeve të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, personi që e nisi drejt Tiranës, për të kryer një punë, e cila nuk dihet se cila është, quhet Donald Nela. I njohur ndryshe edhe me pseudonimin ‘Tupja’.

Donald Nela,  në vitin 2018 ishte një nga të arrestuarit nga policia, pas përgjimeve ambientale që ishin bërë, lidhur mbi disa episode të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet kufirit të gjelbërt me Greqinë.

Mësohet se Donald Nela, i ka thënë 30-vjeçarit se do të kryenin një punë për dy persona me mbiemrin Doda nga veriu.

Çka ngre edhe më shumë dyshime rreth udhëtimit të 30-vjeçarit atë ditë në drejtim të Durrësit, apo Tiranës.

Kjo pasi personat me mbiemër Doda me të cilët duhet të fliste Eraldo Muçi, janë lidhje e një personazhi të botës së krimit, që konsiderohet si krahu i djathtë i Ledjan Alushajt dhe Kristo Qiricit që thuhet se urdhëruan vrasjen makabre të Aleksandër Sadikaj. më 11 Qershor 2022 në Tiranë.

Ledjan Alushaj, që është një nga personat e dyshuar edhe për rrëmbimin e dy shtetasve, 46 vjeçarit, Leonard Thodhori, banues në fshatin Çukë të Sarandës si dhe Fatmir Sulovarit alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, nga Fieri.

Ngjarje këto të ndodhura në prillin e vitit 2023,  Ledjan Alushaj ndryshe njihet edhe si Eldion Alushaj, emri i të cilit u përmend fillimisht në vitin 2015, në atë kohë 29 vjeç, kur u vu në pranga bashkë me babain e tij, Dashnor Alushaj, 55 vjeç.

Të dy të akuzuar si pronarë të një magazine ku u gjetën 10 mijë rrënjë dhe kubikë kanabisi në Vrinë, e njëjta zonë ku mendohet se janë vrarë dhe zhdukur Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, në prill 2023.

Por përse grupi hetues beson se gjithçka që ka të bëjë me zhdukjen e Eraldo Muçit, lidhet me punën që ai mori në dorëzim atë ditë dhe me emrin e Donald Nelës, apo i njohur ndryshe si ‘Tupe’.

Punë që nuk duket se ka qenë edhe aq pastër, edhe për faktin se Eraldo Muçi, ka lënë porosi të miqtë e tij, se po shkonte të takonte personat që do bënte punën dhe nëse do t’i ndodhë diçka, ai që e ka nisur ishte Donald Nela (Tupja).

“Një prej miqve të Eraldo Muçit ka deklaruar në polici se Eraldo i kishte thënë që nëse i ndodhte diçka, atë duhet ta kërkonin te Tupja”

Familja nga ana e saj,  ngre dyshime të forta se Eraldos mund t’i ketë ndodhur ndonjë ngjarje e rëndë kriminale. Gjë që nuk e përjashton edhe policia, edhe pse deri më tani ka zgjedhur të jetë e rezervuar në gjetjet e veta.

Por ajo që bën të pakuptueshme këtë histori, apo që i ngatërron disi fijet, është përse Eraldo Muçi, zgjodhi të çojë një porosi që kushton në Tiranë, por në krahun tjetër ai po nisej pa para në xhep.

Apo me para të marra hua, siç ndodhi në takimin e tij të fundit me menaxherin e fermës së kuajve, ku i kërkoi 10 mijë lekë të vjetra. Dhe a ishte ai i përfshirë në punë që e kishin komplikuar sadopak jetën e tij.

Çfarë roli mund të kishte 30-vjeçari në këtë konflikt, që mund të çonte deri në mendimin për ta hequr qafe. Përse ai kishte frikë, kur mori porosinë nga Donald Nela, njohur si ‘Tupja’?

Cila është puna që ai do të kryente? Dhe a i njihte ai personazhet me të cilët do të takohej, të cilët ishin të njohur për lidhjet e tyre kriminale.

Por edhe për faktin që miku i tij Sanço ishte armiku i tyre. A është zhdukja e Eraldo Muçit një nxjerrje në pritë dhe përse policia has gjithmonë vështirësi në zbardhjen e të tilla ngjarjeve?

Ashtu sikurse ka ndodhur edhe me zhdukjen me siguri nga e njëjta dorë të Sulovarit dhe Krasniqit në prillin e vitit 2023. Ku nëse do të ishte kështu, Eraldo Muçi, do të ishte personi i tretë që zhduket në këtë histori horror të përplasjes midis Sadikaj dhe Papa Që deri më tani numëron 5 të vrarë dhe 3 të zhdukur./ BalkanWeb

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës