LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Akuzohen për pengmarrje dhe organizatë kriminale, ekstradohen nga vendet fqinje 5 shqiptarë të dënuar me burg

Tre prej tyre u esktraduan nga Greqia në Shqipëri. Ndërsa dy prej tyre janë ekstraduar nga Shqipëria për në Itali.

19 Shkurt 2024, 11:47 Nga r.ll
EMRAT/ Akuzohen për pengmarrje dhe organizatë kriminale, ekstradohen
foto nga ekstradimi

TIRANË- Janë finalizuar procedurat e esktradimit për pesë shqiptarë të dënuar për vepra të ndryshme penale si tentativë vrasjeje, pengmarrje drejtim të organizatave/grupeve kriminale, shpërdorim detyre dhe falsifikim.

Tre prej tyre u esktraduan nga Greqia në Shqipëri. Konkretisht shtetasit: Arjan Shehu, i dënuar nga GjKKO-ja, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, Shpëtim Abdullai, 52 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 1 vit burgim, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe Pirro Kotroçi, 32 vjeç, të cilit Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ndërsa dy prej tyre janë ekstraduar nga Shqipëria për në Itali. Personat e ekstraduar janë 40-vjeçar, Ardjan Sufaj, të cilit Gjykata e Apelit e Triestes i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale, si dhe “Pengmarrja”. Gjithashtu një 56-vjeçar, të cilit Gjykata e Leçes i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit kriminal.

NJOFTIMI I POLICISË:

Bashkëpunimi intensiv dhe paralel me homologët europianë, finalizoi procedurat e ekstradimit për 5 shtetas të dënuar/të akuzuar nga autoritetet në Shqipëri dhe në Itali.

Dënimet/Akuzat për veprat penale: •tentativë vrasjeje, •pengmarrje, •drejtim të organizatave/grupeve kriminale, •shpërdorim detyre dhe •falsifikim.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet zyrave të Interpolit në Tiranë, Athinë dhe Romë, janë finalizuar procedurat për ekstradimin e 5 shtetasve shqiptarë, në vendin tonë dhe në Itali, të dënuar/të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

-Konkretisht, u ekstraduan nga Greqia në Shqipëri, shtetasit:

1. Arjan Shehu, i dënuar nga GjKKO-ja, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjatë periudhës 2016-2018, ka drejtuar një grup kriminal që pajiste kundrejt pagesave, shtetas të ndryshëm, me pasaporta europiane false, që ata të hynin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Mbretërinë e Bashkuar dhe/ose në Kanada;

2. Shpëtim Abdullai, 52 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 1 vit burgim, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Në vitin 2013, duke shpërdoruar detyrën si punonjës i shërbimeve teknike, në IEVP Kosovë, Lushnjë, ka falsifikuar fatura për riparimin e disa automjeteve të Policisë së burgjeve;

3. P. K., 32 vjeç, të cilit Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Më datë 17.07.2022, në bashkëpunim me shtetasin K. P., dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin L. D.

-Në vijim, u ekstraduan nga Shqipëria në Itali, shtetasit:

1. A. S. alias P. S., 40 vjeç, të cilit Gjykata e Apelit e Triestes i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale, si dhe “Pengmarrja”. Gjatë periudhës 2022-2023, organizata kriminale ku bënte pjesë 40-vjeçari, dyshohet se ka trafikuar rreth 100 kg lëndë narkotike kokainë, nga Ekuadori, me qellim shitjen në Itali. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se për shkak se kësaj organizate i ishte vjedhur një sasi lënde narkotike kokainë, 40-vjeçari në bashkëpunim me të tjerë, kanë marrë peng një shtetas, duke e kërcënuar me armë, për t’iu dhënë informacion mbi vjedhjen e lëndës narkotike;

2. A. A. alias A. L., 56 vjeç, të cilit Gjykata e Leçes i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit kriminal. Gjatë periudhës 2018-2019, ka drejtuar një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike kokainë, nga Holanda në Itali dhe nga Shqipëria në Itali.

interpol tirana arjan shehu shpetim abdullai pirro kotroci ardjan sufaj

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë