LIVE UPDATES
Insights

Humbja e votave të të djathtëve është sfidë për ty, Flamur. Përgjigju!

Sepse flasin shumë për Himarën ata që veçse shkojnë në resortet e milionerëve, apo ata që lodrojnë në detin e kristaltë e dehen klubeve të qejfit natën e verës së mrekullueshme të rivierës shqiptare, e mendojnë se duke pasur ndonjë shtëpi aty poshtë buzë detit e jo lart maj fshatit, janë ekspertë të zonës. Po të flas, pikërisht për ata, që tezat beleriste i pasqyrojnë si shqiptare se arrijnë të flasin veç me pasanikët e atyshëm që janë o beleristët o pasanikët e Tiranës, e nuk kanë shkelur kurrë një ditë në fshatrat e zonës.

8 Gusht 2024, 12:55 Nga Ardit Bido
Humbja e votave të të djathtëve është sfidë
Ardit Bido

I dashur Flamur,
Ky gusht, fatmirësisht, më ka gjetur mirë nga ana shëndetësore, por rastësisht e nisa muajin duke i shkruar një doktori, Vangjelit, dhe tani po e vijoj duke i shkruar një doktori tjetër, ty. Për Himarën po ju shkruaj të dyve, jo në çështje mjekësore, sepse ky inflacion i doktorëve jovendas në Himarë veçse mund të ketë bezdisur doktor Janin që as doni ju, as ai, as qyteti që t’ia zini vendin se ka një jetë që i shërben Himarës, por për çështje konjukturash lokale. Kur para zgjedhjeve flisja nëpër media, doja që ajo krahinë krenare e Labërisë, ku, po, ka edhe tre fshatra ku banojnë banorë me vetidentifikim grek, të begatojë siç e meritojnë banorët e atyshëm e në vend të kthehet në betejë mes vorioepirotizmit e normalitetit, të kthehej për herë të parë në diskutim mbi hallet e banorëve. E di pse? Sepse flasin shumë për Himarën ata që veçse shkojnë në resortet e milionerëve, apo ata që lodrojnë në detin e kristaltë e dehen klubeve të qejfit natën e verës së mrekullueshme të rivierës shqiptare, e mendojnë se duke pasur ndonjë shtëpi aty poshtë buzë detit e jo lart maj fshatit, janë ekspertë të zonës. Po të flas, pikërisht për ata, që tezat beleriste i pasqyrojnë si shqiptare se arrijnë të flasin veç me pasanikët e atyshëm që janë o beleristët o pasanikët e Tiranës, e nuk kanë shkelur kurrë një ditë në fshatrat e zonës.

Në këtë pikë, pavarësisht sa tentova të flisja për protestën e drejtë të nivicjotëve e shevasjotëve, lukovarëve e borshjotëve, qeparotasve e kudhësjotëve, vunjotasve e pilurjotëve, kuçjotëve e vranishtjotëve, nuk ia dola se, fatkeqësisht, kishit vendosur paraprakisht që ta humbisnit këtë garë, duke e shkërmoqur votën e djathtë në atë bashki. Pak a shumë e mendoj se çfarë mund të më thuash: morëm pak më pak se votat e Belerit. E në fakt nuk është kështu. Ndoshta ti e di, por po e them për këdo që nuk e di, se bastjonet e djathta në Bashkinë Himarë kanë qenë Piluri, Borshi dhe Lukova, që ia dolët t’i humbisni të treja, duke përsëritur skenarin e vetëshkatërrimit të PD në njësinë administrative Himarë, si një kalk në të gjithë bashkinë tanimë.

Për pakëz histori jo të largët, që e kam fort qejf ta shoh me vëmendje, PD ka qenë forca patriotike e Himarës, themeluar mbi baza të forta aq sa fitoi edhe bashkinë me Anesti Dhimojanin. Në 7 fshatrat e Njësisë Administrative, deri në vitin 2007 ishte bindshëm forcë e parë ose e dytë. Sot, ekziston si një forcë minore, fort pas PS e PBDNJ e kjo si një vetëshkatërrim i programuar kur forca patriotike e zonës nisi të bashkëpunoj nën rrogoz me OMONIA-n. E kishit treguar më herët, që kur më 2003, Fredi Beleri u shfaq komisioner i opozitës në Pilur, ku ende kishit shumicën dërrmuese të votave dhe e shpalosët bindshëm pas 2007, kur vendosët në mënyrë absurde që të kalonit ylberin. E ku jeni sot? Ku i keni Gjokajt, Todhrët, Gjiçalët, Priftët, Çipajt, Jabaqët, Kushtët, Lejat, Mërkurët, që ishin themeluesit e PD? Majtas i keni, jo se janë bërë të majtë, por sepse s’mund të rrinë me të djathtën që në nivel kombëtar qëndron djathtas e në nivel lokal flirton me vorioepirotizmin. E ky është vetëshkatërrimi juaj i dytë në atë zonë, pasi që prej viteve 2000, kishit vendosur vetëshkatërrimin tuaj në Njësinë Administrative Xarrë, aty ku ka veç shqiptarë e më pak se 10% grekë e befas i dhatë PD lokale PBDNJ, duke dëbuar Mano e Kote, Rubie e Gremo, themeluesit e PD jo veç në Xarrë, por edhe në Sarandë.

Nga gabimi i parë i pakuptimtë në Xarrë nuk u nxor mësim, nga gabimi i dytë i pakuptimtë në NJA Himarë nuk u nxor mësim, a është kjo e treta e vërteta? Le t’i shohim pak votat. Në Borsh, dikur bastion i së djathtës, siç shkruante dhe kolegu tuaj në politikë e i imi në universitet, Agroni, iu plasën derën të zgjedhurit tuaj lokalë nga ai fshat. Sepse nuk mundet që edhe të shkosh në zyra ku mbretëron fotografia e Spiromilos edhe të kërkosh votë në fshatin që është djegur prej Spiromilos.
Në Lukovë, bastion i dikurshëm i së djathtës, humbët bindshëm për herë të parë. Më keq se thjesht humbja, iu kthyen kurrizin eksponentët lokalë. Dhe këtu nuk ka njeri që njeh zonën që nuk sheh përsëritjen e skenarit të NJA Himarë. NJA Lukovë, ku PD fitonte lehtësisht përherë, po sheh që themeluesit e PD lokale po kalojnë ylberin, jo se duan, jo se pëlqejnë shumicën aktuale, jo se nuk janë opozitarë, por sepse e ndjenë mbi kurriz vjet, atë që NJA Himarë e ndjeu mbi kurriz prej 2007, që retorika e dyfishtë e belerizmit nuk u përdor si opozitë për çështjet e tyre të drejta, por u përdor për vorioepirotizëm. Të kujtoj këtu, që është hera e parë që NJA Lukovë përballej me këtë sfidë, teksa në periudhën 2007-2011, kur vorioepirotizmi luante me ju në kurriz të identitetit lokal, ishte komunë më vete, bindshëm e djathtë, e jo 70% majtas si sot.

E ku fitoi Gjikuria, hiq bastioneve të votës greke të zonës që janë Himara fshat e Gjileka, aty ku gëlojnë bizneset dhe presioni qeveritar mund të ishte i thjeshtë por nuk pi ujë, se në atë zonë nuk pi ujë presioni? Fitoi në Kudhësin e majtë, në Shën Vasilin e majtë e në Nivicën që dikur votonte majtas. Fitoi ama me diferencë të ngushtë e jo si në çdo fshat tjetër ku vota shkonte mbi 70% për secilin nga kahët se qe votë proteste kundër vorioepirotizmit në 15 fshatra a pro tij në dy fshatra. Fitoi pra në tre fshatra që kanë çështje jetike që kjo shumicë nuk ua plotëson. A e di ti se nëse kandidati i opozitës do qe një kandidat normal, qoftë Afrovita e familjes që ka treguar se merr vota, qoftë Vladimiri i Nivicës që ka treguar se merr vota, që në Nivicë e Shën Vasil e Kudhës do i numëroje në gishta votat pro shumicës? A e di ti që Lukova do qëndronte djathtas bindshëm e Borshi do ishte betejë kokë më kokë? A e di ti se Vunoi, Piluri e Qeparoi që vuajnë për ujë e Iliasi e Çorraj që nuk kanë rrugë do ju jepnin vota spektakolare?

Hedh bast që edhe kushërinjtë e Andi Bushatit në Tërbaç do e dëgjonin kushëririn e tyre e do votonin djathtas, sepse do qe një votë normale e lidhur edhe me problemet që Andi ngre nga plazhi i Gjilekës e Palasës, e jo një votë kundër djegësve të Tërbaçit e Kallaratit që Andi nuk e sheh se kuvendon me aleancën e pasanikëve të Tiranës dhe të belerizmit e i duket gjithë Himara një Gjilekë, pa parë se mbi 85% të shqiptarëve të bashkisë janë kundër kësaj aleance.

I dashur Flamur,
Votat opozitare që mori Gjikuria janë veç 20% të tij, prej të cilave 15% votat e banorëve me vetidentifikim grekë të Himarës, që edhe unë besoj se duhet të çkompleksohemi e t’i pranojmë, e 5% të votave që i sjell disbalanca e sjelljes me autobuzë edhe këtë herë prej nacionalizmit politik grek. Por kujdes, çkompleksim nuk do të thotë shitje, por pranim. Nuk do të thotë që të mohojmë se, në qytetin e Himarës së paku mbi 30% (e në fakt mbi 50%) shqiptarë, në bashkinë me mbi 85% shqiptarë, në republikën ku shqipja është gjuha e vetme zyrtare, shqipja mbizotëron e nuk mund të dalësh të mbyllësh fushatën para një baneri vetëm në greqisht. E kupton se si humbët tani? Nuk mundet që çkompleksim të nënkuptojë të bëhesh me fotografinë e udhëheqësve të mercenarëve jominoritarë e johimarjotë por kretanë që dogjën Borshin e Kallaratin e nipit të atij që dogji Hundëçovën. Por të bëhesh me Gjon Kastriotin që udhëhoqi betejën për çlirimin e trevave arbërore prej Himarës dhe të njohësh se nën 15% e bashkisë flasin një gjuhë tjetër, greqishten, që as duhet të përbëjë problem.
Halli është që 20% vota të tjerat nuk janë më tuajat. Sepse s’ka më struktura PD zona teksa eksponentët e PD punuan kundër vorioepirotizmit. E pyetja është ç’do të bëni nëse kundërshtarët politikë tuajët nuk do e tradhëtojnë mesazhin e këtyre zgjedhjeve e do risjellin në brazdë ata që me të drejtë protestuan dhe ju votuan jo si votë për ju por si votë mesazhi për kundërshtarët tuaj?

Kujt i shërben qëndrimi krah vorioepirotizmit kur as ndihmoi banorët lokalë në hallet e tyre teksa në media nuk dëgjova asnjëherë Kakome e Krorëz, ujësjellës e rrugë, që unë së paku personalisht i përmend në çdo dalje time dhe as ju elektoralisht teksa vota u kthye në protestë kundër vorioepirotizmit dhe protestë kundër shumicës, me vetëshkatërrim të PD tradicionale në zonë?

Si mundet që të punohet kundër vetes duke zhbërë me radhë vetveten në Xarrë, Himarë e tanimë Lukovë, bastione dikur tuajat, duke shpresuar që të djathtët të votojnë majtas, por ata që janë të majtë të pakënaqur do “bëhen” të djathtë? Këta të fundit mund të votojnë një herë ju, njëherë Belerin, njëherë një forcë tjetër, e në fund sërish PS, në bazë të mesazheve që japin e në varësi të halleve që u zgjidhen ose jo, por kurrë nuk do të bëhen bazë elektorale siç kanë qenë ata që nuk ju kthehen më nëse vijoni qëndroni si një e djathtë apatride në jugun e thellë e sovraniste në retorikë kombëtare.

I dashur Flamur,
Faji nuk është i yti e hiq gabimet që mua më vjen rëndë e s’do isha kurrë nën një baner vetëm në greqisht e nën një fotografi të djegësve e vrasësve të shqiptarëve, e quaj thjesht mosnjohje të zonës pjesën tjetër. Se çfarë bëni me vetëshkatërrimin e PD në atë zonë është punë për ju.

Të shkruajta vetëm për faktin se ndihem keq që lebërve të mi bregas e kurvelesharë nuk u lini hapësirë të flitet për Kakome e Krorëz, a shëtitore Borshi, a rrugë Çorraj, Kudhësi e Iliasi, a ujësjellësi ngado veç Himarën qytet që e ka të ri por që prapëseprapë s’voton as PS e as PD, a për vaditjen e autobuzin e Vranishtit, Tërbaçit, Kallaratit, Bolenës e Kuçit. Të shkruajta sepse krenarinë e Himarës e nëpërkëmbët bashkarisht duke e kthyer në çështje shqiptarësh e grekësh një bashki me mbi 85% shqiptarë e bëtë që mbivjosësit të mendojnë gabimisht se votat e protestës aty janë vota “shqiptarësh të shitur te greku”, apo bëtë që mbivjosësit të mendojnë gabimisht se minoriteti grek, që është vllezër me ne në atë zonë, është provokues siç ishte spiromilizmi i Belerit e Gjikurisë, para banerave vetëm greqisht të të cilëve dole. Për të tjerat, kemi kohë. Kalimtarë jemi të gjithë. Doktor Jani do jetë i vetmi doktor i Himarës sërish.

ardit bido

Sondazh

Poll
Insights 30 Korrik 2024, 16:25 Pano Soko

Ahmetaj duhet të ndajë mendjen

Pano Soko TIRANA- Arben Ahmetaj duhet ta kuptojë që "Ndiqni paranë" e them unë që deduktoj nga jashtë, jo ai që di ...

Insights 22 Korrik 2024, 19:20 Lutfi Dervishi

Moti sot dhe parashikimi për nesër

lutfi dervishi TIRANË - Mbi vendin tonë do vijojnë të mbizotërojnë temperaturat e larta të shoqëruara me shpë...

Insights 15 Korrik 2024, 10:30 Fatos Çoçoli

Pse pavarësia e BSH është e shenjtë?

banka e shqiperise TIRANË- Banka e Shqipërisë ka të njëjtën pavarësi si Banka Qendrore Evropiane. Kjo pavarësi duhe...

Insights 12 Korrik 2024, 13:24 Meri Lika

Raundi i pesëmbëdhjetë

Meri Lika Disa herë më ka ndodhur që të ndodhem përpara pasqyrës dhe të them: “Nuk mundem më, do të dor&...

Insights 9 Korrik 2024, 21:14 Meri Lika

Për popujt nuk ka jetë të përtejme

meri lika Rebelimi është e vetmja strehë e denjë e inteligjencës kundër pafytyrësisë. (Arturo Pérez-Reverte)...

Insights 9 Korrik 2024, 19:03 Lutfi Dervishi

Si ta shkatërrosh turizmin në Jug

lutfi dervishi Frymëzuar nga protestat e banorëve në Barcelonë kundër turistëve, duket se në Jug të Shqipëris...

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën