LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga frika në shpresë, DW: Edhe Gjadri ka emigracionin e vet!

Në Gjadër, dikur me 2000 banorë, kishte një aeroport ushtarak gjatë diktaturës komuniste, avionët ruheshin në shpella. Nga baza ajrore, sot kanë mbetur vetëm ndërtesa të braktisura. Pista e nisjes dhe e uljes, si dhe tunelët që të çojnë në shpella, janë ende nën mbrojtjen e ushtarëve. Tanimë në fshat ka rreth 700 banorë, shumica janë të moshuar. Pjesa më e madhe e të rinjve kanë emigruar në vende të tjera. Ata dërgojnë para për të ndihmuar prindërit e tyre, pasi, përveç bujqësisë, në Gjadër ka pak mundësi për punë.

18 Tetor 2024, 14:33 Nga N.F
Nga frika në shpresë, DW: Edhe Gjadri ka emigracionin e vet!
Gjader

LEZHË- Gjadëri, një fshat i qetë, u kthye papritur në qendër të politikës evropiane për refugjatët dhe azilin. Banorët shpresojnë që shteti të përmbushë rregullat e premtuara në kampin e refugjatëve.

Është një ditë me diell dhe e ngrohtë vjeshte në fshatin verior të Shqipërisë, në Gjadër. Pensionistja, Dile Vlashaj, 65 vjeç, ndodhet në kopshtin e saj duke hequr me një shatë barin e keq nga perimet. Ajo punon e pashqetësuar, edhe pse disa metra larg shtëpisë së saj janë me dhjetëra gazetarë nga e gjithë Evropa. Ata raportojnë për kampin e refugjatëve, në të cilin për herë të parë po dërgohen migrantë nga Italia. Gjadëri, një fshat i qetë, u kthye papritur në qendër të politikës evropiane për refugjatët dhe azilin.

Dile Vlashaj, e cila jeton aty vetëm me bashkëshortin e saj, e njeh mirë plagën e emigracionit. Fëmijët e saj jetojnë prej vitesh në Itali, "në kërkim të një jetë më të mirë", siç thotë ajo. Në lidhje me refugjatët që po vijnë, Dila ndjen keqardhje, pasi sipas saj "askush nuk e le shtëpinë e vet, përveç se nga nevoja." Megjithatë ajo shton se është pak e shqetësuar nga ardhja e tyre. ‘'Shpresojmë që gjithçka shteti të vendosë rregulla për ta'' – shprehet Dila.

Edhe Gjadri ka emigracionin e vet

Në Gjadër, dikur me 2000 banorë, kishte një aeroport ushtarak gjatë diktaturës komuniste, avionët ruheshin në shpella. Nga baza ajrore, sot kanë mbetur vetëm ndërtesa të braktisura. Pista e nisjes dhe e uljes, si dhe tunelët që të çojnë në shpella, janë ende nën mbrojtjen e ushtarëve. Tanimë në fshat ka rreth 700 banorë, shumica janë të moshuar. Pjesa më e madhe e të rinjve kanë emigruar në vende të tjera. Ata dërgojnë para për të ndihmuar prindërit e tyre, pasi, përveç bujqësisë, në Gjadër ka pak mundësi për punë.


Pas marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për të krijuar aty një qendër pritjeje për migrantët, banorët e Gjadrit janë mësuar me praninë e gazetarëve. Por këtë të mërkurë (16 tetor 2024), numri i tyre është më i larti se çdo herë tjetër.

Ata shikojnë anijen ushtarake italiane "Libra" në portin e Shëngjinit që mbërriti aty rreth orës 8.00 të mëngjesit, rreth 22 kilometra larg nga fshati Gjadër. Anija solli një total prej 16 refugjatësh. Dhjetë prej tyre vijnë nga Bangladeshi dhe gjashtë nga Egjipti. Ata u shpëtuan nga Garda Bregdetare italiane në një situatë emergjence, pasi anija e tyre doli nga ujërat bregdetare libiane. Fillimisht, ata do të qëndrojnë në qendrën e pritjes në Shëngjin, e më pas do të lëvizen për në kampin e Gjadërit me makina policie. Gazetarët mund të shikojnë vetëm nga distanca, kontakti me refugjatët nuk lejohet.

"Ëndrrat evropiane përfundojnë këtu"


Një grup aktivistësh po ashtu po pret përpara kampit të Shëngjinit. Ata mbajnë pankarta në duar. "Ëndrrat evropiane përfundojnë këtu," shkruhet në njerën prej tyre në anglisht. Të rinjtë, të gjithë nga zona përreth Gjadërit, protestojnë prej kohësh kundër kampit të refugjatëve. Fillimisht, ata kërkuan ndalimin e marrëveshjes midis Italisë dhe Shqipërisë. Tashmë që kampi ka përfunduar, ata vazhdojnë të kundërshtojnë, por tani kërkesa e tyre janë diskutimet publike me qeverinë dhe garanci për sigurinë e komunitetit lokal. "Kërkojmë që shteti ynë të garantojë se nuk do të ketë rritje të krimit apo trafikimit të qenieve njerëzore," thotë Mariglend Doçi, 29 vjeç, nga Mamurrasi. Doçi ka studiuar shkenca politike dhe tani punon në biznesin e tij familjar. 

Në orën 23:30, refugjatët sillen në kampin në Gjadër. Përsëri, gazetarët mund ta ndjekin gjithçka vetëm nga distanca. Kampi ndodhet pak larg qendrës së fshatit. Ngjan si një burg me siguri të lartë. Gardhet e hekurta disa metra të larta nuk lejojnë që asgje të shikohet brenda. Disa ditë më parë gazetarët u lejuan të bëjnë fotografi dhe video në mjediset e kampit të sapondërtuar. Brenda tij ndodhen kontenierë për akomodimin e refugjatëve, si dhe një gjykatë dhe dy burgje.

Shpresa për vende të reja pune


Ardhja e refugjatëve ka qenë tema kryesore në Gjadër për muaj me radhë. Shumë njerëz thonë se ishin skeptikë në fillim dhe kishin frikë. Ndërkohë, ata shpresojnë që fshati do të përfitojë nga kampi i refugjatëve, duke krijuar vende të reja të pune për ta.

"Disa banorë ishin shumë të shqetësuar," thotë kryeplaku i fshatit Gjadër, Aleksandër Preka, "por shqetësimi u zbeh përballë të ardhurave që solli ndërtimi i kampit." Disa nga banorët e fshatit dhe zonës përreth tashmë janë të punësuar në kamp, veçanërisht për mirëmbajtje dhe rinovim. "Kjo do të thotë më shumë zhvillim për zonën dhe më shumë mirëqenie për ne," thotë Preka. Ai gjithashtu dëshiron të theksojë se shqiptarët janë një popull mikpritës. "Dera jonë është gjithmonë e hapur për njerëzit në nevojë," thotë ai.

Në të vërtetë, dera e Shqipërisë nuk është e hapur. Marrëveshja e arritur mes dy vendeve përcakton që Shqipëria të pranojë deri në 36,000 refugjatë të paligjshëm në vit. Refugjatët akomodohen në Gjadër për aq kohë sa shteti italian të shqyrtojë kërkesat e tyre për azil. Ata duhet të marrin një përgjigje brenda 28 ditëve. Nëse kërkesa e tyre pranohet, ata do të kthehen në Itali. Të tjerët kthehen përsëri në vendet e tyre të origjinës.

Ndërkohë, Dile Vlashaj vazhdon të punojë në kopshtin e saj nën rrezet e diellit të vjeshtës, por ndjehet pak më e shqetësuar gjatë bisedës. Ajo shpreson që shteti të përmbushë të gjitha rregullat e premtuara në kampin e refugjatëve. "Nuk duam probleme në fshat," thotë ajo./DW

marreveshja e emigranteve

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen