5 Mars 2024, 12:31
Nga S.B
foto ilustruese
FIER- Arrestohet një person dhe procedohen në gjendje të lirë katër të tjerë në qytetin e Fierit. Deri më tani mësohet se arrestimi i 42-vjeçarit me inicialet O.Ll ka ardhur si pasojë e vjedhjes së sendeve personale të një 34-vjeçareje. Në gjendje të lirë janë proceduar 4 persona të tjerë për vepra penale të ndryshme si vjedhje parash në punë, ndërtim pa leje në pronë, kërcënim në rrjete sociale dhe posedimi i një thike. Me çështjet e lartëpërmendura do të merret Prokuroria e Fierit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim O. Ll., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin I. R., 43 vjeç (i arrestuar), i kanë vjedhur një 34-vjeçareje, 2 valixhe me sende personale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin R. G., 46 vjeç, banues në fshatin Belinë, ish-punonjës i Postës Shqiptare, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka kryer këtë detyrë, ka përvetësuar një shumë parash (pagesat e kryera nga një shtetas, për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori edhe për shtetasin A. F., 47 vjeç, banues në fshatin Bishan, Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime punime ndërtimi, në tokën e tij, pa lejen përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për shtetetasit:
-M. Ç., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 21 vjeçe, se ndihet e kanosur sepse ky shtetas i dërgon në rrjete sociale, foto të saj personale;
-D. M., 27 vjeç, banues në Lushnjë, pasi shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një mjet prerës (thikë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
fier vepra penale
Aktualitet
5 Mars 2024, 12:02
M.B
Foto nga vendi
FIER- Menaxheri i një lokali në Fier, Fjorand Piriasi, është arrestuar në flagrancë ndërsa pronari, ...
Aktualitet
5 Mars 2024, 11:41
I.A
Qeveria
Ndotja e ajrit është një nga problemet më të mëdha për qytetarët shqiptarë, duke i ekspozuar ata drejt...
Aktualitet
5 Mars 2024, 10:50
M.B
Policia
KORÇA- Është zhvilluar sot seanca për masën e sigurisë në gjykatën e Korçës për Kristo L...
Aktualitet
5 Mars 2024, 10:50
I.A
Ndertimi
LUSHNJE- Përgjegjësi i punimeve në kapanonin në ndërtim në Lushnje, i cili shpërtheu, është arre...
Aktualitet
5 Mars 2024, 10:34
M.B
Foto nga arrestimi
SHKODËR- Një 26-vjeçar dhe një 37-vjeçar anë arrestuar në Vaun e Dejes pasi gjatë kontrollit...
Aktualitet
5 Mars 2024, 10:24
M.B
Kamioni
KUKËS- Një kamion ka dalë nga rruga në hyrje të Kukësit gjatë natës. Dalja nga rruga e mjetit ka bllok...
Aktualitet
5 Mars 2024, 09:39
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Një 34-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga Interpol Tirana, është arrestuar në Itali. Shqiptari ësh...
Aktualitet
5 Mars 2024, 09:27
M.B
Foto ilustruese
SHQIPËRI- Reshjet e dëborës janë riktyer në një pjesë të territorit të vendit. Autoriteti...
Aktualitet
5 Mars 2024, 09:06
M.B
Autoritetet italiane
ITALIA- Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi u kapën me një pistoletë “Glock” me num&eu...
Aktualitet
5 Mars 2024, 08:47
M.B
I arrestuari
GREQIA- Shqiptari i shpallur në kërkim, Marios Tralo, 20 -vjeç nga Durrësi është arrestuar në Greqi....