12 Prill 2024, 11:53
Nga S.B
foto ilustruese
FIER- Arrestohen katër persona dhe procedohen tre të tjerë në Fier për vepra penale të ndryshme. Mësohet se arrestimet kanë ardhur si pasojë e disa aksidenteve si rasti i djeshëm ku një automjet përplasi një motomjet me pasojë humbjen e jetës së drejtuesit të motomjetit.
Gjithashtu një tjetër drejtues automjeti është arrestuar pasi përplasi një këmbësor i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dy arrestimet e tjera janë pasojë e veprave penale drejtimi motomjetit në gjendje të dehur dhe vjedhja e materialeve të punës dhe parave.
Procedimet ndërkohë kanë ardhur si pasojë e veprave penale si drejtimi motomjetit pa leje drejtimi, dhuna si dhe vjedhja e një pompe vaditëse. Me rastet do të merret Prokuroria e Fierit.
Njoftimi i Policisë:
DVP Fier/Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Në vijim të informacioneve të dhëna ditën e djeshme, për dy aksidente rrugore në akset rrugore "Divjakë-Lushnjë" dhe "Levan-Tepelenë", informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: Q. O., 22 vjeç, drejtuesi i automjetit që dyshohet se përplasi motomjetin me drejtues shtetasin G. A., i cili për pasojë humbi jetën; B. M., 32 vjeç, drejtuesi i automjetit që dyshohet se aksidentoi shtetasin V. L., 71 vjeç, këmbësor, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin B. E., 44 vjeç, banues në fshatin Levan, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17 vjeçar, pasi drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. A., 43 vjeç, banues në fshatin Hoxhar, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka qenë i punësuar në një firmë ndërtimi, ka vjedhur materiale pune dhe një shumë parash.
Gjithashtu referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetase 17 vjeçe, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një 19-vjeçare, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. N., 21 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka vjedhur një pompë vaditëse në pronësi të një 26-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
fier vepra penale
Aktualitet
12 Prill 2024, 11:39
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Policia Rrugore e Elbasanit ka publikuar një bilanc nga dy javët e fundit në lidhje me arrestimet dhe procedim...
Aktualitet
12 Prill 2024, 11:29
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Procedohet penalisht përgjegjësi i turnit në një fabrikë tullash në Durrës. Mësoh...
Aktualitet
12 Prill 2024, 11:06
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali ku ka humbur jetën një shqiptar. ...
Aktualitet
12 Prill 2024, 11:13
r.ll
minat
TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion policor të koduar "All in", me qëllim goditjen e rasteve të arm&e...
Aktualitet
12 Prill 2024, 10:53
r.ll
DURRËS- Pas një viti hetime është finalizuar operacioni policor i koduar "Tjetërsimi", ku kanë përfunduar në pranga zy...
Aktualitet
12 Prill 2024, 10:38
r.ll
policia e shtetit
TIRANË- Një operacion mbarëkombëtar është zhvilluar ditën e sotme, iniciuar nga Policia e Shtetit p&eu...
Aktualitet
12 Prill 2024, 10:20
N.F
Pamje nga arrestimi
LEZHË- Ditën e djeshme është arrestuar vëllai i deputetit të PS-së në Lezhë, Armando Ndr...
Aktualitet
12 Prill 2024, 09:59
N.F
Olsian Çela
TIRANË- Kryeprokurori Olsian Çela në mbledhjen e sotme në Këshillin Kombëtar të...
Aktualitet
12 Prill 2024, 09:59
r.ll
alda klosi
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të ish-zyrtares Alda Klosi. Në pasuritë e konfisku...
Aktualitet
12 Prill 2024, 09:59
r.ll
altin dumani
TIRANË- Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit ka mbajtur fjalën e tij edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.
...