E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Në njoftim thuhet se qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Rinasit, me qëllim daljen jashtë vendit, duhet që për shkak të trafikut që mund të krijohet, të arrijnë në aeroport para orës 17:00, ose të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në kohë.
TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave lidhur me protestën që opozita ka lajmëruar se do të zhvillojë pasditen e nesërme në disa akse kryesore të vendit. Konkretisht akset ku do të protestohet nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 29.10.2024, janë: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.
Në njoftimin e masave thuhet se Policia e Shtetit iu ka kthyer përgjigjje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve. Ndërkohë më tej theksohet se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale dhe sipas tyre kushdo që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell kryerja e kësaj vepre penale.
Bëhet po ashtu me dije se janë ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative. Në njoftim thuhet se qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Rinasit, me qëllim daljen jashtë vendit, duhet që për shkak të trafikut që mund të krijohet, të arrijnë në aeroport para orës 17:00, ose të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në kohë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit
Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 29.10.2024, në disa akse rrugore kryesore në vend, konkretisht: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.
Policia e Shtetit garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.
Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronave publike dhe private.
Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore, Policia e Shtetit iu ka kthyer përgjigjje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.
Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni.
Ndërkohë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Gjithashtu, qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Rinasit, me qëllim daljen jashtë vendit, duhet që për shkak të trafikut që mund të krijohet, të arrijnë në aeroport para orës 17:00, ose të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në kohë.
Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.
pamje nga vendngjarja KAVAJË- Një mjet i tipit “Range Rover” është vjedhur në Kavajë gjatë orëve t&eum...
foto ilustruese LUSHNJE- Një 23 vjeçar është arrestuar në Lushnje, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur k...
pamje nga arrestimi SPANJË-Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle në aeroportin e Valencias. Mësohet se 43-vje&cc...
foto ilustruese TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për përsëritjen e shqyrtimit ...
durim bami DUBAI- Interpoli i Emirateve të Bashkuara Arabe ka konfirmuar arrestimin e njërit prej emrave më të famshëm të bo...
Foto ilustruese TIRANA- GJKKO ka shpallur fajtor Agim Locin, i cili akuzohet për korrupsion zgjedhor, duke e dënuar me 1 vit burg. Loci për ...
Foto ilustruese DURRËS- Prokuroria e Durrësit sekuestroi sot 102 konteinerë me afro 2 mijë e 100 ton mbetje të dyshuara si pluhur ...
Foto ilustruese BURREL- Një 15-vjeçare në Burrel ka tentuar vetëvrasjen. Sipas njoftimit të policisë, e reja kishte ko...
Foto ilustruese KRUJË- Një 20-vjeçar është përplasur nga një mjet mbrëmjen e djeshme në rrugën dyt...
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranë ka kryer disa arrestime për vepra të ndryshme penale. Një 54-vjeçar në Tiran...