Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një prononcimi për mediat, Haxhia bëri me dije se shumë informacione nga dosja janë përhapur në media, ndërsa as ai dhe as Agasi nuk e kanë marrë ende materialin zyrtar.
TIRANA- Avokati Maks Haxhia është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të marrë kopje të dokumentacionit lidhur me dosjen e klientit të tij, Ergys Agasi. Gjatë një prononcimi për mediat, Haxhia bëri me dije se shumë informacione nga dosja janë përhapur në media, ndërsa as ai dhe as Agasi nuk e kanë marrë ende materialin zyrtar.
Ai theksoi se në dokumentacion nuk ka prova që lidhin Agasin me aktivitetin e tenderave apo me rrëmbimin e një personi. Sipas avokatit, klienti i tij ndodhet jashtë vendit për të përfunduar një marrëveshje biznesi dhe planifikon të vetëdorëzohet sapo të kthehet në Shqipëri. Haxhia shtoi se publikimi i të dhënave nga SPAK, para se të dorëzohen palëve të përfshira, krijon keqinterpretim dhe mund të përdoret politikisht nga opozita.
Ai gjithashtu mohoi lidhjet e Agasit me emërime apo tendera, duke theksuar se nuk ekziston asnjë provë që e implikon atë në çështjen e rrëmbimit të Gerond Meçes, personi që sipas hetimeve ishte kërcënuar për t’u tërhequr nga ankimimet për tenderat.
“Për t’i thënë prokurorisë se para se t’ia japë medias, t’ia japë personit në hetim dhe avokatit, që ti tregojmë ne opinionit publik që është mbarsur me një gjueti shtrigash dhe në një moment që po shfrytëzohet nga politika duke e paraqitur Agasin si kryeministër në hijë gjë që nuk është aspak e vërtetë.
Zoti Agasi nuk është ndonjë person i punësuar në shtet, ai është një person që ushtron veprimtari biznesi. Me aq sa e njoh unë nuk ka në kodin penal që duhet të akuzohesh për iniciativën e lirë.
Agasi nuk ka asnjë aplikim në tenderat e AKSHI-t. Ai nuk e ka në objektin e veprimtarisë së tij. Agasi nuk ka përfituar asnjë tender nga financat e buxhetit. Nuk ka asnjë veprimtari të paligjshme.
Sa i takon filmimeve, atje është një instrument sigurie, pasi Agasit i është tentuar di vidhet biznesi. Klienti im nuk është larguar, ai është jashtë shtetit për të lidhur një marrëveshje. Kur të kthehet do të mbajë qëndrimin e vet. SPAK nxjerrjen e këtyre të dhënave e komprompeton. Nuk e njeh fare personin që është marrë peng”, tha avokati Maks Haxhia./ Dosja.al
Sherri, efektivi i palgosur VLORË- Tre persona u arrestuan nga Policia e Vlorës pas një episodi dhune gjatë kontrolleve për l...
Ndodh shpesh kur ushqimi më shumë se nevojë na bëhet pjesë e ritmit të ditës sonë. Si një ndalesë e paplanif...
Protesta ITALI- Media italiane SKY Tg24 i ka kushtuar një artikull protestës së Opozitës mbrëmjen e kaluar në Tiran...
Foto nga vendngjarja VLORË- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Vlorës u zhvillua me tensione, pasi shoferët e autobus&e...
KUKËS- Një pamje e pazakontë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kukës, ku një arushë e rritur u shf...
Foto nga protesta TIRANA- Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona dhe ka nisur procedimin penal ndaj shtatë t...
Gentian Malotaj LEZHA- Gjykata e Apelit ka ndryshuar dhe ashpërsuar masat e sigurisë për disa persona të përfshirë n&eum...
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë i drejtoi Këshillit të Lartë Gjyqësor të...
Foto nga protesta TIRANA- Policia e Shtetit ka arrestuar katër persona dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj gjasht&...
Shqipëria nuk ka një plan gatishmërie për të garantuar sigurinë energjetike sipas parimeve që përcaktojnë direkti...