3 Maj 2024, 21:57
Nga N.F
Nadire Zani
GRAMSH- Emisioni “Stop” në Tv Klan është ndalur në Gramsh pasi Nadire Zani ka një problem me Hetimin Tatimor që i ka bllokuar pronën. Bëhet fjalë për një magazinë bujqësore, 3 km larg Gramshit që u privatizua në vitin ’95. Disa punonjës të saj e blenë magazinën dhe mallin dhe e lanë në ruajtje që kur të ndahen pjesët takuese, të marrë secili të vetin. Nadirja tregon se asaj i qëlloi mall stok që nuk shitet e nuk është më në qarkullim.
Por një ditë shfaqet Hetimi Tatimor dhe i vë shirita duke thënë se duhet të pajiset me NIPT. Nadirja thotë se nuk e ka subjekt tregtar e as shet ndonjë gjë dhe mallin stok e vërteton me një dokument nga bashkia dhe me një akt kostatimi nga higjena. Ajo shkonte vetëm për të bërë ajrosjen e magazinës. Në drejtorinë e Hetimit Tatimor, inspektori thotë që zonja të shkojë në gjyq nëse nuk i pëlqen bllokimi.
Inspektori: Subjektin e kanë bllokuar, pasi e kanë gjetur në aktivitet.
Qytetarja: Çfarë kanë qenë duke bërë? Kot po ju pyes personalisht…
Inspektori: E gjetën subjektin të hapur!
Qytetarja: Çfarë po bënin pra? A e kanë gjetur të hapur?
Inspektori: Ka ushtruar aktivitet subjekti, ka qenë i hapur!
Qytetarja: Ka qenë i hapur edhe….
Inspektori: Ka qenë duke…
Qytetarja: Duke shitur? Ka qenë duke shitur?
Inspektori: Ka qenë për të shitur, për të shitur, për të shitur, se s’kam qenë unë.
Qytetarja: Mor zotëri! Atëherë ato nuk shiten mo, se janë plehra.
Inspektori: Si?
Qytetarja: Janë plehëruese, që nuk funksionojnë! Nuk shiten! Është kapur një rast flagrant!
Inspektori: Si?
Qytetarja: Po, është kapur duke shitur.
Inspektori: Është kapur subjekti i hapur.
Qytetarja: Si mund të më penalizoni ju mua? Si mund të më ndaloni, që unë të futem tek prona ime?
Inspektori: Futu, po mos të kesh subjektin duke shitur!
Qytetarja: Po pra, po të më kishe kapur duke shitur, pse s’ma vunë gjobën?
Inspektori: Ça gjobe?
Qytetarja: Gjobën o vlla!
Inspektori: Është ligji 99-20, në momentin, që të kanë gjetur në aktivitet, bllokohet subjekti.
Qytetarja: Ore, s’e kanë kapur duke shitur, se s’ka ça të shesë! Si mund të shesë, kur ISHP-ja ka…
Inspektori: Nuk më intereson fare kjo!
Qytetarja: Ah, nuk ju interesojnë këto gjërat?
Inspektori: Kemi ligjin tonë! Për ato të ISHP-së, vazhdo me ISHP-në ato të Bashkisë atje! Inspektorët tanë janë konform ligjit! Kanë bërë një akt-konstatimi, ku zonja ka firmosur aktin e konstatimit, që e kanë gjetur duke ushtruar aktivitet dhe e kanë mbyllur sipas ligjit. Tani, që të hapet subjekti, zonja duhet, që të pajiset me NIPT, me TVSH të NIPT-it.
Qytetarja: Nuk mundet të pajiset! Nuk mundet, për atë godinë!
Inspektori: S’ka rëndësi fare! Të pajiset me NIPT!
Qytetarja: Nuk ka si të pajiset, more zotëri! Nuk ka si të pajiset, se nuk ka çfarë shet!
Inspektori: Ok! Meqenëse nuk pajiset me NIPT. Nuk hapet aktiviteti. Në qoftë se prish shiritat, do vejë për ndjekje penale!
Qytetarja: O zotëri, do e hap do e bëj garazh, për të vënë makinën, o zotëri.
Inspektori: Do ta çojmë për ndjekje penale, kështu e kemi ligjin ne.
Qytetarja: O zotëri, shiriti është vënë kot sepse po thua duke shitur, por çfarë ka shitur? Mund të më thoni ju, çfarë ka shitur?
Inspektori: E kanë shkruajtur me emër, me mbiemër nëqoftëse nuk je dakord, atëherë hidhini në gjyq!
Nga ana tjetër drejtori i Tatim-taksave në bashkinë Gramsh, thotë se në asnjë moment aty nuk ka qenë subjekt tregtar, por nuk di të thotë se pse Hetimi Tatimor ka dalë me këtë vendim.
Marrë nga TV Klan
nadire zani gramsh magazine bujqesore
Aktualitet
3 Maj 2024, 21:57
r.ll
shifrat e gjetjeve
TIRANË- Në analizën e të dhënave të Barometrit për bilancin e 30 viteve tranzicion në Shqipë...
Aktualitet
3 Maj 2024, 21:54
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Barometri në Euronews Albania ka realizuar këtë herë një studim ku analizohen nga qytetarët 30 v...
Aktualitet
3 Maj 2024, 21:46
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Vetëm dy ditë më parë në rrjete sociale u publikua një video ku një i moshuar dhunonte n&eu...
Aktualitet
3 Maj 2024, 20:59
r.ll
foto ilustruese
DIVJAKË- Në fshatin Çermë Sektor (Tërbuf) të Divjakës prej 10 muajsh mungon një mjek i përgj...
Aktualitet
3 Maj 2024, 20:35
N.F
Etleva Bodi
ITALI- Autoritet italiane kërkojnë burgim për shqiptarin, Selami Bodi i cili vrau në tetor të vitit 2023 bashk&eu...
Aktualitet
3 Maj 2024, 19:55
r.ll
studentet e mjekesise
TIRANË- Studentët e Mjekësisë janë shprehur kundër projektligjit me ndryshimet që kërkoi Gjyk...
Aktualitet
3 Maj 2024, 19:48
r.ll
foto nga kremitmet
TIRANË- Besimtarët ortodoksë në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë kanë kujtuar s...
Aktualitet
3 Maj 2024, 19:09
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durr&eu...
Aktualitet
3 Maj 2024, 18:57
Elton Qyno
taulant tusha
TIRANË- Një hetim pasuror i SPAK, që është hapur paralelisht me hetimin ndaj personave të arrestuar për in...
Aktualitet
3 Maj 2024, 18:27
r.ll
foto nga vendngjarja
DROPULL- Ditën e sotme, u përcollën në banesën e fundit, dy të moshuarit që u gjetën të v...