Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
I riu humbi jetën tragjikisht më 18 nëntor të vitit të kaluar në kulmin e rinisë pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri mes tyre. Prindërit e tij kanë rikujtuar të birin pranë varrezave ku ai prehet.
TIRANË- Martin Cani, sot do të festonte 15-vjetorin e lindjes. I riu humbi jetën tragjikisht më 18 nëntor të vitit të kaluar në kulmin e rinisë pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri mes tyre. Prindërit e tij kanë rikujtuar të birin pranë varrezave ku ai prehet. Ata janë parë më tullumbace të bardha në duar dhe me lule të cilat shkruanin emrin e Martinit.
“Sot ti, dielli ynë do të mbushje 15-vjeç, por një re e zezë të mori jetën në lulen e rinisë. Martin, ti do jesh i pavdekshëm në shpirtin dhe mendjet tona, ylli më i bukur i qiellit…”, shkruhej në një letër nga të afërmit e tij.
“Na është thyer zemra në mijëra copa. Na merr malli të dëgjojmë zërin, por është e pamundur… Na merr malli shumë, se na digjet shpirti për ty, sy bukuri jonë. Ti do na mungosh pafund, por kujtime t etua do të mbesin përjetë”, shkruanin ata më tej, duke shprehur mungesën e madhe të Martinit në familje.
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit 2024 pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.
Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital.
I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
Turistët TIRANË- Dy turistë gjermanë janë shpëtuar në në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit&rd...
Aksidenti KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Klinë të Kosovës ku një tren ka p&eum...
Alket Dauti ANGLI- Një trafikant shqiptar i qenieve njerëzorë nga Belgjika në Angli u deklarua fajtor për hyrjen ilegalisht në...
Pamje nga anija "Libra" ne Shengjin LEZHË- Qeveria italiane, nën drejtimin e Giorgia Melonit, ka provuar një tjetër skenar për fun...
Ilaria Sula ITALI- Detaje të reja janë zbardhur rreth dëshmisë së Nors Manlapaz, nënës së Mark Samson, të...
ITALI- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Rovigo të Italisë pasi u kap me lëndë narkotike me vete. ...
Foto ilustruese KOSOVË- Ato që dikur shërbenin kryesisht si hapësirë për t’u lidhur me miqtë, tani janë shnd&...
foto ilustruese KOSOVË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Jagodë të Klinës, ku t...
foto ilustruese KOSOVË- Për major Beratin, pjesëtar i Policisë së Kosovës, arma nuk është vetëm pjesë e p...
foto nga kontrollet TIRANË- Policia e Tiranës ka nisur kontrollet për matjen e nivelit të zhurmave për të parandaluar ndotjen...