Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), numri total i pajtimtarëve (i shprehur si numër i kartave SIM) ra në 3.39 milionë, 10.2% më pak krahasuar me një vit më parë.

TIRANË- Numri i përdoruesve të telefonisë celulare pësoi përsëri rënie në tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), numri total i pajtimtarëve (i shprehur si numër i kartave SIM) ra në 3.39 milionë, 10.2% më pak krahasuar me një vit më parë. Edhe numri i përdoruesve aktivë (që kanë përdorur numrin e tyre në tre muajt e fundit) ra në 2.75 milionë, 2.1% më pak krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.
Në fakt, ulja e numrit të përdoruesve të telefonisë celulare duket të jetë edhe një tendencë afatgjatë. Në harkun e një dekade, numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare ka rënë me afërsisht 30%.
Në afatin e gjatë, ulja e numrit të përdoruesve lidhet me dinamika të brendshme të tregut, por edhe me faktorë demografikë. Numri i operatorëve celularë është ulur nga katër në dy, ndërkohë që është gjithnjë e më pak e përhapur që një përdorues të mbajë më shumë se një numër celular. Kjo tendencë ishte mjaft e përhapur afërsisht deri para një dekade, para të ndalohej diferencimi i çmimeve për thirrjet brenda rrjetit dhe ato jashtë rrjetit.
Një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar numrin e përdoruesve në vitet e fundit është edhe marrëveshja për heqjen e tarifave roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke qenë se një pjesë e mirë e vizitorëve të huaj në Shqipëri vijnë nga vendet fqinje, ata tashmë nuk e kanë më të nevojshme për të përdorur numra shqiptarë për komunikimin e tyre, gjatë kohës që ndodhen në Shqipëri.
Gjithmonë në horizontin afatgjatë, edhe tendencat demografike negative dhe tkurrja e popullsisë mund ta shpjegojnë pjesërisht rënien e numrit të përdoruesve aktivë.
Ndërkohë, në një horizont krahasimi më afatshkurtër, veçanërisht tremujori i tretë i vitit, mund të jetë një lloj indikatori i tërthortë i turizmit. Përgjithësisht, turistët e huaj përdorin karta SIM vendase për komunikim, veçanërisht për shërbimin e internetit.
Kjo sjell një rritje sezonale të numrit të përdoruesve gjatë tremujorit të tretë të vitit. Megjithatë, gjatë vitit 2025, numri i përdoruesve aktivë pësoi rënie krahasuar me një vit më parë, çka mund të shpjegohet me një sasi më të vogël numrash të përdorura nga turistë të huaj.
Ndërkohë, edhe trafiku total i thirrjeve nga rrjetet celulare pësoi rënie me 0.5% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024. Ndërsa numri i mesazheve të shkruara shënoi rënie 6.1% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, kjo është një tendencë afatgjatë, e lidhur kryesisht më zëvendësimin thirrjeve dhe mesazheve të kryera nga rrjetet me aplikacionet e bazuara te interneti, si për shembull whatsapp.
Kjo konfirmohet nga një rritje e shpejtë në vijimësi e trafikut të internetit nga rrjetet celulare. Sipas AKEP, gjatë tremujorit III 2025, trafiku i të dhënave nga këto rrjete u rrit me 19.8% krahasuar me një vit më parë. Konsumi mesatar i internetit për çdo përdorues u rrit në 10.41 GB (gigabyte) internet në muaj, në rritje me 21.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e përdorimit të internetit mund të lidhet pjesërisht edhe me nisjen e ofrimit të shërbimit nëpërmjet rrjeteve të teknologjisë 5G. Rrjetet 5G mundësojnë kapacitete më të mëdha të transmetimit të të dhënave dhe shpejtësi më të lartë të internetit nga rrjetet celulare./Monitor.al
Korçë KORÇË- Pas reshjeve të shiut, ekipet e punës në bashkëpunim me Bashkinë Maliq dhe Drejtorin&eum...
Foto ilustruese VLORË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit t&e...
FIER FIER- Çarja e argjinaturës dhe prurjet e shumta të lumit Semannë ka bërë që uji të vërsho...
Uji në fusha dhe në serra dëmtoi prodhimin në fazë vjelje, ndërsa ngricat e dy ditëve të fundit kanë dëmtuar...
Dita sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti për sot, parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash mesa...
Lëvizja e lirë e punëtorëve, e krijuar nga Traktati i Romës i nënshkruar në vitin 1957, ka evoluar në mënyrë...
Elvis Demçe ITALI- Autoritetet italiane kanë dënuar 14 persona, mes tyre Elvis Demçe, të cilët akuzohen pë...
pamje nga aksidenti KAVAJË- Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:00, në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës. B&eu...
Foto ilustruse GJIROKASTRA- Në një pallat në qytetin e Gjirokastrës ka rënë zjarri. Menjeherë pas raportimit të k&e...
Foto ilustruse SPANJË- Policia spanjolle ka çmontuar një bandë shqiptare të përkushtuar, për të kryer grabit...