LIVE UPDATES
Insights

Po lëngon keqaz...Tirana po zhytet në honin e tmerrshëm të një babëzie pa frè e neglizhence pa shpirt!

Tirana të përplaset e vrazhdë edhe pse e dashur, jugu të bie me dhimbje kokës edhe pse i yti, Shqipëria të trishton edhe pse ke dorë vetë.

1 Shtator 2024, 20:56 Nga Sonila Meço
Po lëngon keqaz...Tirana po zhytet në honin e tmerrshëm të
Sonila Meço

TIRANA- Në ngadalësimin një mujor prej punës, i domosdoshëm për rifillimin me energji të plota arrin të vëzhgosh e kapësh fenomenet, jo thjesht në shfaqje, por në shkak, duke e përftuar mekanizmin e tyre sikur çmonton e rindërton një lego 6 vjeçarësh. Tirana të përplaset e vrazhdë edhe pse e dashur, jugu të bie me dhimbje kokës edhe pse i yti, Shqipëria të trishton edhe pse ke dorë vetë.

Mbrëmë, duke bërë shëtitjen e muzgut me mamin, i ramë më gjatë se zakonisht. Zagushia e drekës po depërtohej nga ca kapilarë fresku, si për ta bërë të pavdekshmëm postulatin “iku vapa me gushtin”. S’ka ikur jo, por ngacmimet e imta të mbrëmjes nuk gabojnë. Tirana kutërbonte nga një erë e ndyrë fekalesh e plehrash, herë herë neveritëse gjer në asfiksi. Mu në qendër të saj, e paholluar, si esencë edhe drejt periferive.

Mbeturinat gufuar nëpër kazanë të ndryshkur e të shkalafitur të shfaqen pa asnjë drojë ngjitur një katedraleje, puqur një godine zyrtare, në këmbë të një muzeu, në pëqí të një lulishteje të tharë. Pemët e pakta, të zbërdhulura e fikura nga një shtresë pluhuri e dheu, lulet e tejthara, shkurret e harlisura nga djegia përvëluese e verës dhe paujitja sistemike, tokë e zhuritur, që me zor mban ca fije bari sporadik, i paqartë edhe vetë për jetën në atë shkretì.

Ajër s’ka…korridoret e lëvizjes së lirë të oksigjenit janë bllokuar nga ngrehina të përbindshme, që nuk lënë as jodin e Adriatikut e as freskinë e Dajtit të qarkullojnë e puqen në mushkëritë e njerëzve. S’lëviz më ajri, pluskon ashtu ngarkuar me ndotje mbi kokat e shëtitësve të mbrëmjes e punëtorëve të ditës. Yjet nuk dallohen qartë prej kohësh, mes syve e qiellit vjen vërdallë një masë e qelbur grimcash të ngarkuara me “jashtëqitjen” e ndërtimeve, trafikut të tërbuar, jetës kaotike dhe mungesës së rregullit, normave, pastërtisë.

Trotuaret, si çarqe këmbësh, plot dëmtime, brazda, pllaka të çngjitura, ngushtime pa sinjalistikë, funde të papritura, zgjerime të zaptuara llamarinash kantieresh ndërtimi, të pandriçuara nëse mungojnë vitrina butiqesh e zyrash shkëmbimesh valutore, ngucur nga mbipopullimi i një qyteti mallkuar në beton. Rrugicat të përdhunuara nga pallate shumëkatëshe, makina në kërkim parkingjesh, tezga mallrash kineze, frutash e perimesh importi, bidonash 5 litërshe uji, minimarketesh në mbijetesë, ngulfatur listash, me produkte të dyshimta datash skadencash, me çmime të lemerishme.

Udhëkryqe dendur turmash turistësh, të palodhur, të qeshur, të hutuar, që “flladiten” nga trafiku i lemerisur, shurdhohen nga boritë, “shpëlahen” nga shtëllunga tymi, rè pluhuri, aroma fast-food-esh, me kokën lart për të parë maja kullash, teksa shkelin pa dashje lypsarët si qilimi autentik i qytetit. Policë të rreshkur vape, orësh të tejzgjatura, pushimesh të pakta, pagash qesharake, rreziqesh të frikshme, uniformash të zbardhemura, skërmitjesh shoferësh, nervash të lëshuara, durimi të sosur. Pleq të trembur nga rreziku i pandashëm në trotuare pushtuar biçikletash, scooter-ash e rroller-ash, penguar zgavrimeve nëpër rrugët e shkalafitura, rrëzuar e lënduar nëpër zgëqe punësh të pambaruara.

Prindër me karroca në qafë çdo dhjetë metra, duke garendur si roje kopshti zoologjik për të mbrojtur fëmijët nga bishat lëshuar rrugëve, kërthinj të lodhur nga teshtima alergjish… Emigrantë, shumë emigrantë me shqipe të sakatuar, disa të malluar e bezdisur njëkohshëm, të tjerë të larë e edukuar, të kuruar e duruar, por ca edhe të shastisur e zhgënjyer, të hutuar e përhumbur. U flasin fëmijëve me takt në gjuhë të huaj a me ofshamë në shqip, gjerbin qetë kafetë a zhurmshëm pijet e shtrenjta. Janë brez i dytë, i tretë e për çudi shumë edhe i katërt emigracioni. Dyfishohet qyteti prej tyre, ndoshta dhe trefish. Ngucet qyteti, sa më shumë shtohen të ikurit aq më lart shkojnë kulla e pallate.

Nerva, psherëtima, shikime të vëngërta, folmevete, britma, sherre, frikë, shfryrje, sharje, mallkime, zgërdhirje, pështymë, hakërrime, deklarata politike, lëpirje, servilizëm, hipokrizi, mediokritet, salltanet, energji të ligëta…thashetheme, përfolje, shumë thashetheme, shumë përfolje, bezdi…ankesa për sëmundje, tumore, dhimbje kockash, djegie muskujsh, shtrëngim gjoksi, tharje fyti, migrenë, marramendje, lodhje kronike, ankth, depresion…

Tirana po lëngon, lëngon keqaz. Si aty ku shkel ti, si aty ku deliron një ndërtues, pasunar a zyrtar. Tirana po zhytet, jo në “gropën” natyrale ku Zoti e vendosi të shijojë afrinë me det e mal, po në honin e tmerrshëm të një babëzie pa frè e neglizhence pa shpirt.

Nëse nuk e dalloni ende agoninë e dhënien shpirt të saj, me siguri nuk keni dalë ende, duke ecur me prindërit e fëmijët në krah. E me gjasë nuk u dhimbsen më. E përfundimisht as puna e as mundimi, lodhja e sakrifica nuk ju garantojnë më jetë 1 shtator, rinisje në mugëtirë. Për ku?

Sondazh

Poll
Insights 31 Gusht 2024, 19:48 Lutfi Dervishi

Skënderbeu, Ismail Beu dhe Edibeu

shtatorja e skenderbeut TIRANË- Inagurimi i shtatores së Skënderbeut te Hora e Arbëreshëve në prani të kryetares së...

Insights 15 Gusht 2024, 07:21 Agustin Palokaj

BE po mbytet në urën e Ibrit

Agustin Palokaj Edhe ata që nuk e duan aq shumë BE-në e pranojnë se ajo ka dy arritje të mëdha. E para është liria ...

Insights 9 Gusht 2024, 13:56 Emin Barçi

E vërteta dhe interesat mbi borxhet

foto ilustruese TIRANË- Opinioni publik prej kohësh po bombardohet me të ashtuquajturin “skandal të mikrokredive”. Shum&eu...

Insights 30 Korrik 2024, 16:25 Pano Soko

Ahmetaj duhet të ndajë mendjen

Pano Soko TIRANA- Arben Ahmetaj duhet ta kuptojë që "Ndiqni paranë" e them unë që deduktoj nga jashtë, jo ai që di ...

Insights 22 Korrik 2024, 19:20 Lutfi Dervishi

Moti sot dhe parashikimi për nesër

lutfi dervishi TIRANË - Mbi vendin tonë do vijojnë të mbizotërojnë temperaturat e larta të shoqëruara me shpë...

Insights 15 Korrik 2024, 10:30 Fatos Çoçoli

Pse pavarësia e BSH është e shenjtë?

banka e shqiperise TIRANË- Banka e Shqipërisë ka të njëjtën pavarësi si Banka Qendrore Evropiane. Kjo pavarësi duhe...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet