LIVE UPDATES
Insights

Ahmetaj duhet të ndajë mendjen

Ai e di se ku kanë shkuar dhe se ç'rrugë ka ndjekur paraja dhe këtë presim të thotë.

30 Korrik 2024, 16:25 Nga Pano Soko
Ahmetaj duhet të ndajë mendjen
Pano Soko

TIRANA- Arben Ahmetaj duhet ta kuptojë që "Ndiqni paranë" e them unë që deduktoj nga jashtë, jo ai që di gjithçka. Ai e di se ku kanë shkuar dhe se ç'rrugë ka ndjekur paraja dhe këtë presim të thotë.

"Inceneratori i Tiranës është i Ramës dhe Veliajt" e them unë që bej deduksionin logjik të dinamikës së ngjarjes, jo ai. Ai na thotë me fakte sesi lekët e inceneratorit shkonin tek "të zotët" e inceneratorit.

Aferën e Tunelit të Llogarasë dhe tenderat e AKSHIt i kanë denoncuar gazetarët investigativë, opozita etj., ka vite.. Dmth çik si vonē për denoncim publik tani. Arben Ahmetaj duhet të thotë ato informacione që s'i dimë ne të tjerët. Psh kush i urdhëroi ato 17 institucionet të dërgonin shkresën brenda ditës? Si ua tha, me telefon, me sms, i thirri në kryeministrì? Kush e bëri telefonatën? Kush i thirri? Këta janë detajet që priten nga ai. Se deduksionin logjik që atë mund ta bëjë vetëm Rama, se askush tjetër s'ka fuqi, kjo është për ne që flasim nga jashtë, pa prova. Ai duhet të sjellë prova konkrete.

Arben Ahmetaj nuk mund të bëjë si gazetar investigativ dhe aq më pak të fillojë të flasë si ekspert ekonomie se bëhet lëmsh pastaj. Si Luli 7x7=42. Se s'mund të thuash që Bashkia Tiranë nga viti 2019 e këtej ka bërë 6 miliardë Euro tendera, kur i gjithë buxheti i Bashkisë Tiranë që kur ka ardhur Veliaj kryetar, pra që nga 2015, nuk ka arritur akoma 3 miliardë Euro. Se rreth 300 mlionë Euro në vit e ka buxhetin bashkia. Si mund të ketë bërë Bashkia Tiranë 6 miliardë Euro tendera, kur buxheti total (pra tendera+paga+sig.shoqërore+ndihma ekonomike...) nuk ka arritur ende 3 miliardë? Kjo është gafë 7x7=42

Dhe e njëjta logjikë për tenderat e infrastrukturës. Si mund të ketë bërë ministria e infrastrukturës 10 miliardë Euro tendera që nga 2019, kur gjithë buxheti i kësaj ministrie që nga 2019 ka qënë 2.5 miliardë Euro? Se gati 500 milion Euro e ka buxhetin në vit infrastruktura. Si bëhen 10 miliardë Euro tendera kur gjithë buxheti shkon 2.5 miliardë Euro?? Edhe kjo është gafë 7x7=42. Gjithsesi, Ben Ahmetaj duhet të kuptojë që nëse do të merret seriozisht duhet të thotë detaje, jo të bëjë analizë. Dhe detajet janë:

Nëpërmjet çfarë rruge shkojnë paratë e inceneratorëve tek Edi Rama? Kush janë kompanitë fiktive (mushkat) që bëjnë "transportin" e parave? Kush janë bankat? Kush është banka fundore ku Esi Rama ka hapur llogari dhe i mban aty depozitat? Në cilin offshore? Si i merr lekët Erjon Veliaj? Kush janë mushkat që ia çojnë paratë? Kush janë bankat nga kalojnë paratë? Ku i ka llogaritë fundore, në cilën bankë, në cilin offshore? Si i merrte paratë Vjollca Hoxha, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri etj..? Me ç'rrugë? Si? Ben Ahmetaj duhet të na thotë këto. Çfarë di në lidhje me këto (meqë tha që jam shuuuumë i informuar).

Por duhet ta ketë të qartë që për të folur, duhet të pranosh një herë të tuat. Sepse e vetmja formë sesi çlirohesh dhe flet vetëm të vërtetën është pasi ke pranuar një herë gjithçka ke bërë ti vetë. Në të kundërt ajo që do të bësh, ëahtë të sajosh një rrëfim me ca të vërteta të thëna e ca të fshehura, që në fund ti të dalësh si hero dhe ata si legena. Ky quhet "film". Nga këto bën Hollywood-i me mijëra në vit dhe i ka më të bukur se ata aty janë profesionistë. I bëjnë profesionalë filmat. Kështu që po i them Benit "Me atë që dëgjuam dje, ti s'e ke ndarë akoma mendjen. Ndaje mendjen, o dil e fol tamam, o mos dil fare. Për filma s'kemi nevojë se shohim në NETFLIX..o djalë.."

arben ahmetaj

Sondazh

Poll
Insights 22 Korrik 2024, 19:20 Lutfi Dervishi

Moti sot dhe parashikimi për nesër

lutfi dervishi TIRANË - Mbi vendin tonë do vijojnë të mbizotërojnë temperaturat e larta të shoqëruara me shpë...

Insights 15 Korrik 2024, 10:30 Fatos Çoçoli

Pse pavarësia e BSH është e shenjtë?

banka e shqiperise TIRANË- Banka e Shqipërisë ka të njëjtën pavarësi si Banka Qendrore Evropiane. Kjo pavarësi duhe...

Insights 12 Korrik 2024, 13:24 Meri Lika

Raundi i pesëmbëdhjetë

Meri Lika Disa herë më ka ndodhur që të ndodhem përpara pasqyrës dhe të them: “Nuk mundem më, do të dor&...

Insights 9 Korrik 2024, 21:14 Meri Lika

Për popujt nuk ka jetë të përtejme

meri lika Rebelimi është e vetmja strehë e denjë e inteligjencës kundër pafytyrësisë. (Arturo Pérez-Reverte)...

Insights 9 Korrik 2024, 19:03 Lutfi Dervishi

Si ta shkatërrosh turizmin në Jug

lutfi dervishi Frymëzuar nga protestat e banorëve në Barcelonë kundër turistëve, duket se në Jug të Shqipëris...

Insights 1 Korrik 2024, 17:15 Blendi Fevziu

Ismail Kadare, si e njoha unë

Blendi Fevziu dhe Ismail Kadare TIRANA- Kur e pashë për herë të parë nga afër, kisha lexuar thuajse çdo gjë ...

Insights 28 Qershor 2024, 16:27 Klodian Tomorri

Sot u pasuruam me 13% duke ndenjur

Klodian Tomorri Sot u pasuruam me 13 per qind duke ndenjur Mora numrin e popullsise qe sapo shpalli INSTAT sot dhe nisa te perditesoj treguesit ekonomike m...

Insights 22 Qershor 2024, 07:51 Ben Blushi

Gjyshja ime 100 vjeç

Mynever Shuteriqi Gjyshja ime nga nëna, Mynever Shuteriqi u bë sot 100 vjeç. Të gjithë ne që jemi mbledhur për t&rsquo...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë