Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Enean nuk mund ta harroj se ishte me një moshë me djalin tim, u rritën bashkë në një lagje. Prindërit e rritën me mundime e edukuan e shkolluan dhe e nxorrën në jetë. Enea u rrit hodhi shtat dhe u burrerua. Enea ishte djali që gjithkush do krenohej, ai ishte vëllai që çdokush do e dëshironte, ishte shoku që shumëkush do e pranonte.
Një yll u këput. Nuk më harrohet ajo natë. Ishte pothuajse ora 2 e natës edhe pse distanca ishte e largët nga shtëpia ime një shpërthim i fortë u ndje. Direkte për nje moment me shkoi mëndja te djemte e mi edhe pse i dija që një e kam në emigrim dhe të tjerët në gjumë por instikti i nënës gjithmon për të keq i shkon mëndja. Vrapova në dritare dhe shikoja qiellin e nxirë nga errësira. Epo thashë me vete dikush do jetë kujtuar vonë për ditëlindjen dhe ka hedhur fishekzjare edhe pse kish kaluar ora 12.Mëngjezin e nis çdo ditë me një kafe por ndryshe nga ditët e tjera. Lajmi i parë në rrjetet sociale ishte ;
Shpërthim me tritol në një apartament në Elbasan, plagoset rëndë një 26-vjeçar. Kap në dorë telefonin dhe nis telefonatat me rradhë. Është në gjëndje të rëndë Enea djali i Turit dhe i Lulit.Jo…..e tmerrshme si ka mundësi! Enea djalë flori nuk trazon dy gurë. Këto ishin fjalët e mia. Nuk ishte për të tritoli por ai u gjend në momentin e gabuar, e morën në qafë më thanë atë djalë flori.
Enean nuk mund ta harroj se ishte me një moshë me djalin tim, u rritën bashkë në një lagje. Prindërit e rritën me mundime e edukuan e shkolluan dhe e nxorrën në jetë. Enea u rrit hodhi shtat dhe u burrerua. Enea ishte djali që gjithkush do krenohej, ai ishte vëllai që çdokush do e dëshironte, ishte shoku që shumëkush do e pranonte.
Enea punonte për të mbajtur shtëpinë dhe prindërit.Enea kishte ëndrra kishte plane për jetën kishte një jetë të gjatë përpara. Udhëtimi i tij për jetën do ishte i gjatë për ti realizuar ato ëndrra por dikush Eneas i preu biletën dhe e zbriti para kohe në stacionin e gabuar në stacionin vdekje.
Tre muaj luftoji me jetën nuk donte ta dorëzonte atë dreq jete ,sepse u vra në shtëpinë e vet u vra pa i bërë keq njeriut u vra sepse nuk duhej të vritej u vra sepse ishte i mirë, luftoji se donte të kthehej për jetën, për shokët për të dashurën,për ëndrrat,për vëllain për prindërit që i donte dhe e donin shumë. Enea nuk duhej të shkonte se ka babain e sëmurë ka Nënën që nuk mundet të qëndroj pa të birin e saj.
Enea pusho i qetë mor bir. Sot me këtë shtet kartoni e frikshme të jesh njeri i mirë.
E frikshme të jesh i mirë me këtë shoqëri rrumpallë. E frikshme të jesh në punën tënde, në shtëpinë tënde se dikush të bën engjëll. Funderrinat e shoqerise jetojne si mbreter e njerëzit e pafajshëm vdesin. Sa të pafajshem do vdesin si Enea sa Nena do qajne për fëmijët Sa shtepi do mbyllen padrejtesisht.
Nikola Kedhi E djathta shqiptare sot qëndron në një udhëkryq. Pas shumë viteve zhgënjimesh, lodhjes nga premtimet e pabazuara...
Enkeleda Memisha Numri i madh i turistëve të huaj që po vizitojnë Shqipërinë këtë vit thekson rëndësin&eu...
Muhamedin Kullashi KOSOVË- Orientimi politik i qeverisë Kurti, që nga fillimi i mandatit më 2021, u shqua me prirje gjithnjë e m&e...
foto ilustruese TIRANË- Puna për krijimin e Shtetit Bektashi në periferi të Tiranës ka nisur me shpejtësi marramendëse. ...
indrit hoxha TIRANË- Momenti politik është i rëndë, kodi elektoral është ai që është, i imponuar nga mazh...
foto ilustruese TIRANË- Më 28 gusht 2014, kancelarja gjermane Angela Merkel lanҫoi projektin gjerman ambicioz të quajtur Procesi i Berlinit,...
Sonila Meço TIRANA- Në ngadalësimin një mujor prej punës, i domosdoshëm për rifillimin me energji të plota a...
shtatorja e skenderbeut TIRANË- Inagurimi i shtatores së Skënderbeut te Hora e Arbëreshëve në prani të kryetares së...
lideret e ballkanit perendimor BRUKSEL- Gjatë viteve të fundit, qëndrimet ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian në ve...
Agustin Palokaj Edhe ata që nuk e duan aq shumë BE-në e pranojnë se ajo ka dy arritje të mëdha. E para është liria ...