Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Agjentët e tregut valutor shprehen se tremujori i dytë i vitit i ka theksuar më tej presionet nënçmuese mbi Euron, siç ishte edhe e pritshme, kryesisht për shkak të një efekti në rritje të turizmit.

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thellon rënien gjatë kësaj jave dhe po thyen rekorde të reja historike. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 95.49 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave. Kursi Euro-Lek ka rënë me 1.3% që nga fillimi i vitit dhe me 3.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Agjentët e tregut valutor shprehen se tremujori i dytë i vitit i ka theksuar më tej presionet nënçmuese mbi Euron, siç ishte edhe e pritshme, kryesisht për shkak të një efekti në rritje të turizmit.
Gjatë vitit 2026, forcimi i Lekut ka marrë një hov të ri, që u pa qartë qysh në tremujorin e parë të vitit. Një forcim i Lekut gjatë tremujorit të parë nuk kishte qenë, deri këtë vit, një dinamikë e zakonshme në të dhënat historike.
Por, me sa duket, oferta e lartë e valutës dhe kërkesa e dobët për të ka bërë që Euro të vijojë të humbasë terren. Banka e Shqipërisë po ndërhyn rregullisht duke blerë Euro në tregun valutor, por pa e ndalur dot plotësisht rënien graduale të kursit të monedhës europiane.
Sipas statistikave zyrtare, vitin e kaluar Banka Qendrore bleu 1 miliard e 27 milionë euro, për objektivit të rritjes së rezervës valutore, por në pjesën më të madhe në funksion të qëllimit për të frenuar forcimin e kursit të këmbimit të Lekut. Sasia e valutës së blerë është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë. Vlera e përgjithshme e blerjeve përfshin ato të planifikuara, me qëllim rritjen e rezervës valutore, por edhe ato të lidhura me ndërhyrjet direkte në treg, me qëllim për të penguar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit.
Këtë vit, Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm. Ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore.
Blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë e kanë rritur ofertën monetare të Lekut me ritmet më të larta historike në muajt e fundit të 2025 dhe në fillimin e vitit 2026. Pavarësisht kësaj, monedha vendase vazhdon të forcohet./MONITOR
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë do të shpallë në pasditen e së premtes aktgjykimin në rastin Banjska ...
Shkeljet në sigurinë në punë po kthehen në një kosto të drejtpërdrejtë për bizneset shqiptare, ndërsa v...
Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në t&e...
foto ilustruese KAVAJË- Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë&nd...
KOSOVË- Trim dhe patriot. Këto janë dy fjalët e vetme që Lumnije Bunjaku thotë se e përshkruajnë më së miri ...
Foto ilustruse Një person ka vdekur në Gjakovë, pasi ra nga një ndërtesë e lartë ku po punonte. Lidhur me këtë...
Foto ilustruse GREQI- Dy shqiptarë dhe një shtetas grek janë lënë në burg nga drejtësia greke, pasi shantazhuan një...
TIRANË- Ademiku Rexhep Qosja para se të ndahej nga jeta kishte lënë një amanet për nipin e tij Valjetin. Në let&e...
Pamjet VLORË- Një aksident ka ndodhur brenda tunelit të Llogarasë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën....
Foto ilustruse TIRANË- Ambasada amerikane ka njoftuar ditën e sotme se DASH po shtrëngon vizat ndaj atyre që punojnë në ...