17 Tetor 2025, 17:48
Nga E. D
Alfred Moisi
TIRANË- Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, është i pranishëm në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish krerëvë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë fjalës së tij, Moisiu u shpreh se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore, çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet.
Duke folur në tubimin nën moton "LIRIA KA EMËR", Moisiu theksoi se akuzat ndaj liderëve historikë të UÇK-së janë të fabrikuara nga qarqet serbo-ruse, por bëri thirrje që të mos lejohet nëpërmkëmbja e gjakut të dëshmorëve shqiptarëe të rënë për lirinë e Kosovës.
“Të dashur qytetarë të Tiranës, Shqipërisë dhe Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Preshevës dhe Malit të Zi, të dashur bashkëkombës, sot jemi mbledhur këtu në zemër të Tiranës. Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin kombëtar, për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po u bëhet bijve më të mirë të Kosovës dhe të kombit shqiptar, luftëtarëve të UÇK-së, që luftuan për lirinë e atdheut.
Në vitin 2022, bashkë me presidentin Rexhep Meidani, Bamir Topi, Pandeli Majko, në dhomat e paraburgimit për të takuar personalisht presidentin Thaçi, me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, në bisedë me këta burra kuptova dhe pashë se ata trima nuk ishin të frikësuar, por burra të vërtetë, qëndronin të qetë, të gatshëm për t’u sakrifikuar për të pasur luftën e UÇK-së pa njollat që padrejtësisht duan t’i japin ata që nuk i njohin mirë shqiptarët.
Ata kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore: çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet. Unë besoj se drejtësia do të bëjë detyrën e saj dhe do të jetë në krahun e katër vëllezërve të UÇK-së. Janë burgosur pa prova, me akuza të fabrikuara në qelat e errëta serbo-ruse. Dua të theksoj se lufta e UÇK-së u mbështet fuqishëm nga NATO dhe SHBA, dhe nga partnerët e rëndësishëm perëndimorë. Komandantët udhëheqës të UÇK-së, dëshiroj të them se shqiptarët historikisht njihen si luftëtarë, por në tre raste janë shqiptarët që kanë luftuar për veten: në kohën e Skënderbeut, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe UÇK.
Të dashur miq, është koha të mos heshtim, por të ngremë zërin sa më lart për të ngritur vendin tonë. Nuk mund të pranojmë të nëpërkëmbet gjaku i shqiptarëve. Liria e Kosovës nuk është dhuratë, është fituar me gjak, me sakrifica dhe vendosmëri. I bëj thirrje drejtësisë të tregojë veten për t’u bërë mësim të gjithëve. Lavdi dëshmorëve të UÇK-së, liri luftëtarëve të UÇK-së”, tha ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu./Dosja.al
alfred moisi
Politike
17 Tetor 2025, 17:39
I.A
Arrestimi
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme pamjet nga arrestimi i Aldo Avdylajt. Me anë të një pos...
Politike
17 Tetor 2025, 17:30
I.A
Bujar Leskaj
TIRANË- Deputeti demokrat Bujar Leskaj ka sfiduar urdhërin e Partisë Demokratike, duke marrë pjesë në protest&eu...
Politike
17 Tetor 2025, 17:28
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën që po mbahen në sheshin Skënderbej, në mb&...
Politike
17 Tetor 2025, 17:25
E. D
TIRANË- Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka mbajtur fjalën në prote...
Politike
17 Tetor 2025, 17:24
I.A
Perparim Rama
TIRANË- Kryebashkiaku i Prishtinës Përparim Rama ka mbërritur në protestën për mbështetje të...
Politike
17 Tetor 2025, 17:11
E. D
Fatmir Mediu
TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është i pranishëm në protestën në Tiranë n&...
Politike
17 Tetor 2025, 17:04
I.A
TIRANË- Kreu i Grupit Parlementar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pasi opozitës do t’i rrëmbehet Këshilli Komb&eum...
Politike
17 Tetor 2025, 17:03
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu ka marrë pjesë sot në protestë...
Politike
17 Tetor 2025, 16:32
E. D
Hashim Thaçi dhe Erion Veliaj
TIRANË- Erion Velija ka reaguar nga qelia për portestën që pritet të mbahet në orë...
Politike
17 Tetor 2025, 15:13
E. D
Albana Vokshi
SHBA- Në Asamblenë e PPE në Vilnius, Lituani, deputetja Albana Vokshi kërkoi një mision urgjent verifikimi në S...