LIVE UPDATES
Insights

Të punojmë së bashku për të trajtuar ndotjen e ajrit dhe për të shpëtuar jetë

Në qytetet kryesore si Tirana, cilësia e ajrit shpesh i tejkalon nivelet e rekomanduara nga OBSH-ja për substanca të dëmshme si dioksidi i azotit (NO2) dhe grimcat (PM10).

11 Tetor 2024, 13:19 Nga Fiona McCluney dhe Silvio Gonzato
Të punojmë së bashku për të trajtuar ndotjen e ajrit
Foto ilustruese

Nga Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e OKB-së dhe Silvio Gonzato, Ambasador i BE-së në Shqipëri

TIRANË- Ndotja e ajrit është një shqetësim kritik që rrezikon mjedisin tonë dhe shëndetin publik. Për më tepër, është çështje e të drejtave të njeriut që ndikon në mënyrë joproporcionale te komunitetet tona më të cenueshme, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.

Sipas një studimi të UNEP-it të vitit 2021 për Ballkanin Perëndimor, ndotja e ajrit mbetet një sfidë urgjente në të gjithë rajonin. Në Shqipëri, cilësia e ajrit vuan nga efektet e kombinuara të transportit, aktiviteteve industriale dhe ngrohjes së banesave.

Ndërkohë, sipas Indeksit të UNICEF-it për Rrezikun Klimatik për Fëmijët 2021, ndotja e ajrit është barra më e madhe shëndetësore për fëmijët nën pesë vjeç në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, me 99% të fëmijëve të ekspozuar ndaj niveleve të ndotësve të ajrit që mund të ndikojnë rëndë në shëndetin dhe zhvillimin e tyre, duke çuar në pasoja të përjetshme.

Në qytetet kryesore si Tirana, cilësia e ajrit shpesh i tejkalon nivelet e rekomanduara nga OBSH-ja për substanca të dëmshme si dioksidi i azotit (NO2) dhe grimcat (PM10). Ndërsa Tirana mund të jetë në nivelin më të lartë të ndotjes urbane, rajone të tjera si Elbasani, Fieri dhe Korça janë njësoj të prekura, kryesisht për shkak të emetimeve industriale. Një vlerësim i Agjencisë Evropiane të Mjedisit arriti në përfundimin se ndotja e ajrit në mjedis ka shkaktuar 4.600 vdekje të parakohshme në Shqipëri në vitin 2021.[1]

Kjo nuk është thjesht statistikë; është një realitet i zymtë që përkthehet në shtim të problemeve të frymëmarrjes, kostove të kujdesit shëndetësor dhe presioneve ndaj shërbimeve publike. Cilësia e keqe e ajrit shkakton dëmtim të zhvillimit kognitiv që çon në performancë të dobët në shkollë .

Pavarësisht performancës relativisht më të mirë të Shqipërisë në krahasim me vendet fqinje, nuk ka vend për vetëkënaqësi. Sistemet e monitorimit të cilësisë së ajrit në Shqipëri janë të vjetruara dhe shpesh jo të besueshme. Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2018 zbuloi se të dhënave të mbledhura për monitorimin e cilësisë u mungonte rigoroziteti i kërkuar për të frymëzuar politika efektive.

Për më tepër, ndonëse është miratuar Direktiva për Cilësinë e Ajrit të Mjedisit, mekanizmat e zbatimit mbeten, për fat të keq, të pamjaftueshëm. Autoritetet shqiptare duhet të trajtojnë urgjentisht mangësitë në rrjetin e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe të sigurojnë që të dhënat të ndahen në mënyrë transparente me publikun.

Shqipëria nuk është e vetme në përballjen e kësaj sfide dhe komuniteti ndërkombëtar është këtu për ta mbështetur vendin. Një qasje e unifikuar që përfshin BE-në, OKB-në dhe palët vendore të interesit është thelbësore. Nismat ndërkombëtare, si Indeksi i UNICEF-it për Rrezikun Klimatik për Fëmijët dhe Manifesti i të Rinjve për Cilësinë e Ajrit dhe Ndryshimet Klimatike, me të rinjtë që kërkojnë të ndërmerren hapa konkretë, ofrojnë korniza thelbësore për veprim.

Këto nisma theksojnë nevojën kritike për ndërgjegjësimin dhe edukimin e publikut për cilësinë e ajrit dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në shëndet. BE-ja e shoqëron Shqipërinë në tranzicionin e saj të gjelbër duke mbështetur transportin më efikas dhe miqësor me mjedisin, duke përfshirë edhe rivendosjen e linjave të modernizuara të trenave për qytetarët e saj me rajonin dhe Evropën, si dhe duke financuar sistemin e ardhshëm elektrik të transportit të shpejtë të autobusëve në Tiranë.

Është e rëndësishme që Shqipëria ta forcojë Agjencinë e saj Kombëtare të Mjedisit, të zgjerojë rrjetin e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe të sigurojë që ka burimet dhe ekspertizën e nevojshme për ta monitoruar cilësinë e ajrit në mënyrë efektive, duke përfshirë edhe ngritjen e sistemeve të alarmit për cilësinë e ajrit në shkolla dhe kopshte. Gjithashtu, vlerësimet e rregullta nga Instituti i Shëndetit Publik duhet të bëhen normë, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke ofruar të dhëna në kohë reale për publikun përmes një Indeksi të aksesueshëm të Cilësisë së Ajrit.

Mbrojtja, mirëmbajtja dhe rritja e mbulesës urbane dhe peri-urbane të pemëve dhe natyrës mund të ndihmojë për uljen e ekspozimit ndaj ndotjes urbane. Për shembull, pemët përgjatë rrugëve veprojnë si një pengesë fizike, duke reduktuar fluksin e drejtpërdrejtë të ndotësve nga trafiku drejt ndërtesave. Mbulesa e shëndetshme e pemëve dhe e natyrës gjithashtu mund të zvogëlojë gjenerimin dhe ekspozimin ndaj rërës dhe pluhurit në zonat urbane. Bashkimi Evropian do të mbështesë ripyllëzimin dhe menaxhimin e pyjeve në Shqipëri përmes programit të tij “BE për pyjet” që do të nisë vitin e ardhshëm.

Pemët dhe natyra urbane dhe peri-urbane sjellin edhe shumë përfitime të tjera, duke ndihmuar në freskimin e qyteteve dhe reduktimin e ishujve të nxehtësisë, përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor të banorëve, zvogëlimin e rrezikut nga përmbytjet, ofrimin e hapësirës për komunitetin, inkurajimin e ecjes dhe çiklizmit, krijimin e vendeve të gjelbra të punës, tërheqin blerësit dhe turistët në rrugët me hije, dhe shumë më tepër.

Promovimi i lëvizshmërisë së gjelbër, si përdorimi i automjeteve elektrike dhe adoptimi i praktikave të qëndrueshme të biznesit, luan një rol kritik në reduktimin e ndotjes urbane dhe nxitjen e qyteteve më të shëndetshme. Automjetet elektrike prodhojnë zero emetime nga tubat e shkarkimit, duke ulur ndjeshëm nivelet e ndotjes së ajrit në zonat me popullsi të dendur.

Kur kombinohen me planifikim të qëndrueshëm urban dhe modele biznesi që i japin përparësi përgjegjësisë mjedisore, këto përpjekje mund të çojnë në ajër më të pastër dhe hapësira urbane më të jetueshme.

Integrimi i lëvizshmërisë së gjelbër me gjelbërimin urban jo vetëm që përmirëson cilësinë e ajrit, por krijon edhe një mjedis më të qëndrueshëm dhe elastik për brezat e ardhshëm. Bashkimi Europian ka bashkuar forcat me Gjermaninë për të ndërtuar rrjetin e ri të transportit të gjelbër për qytetin e Tiranës, një sistem transporti me autobusë elektrikë me emetim zero që ndihmon ndjeshëm në reduktimin e emetimeve të dëmshme.

Ndodhemi në një moment kyç në trajtimin e ndotjes së ajrit në Shqipëri. Shëndeti i fëmijëve dhe e ardhmja e komuniteteve varen nga një angazhim i vendosur për ajër më të pastër. Le të ndërmarrim veprime kolektive tani për të zbatuar politika të fuqishme dhe për të forcuar sistemet e monitorimit, duke siguruar një mjedis më të shëndetshëm për brezat që do të vijnë. Është koha për t’i dhënë përparësi ajrit që thithim dhe për të mbrojtur shëndetin e njerëzve tanë./Monitor.al

ndotja ne shqiperi fiona mccluney silvio gonzato

Sondazh

Poll
Insights 5 Tetor 2024, 19:05 Lumturi Hasa

Një yll u këput

Lumturi Hasa Një yll u këput. Nuk më harrohet ajo natë. Ishte pothuajse ora 2 e natës edhe pse distanca ishte e largët nga sh...

Insights 29 Shtator 2024, 16:21 Muhamedin Kullashi

Mbrojtja apo izolimi i Kosovës?

Muhamedin Kullashi KOSOVË- Orientimi politik i qeverisë Kurti, që nga fillimi i mandatit më 2021, u shqua me prirje gjithnjë e m&e...

Insights 21 Shtator 2024, 17:49 Andi Bejtja

Formimi i shtetit bektashi

foto ilustruese TIRANË- Puna për krijimin e Shtetit Bektashi në periferi të Tiranës ka nisur me shpejtësi marramendëse. ...

Insights 31 Gusht 2024, 19:48 Lutfi Dervishi

Skënderbeu, Ismail Beu dhe Edibeu

shtatorja e skenderbeut TIRANË- Inagurimi i shtatores së Skënderbeut te Hora e Arbëreshëve në prani të kryetares së...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet