LIVE UPDATES
Aktualitet

"Nga ai ke frikë ti, mo Lili?" Si i injoroi Policia e Durrësit 3 kallëzimet e Halil Kokës për 35-vjeçarin me probleme mendore që i mori jetën

Askush nuk ka kërkuar një ekzaminim të gjendjes mendore të personit në fjalë. Askush nuk ka aktivizuar institucionet e kujdesit mendor, të cilat ligjërisht janë përgjegjëse për rastet me rrezikshmëri shoqërore.

29 Maj 2025, 20:56 Nga r.ll
"Nga ai ke frikë ti, mo Lili?" Si i injoroi Policia e
namira koka

DURRËS- E moshuara Namira Koka tregon se djali i saj Halili i vrarë pabesisht 14 shkurtin e vitit të kaluar pranë banesës së tij në Durrës, kishte denoncuar tre herë në Komisariatin e Policisë, me data dhe përshkrime të hollësishme të kërcënimeve, që i ishin bërë nga ana e 35-vjeçarit vrasës Ilir Koçilja. Në denoncimet e depozituara në Policinë e Durrësit, Koka kishte përfshirë edhe referenca për ndërhyrje mjekësore të mëparshme të autorit, duke informuar autoritetet për problemet e tij shëndetësore.

“Djali për të gjitha shqetësimet e ka denoncuar 3 herë djali Halil Koka, edhe në polici thynte makina”. Megjithatë, autoritetet policore duket se kanë vepruar si noterë të shqetësimeve, jo si garantë të sigurisë. Ata e regjistruan rastin dhe e kaluan pa ndërhyrje.

Avokate Përlesi sqaron se ku çedoi sistemi: “Duke qënë se kemi një kallëzim penal dhe nuk është zhvilluar një hetim penal ne vërtetë kemi një shkelje të rëndë sipas  Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria dhe Policia e kanë detyrim ligjor të fillojnë një kallëzim penal dhe nuk duhet të pritet një herë, dy apo më shumë herë kallëzimin penal. Mosveprimi i tyre përbën shkelje administrative por në rastin konkret kemi një viktimë duke qënë se nga mosveprimi ka lind pasoja që është vrasja në këtë rast institucionet mund të hetohen për “shpërdorim detyre” apo neglizhencë në detyrë”.

Askush nuk ka kërkuar një ekzaminim të gjendjes mendore të personit në fjalë. Askush nuk ka aktivizuar institucionet e kujdesit mendor, të cilat ligjërisht janë përgjegjëse për rastet me rrezikshmëri shoqërore.

Më tej, avokatja sqaron: “Institucionet e shendetit mendor kan detyurim ligjor të marrin masa”

Për psikologen Enertila Bekteshi: “Personat me çrregullime mendore që shfaqin sjellje agresive duhet të trajtohen në mënyrë të specializuar. Shteti ka detyrim të bëjë diagnostikim të saktë përmes mjekëve profesionistë. Shteteti ka detyrim të sigurojë trajtim të detyruar psikiatrik nëse personi paraqet rrezik për vete apo për të tjerët. Gjithashtu, shteti duhet të vendoset në institucione jo thjesht burg, por p.sh edhe në spitalet psikiatrike të sigurisë së lartë duhet të monitorohen për gjendjen e tyre mendore”.

Dhe kjo ngen pikëpyetje të madha që ende mbeten pa përgjigje: Ku ishin institucionet? Si ka mundësi që një person me histori të tillë, me probleme të dukshme, të jetojë pa ndonjë mbikëqyrje apo kujdes? A është kjo një vrasje që mund të ishte parandaluar? Në këtë rast, braktisja nuk ka qenë vetëm personale, por edhe shoqërore — dhe çmimi u pagua me jetë.

Avokatja Përlesi hedh dritë se kjo ngjarje mund të ishte parandaluar: “Po të ishin marr masat sot nuk do ishte një viktim nuk do kishte ndodhur ngjarja”.

Në këtë rast, braktisja nuk ka qenë vetëm personale, por edhe shoqërore — dhe çmimi u pagua me jetë.

Nëna e viktimës shprehet e zhgënjyer nga ky sistem: “Kjo më bën përshtypje se  shteti nuk ndërhyri, se ulëriste, bërtiste në barrake. Bën djali im në mënyrë njerëzore, ecni merrni masa se është problematik, ka bërë edhe burg më përpara për përndjekje. U desh të më merrte jetën e djalit që sot të ishte në psikiatri, pse duhet të merrte një jetë kur të gjitha të këqijat i kishte berë edhe më përpara”.

Kjo fjali është një goditje e drejtpërdrejtë për sistemin që hesht, nuk ndërhyn, dhe vepron vetëm pasi ndodh tragjedia. A duhej të pritej që një nënë të mbetej pa djalë dhe një fëmijë pa baba, që shteti të kuptonte rrezikun? Kjo nuk është vetëm një histori dhimbje, por një aktakuzë ndaj një sistemi që ngjallet vetëm kur është tepër vonë.

Një krim i paralajmëruar… nëse sistemi dhe hallkat do kishin bashkëpunuar sot Namire Koka nuk do ishte me të zeza. Në çdo shtet ligjor, një denoncim është një thirrje për ndihmë — por në këtë rast, duket se denoncimet e përsëritura të djalit të Halilit, për sjelljen e rrezikshme të një të sëmuri mendor, kanë rënë në vesh të shurdhër.

Avokatja Përlesi shprehet se: Sipas Kodit të Procedurës Penale Prokuroria dhe Policia kanë detyrim ligjor që të fillojnë një hetim mos veprimi i tyre mund të përbëjë shkelje administrative, por edhe penale siç është në rastin konkret që ka ndodhur një ngjarje e rëndë dhe ka një viktimë në mes.

Tre herë është kërkuar ndërhyrje, tre herë është ndezur alarmi, por askush nuk ka reaguar me seriozitetin që kërkonte situata. Dhe ironikisht, përballë frikës që po përvijonte, përgjigjja ishte një pyetje e ftohtë dhe cinike: “Nga ai ke frikë ti, mo Lili?”

Si për të thënë se frika është çështje karakteri dhe jo alarm për një tragjedi që po afrohej. Dhe sot, ajo frikë e injoruar ka një emër: Halil Koka, një jetë e humbur që mund të ishte shpëtuar, nëse shteti nuk do t’i kishte trajtuar sinjalet si zhurmë të zakonshme lagjeje.

Pas kësaj vrasje duhet të ishte shkarkuar zinxhiri i gjithë që nuk arriti të kryente detyrat dhe funksionet, por deri tani ata që moren denoncimin dhe askush nga insitucionet që duhej të vepronte vazhdojn të mos shqetësohen nga askush.

Nëna e viktimës sqaron se shteti është bashkëfajtor: “E shikonte ashtu në atë gjendje Lili, djali im u detyrua 1 herë denoncim, 3 denoncime sa i thonin “po ik mo Lili prej atij ke frik ti”? Jo mo s’kam frikë prej atij, por ai ka sjellë probleme në lagje. I kanë aty të nënshkruara denoncimet”.

Një akuzë e rëndë dhe e drejtë që lind nga një dhimbje që nuk ka drejtësi. Kur institucionet nuk dëgjojnë, kur policia nuk reagon ndaj denoncimeve, kur një person me rrezikshmëri të lartë endet i lirë, atëherë fajtor nuk është vetëm ai që shtyn thikën, por edhe ata që e lanë të ndodhte.

Shteti, që duhet të ishte mbrojtës, u bë bashkëfajtor me heshtjen e tij. Dhe kjo nënë, që kërkonte mbrojtje për të birin, sot mbart jo vetëm dhimbjen e humbjes, por edhe tradhtinë e një sistemi që duhej ta parandalonte këtë tragjedi./ Vetting, BalkanWeb

namira koka gjykata e durresit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje