6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Bëhet me dije se është arrestuar i shpalluri në kërkim Duelim Kamberaj pasi në vitin 2017 ka plagosur me dashje një tjetër person me sëpatë.

FIER- Arrestohet një person dhe procedohen penalisht gjashtë të tjerë një Fier. Bëhet me dije se është arrestuar i shpalluri në kërkim Duelim Kamberaj pasi në vitin 2017 ka plagosur me dashje një tjetër person me sëpatë.
Gjashtë persona janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale dhuna për motive të dobëta, posedimi i lëndëve narkotike, ofendimi nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërtimi pa leje si dhe ushtrimi i dhunës psikologjikë ndaj bashkëshortes.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Duelim Kamberaj, 49 vjeç, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje". Në vitin 2017, ky shtetas ka dëmtuar me mjet prerës (sëpatë), shtetasin O. M..
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 45 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 34 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. H., 26 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli fizik iu gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe një grirëse plastike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Z., 23 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka fyer nëpërmjet rrjeteve sociale, një shtetase 20 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. Ç., 56 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, në subjektin e tij, pa leje;
-S. H., 19 vjeç, banues në Kolonjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte, një shtetas 14 vjeç;
-D. B., 37 vjeç, banues në fshatin Çukas i Ri, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
protesta TIRANË- Ka tensione në protestën që po zhvillohet sot para bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja...
foto ilustruese DURRËS- Arrestohen tre persona dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë për vepra të ndry...
eksplozivi KURBIN- Mbrëmjen e djeshme një personi në Kurbin i është vendosur lëndë eksplozivi në makinë. Fatmi...
pamje nga protesta TIRANË- Para bashkisë së Tiranës po mbahet protesta ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut, Erion Veliaj. ...
TIRANË- Ka nisur protesta e thirrur nga opozita para bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.&n...
Eduard Ndreca LEZHË- Ditën e sotme është vënë në pranga nga policia e Lezhës vëllai i deputetit të...
Pamje nga arrestimi LEZHË- Pas raportimeve për arrestimin e vëllait të Armando Ndrecës, vëllai i deputetit të PS, E...
Freedom House TIRANË- Organizata Freedom House me seli në SHBA ka nxjerrë raportin ditën e sotme për skenën mediatike n&...
pamje nga spak TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, është paraqitur në SPAK mëngjesin e dit&...
Makina FIER- Një grup që vidhte makina luksoze në Zvicër dhe i trafikonte në vendin tonë është zbuluar në...