Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Makina të djegura do të gjenden në periferi të këtyre zonave, duke krijuar atë që parashikuesit e motit e quajnë “stuhia e veturave”. Policia do të kapë viktimat dhe pas një kontrolli të imtësishëm do të konstatojë se kufomat nuk kanë para në xhep dhe nuk kanë humbur asgjë tjetër veç jetës.
TIRANË - Mbi vendin tonë do vijojnë të mbizotërojnë temperaturat e larta të shoqëruara me shpërthime të ç’rregullta tritoli, një fenomen atmosferik që disa meteorologë lokalë e kanë pagëzuar “mot i larjes hesapeve”. Shpërthimet do të jenë të përqendruara kryesisht në zonat urbane, me intensitet të lartë në Fushë-Krujë, Durrës, Vlorë dhe Fier. Banorët këshillohen të mbajnë me vete jelek antiplumb dhe maska kundergazi.
Makina të djegura do të gjenden në periferi të këtyre zonave, duke krijuar atë që parashikuesit e motit e quajnë “stuhia e veturave”. Policia do të kapë viktimat dhe pas një kontrolli të imtësishëm do të konstatojë se kufomat nuk kanë para në xhep dhe nuk kanë humbur asgjë tjetër veç jetës.
Zjarret do të jenë të përqendruara në lartësitë mbi 500 metra mbi nivelin e detit, duke ofruar një panoramë spektakolare për turistët me prirje masokiste. Avionë nga Greqia, Italia dhe Turqia do të fluturojnë mbi vatrat e zjarrit në Macukull, Himarë, Llogara dhe Gjallicë. Në një përpjekje heroike për të shpëtuar atë që s’mund të shpëtohet, uniformat ushtarake do të luftojnë flakët me thupra, duke dhënë një shfaqje të shkëlqyer për audiencën ndërkombëtare.
Zjarret në koshat e plehrave do të veteshuhen, ndërsa tymi dhe era do të rrisin presionin atmosferik pranë qendrave të banuara, duke sjellë atë që meteorologët e quajnë “sindromi i saunës urbane”. Era (e gropave septike) do të fryjë lehtë në ultësirën perëndimore dhe jugore, duke sjellë një freski dhe aromë të veçantë për banorët dhe turistët sezonal.
Për shkak të shpejtësisë pritet rritje graduale e numrit të aksidenteve e shoqëria me rritje të shpejtë të postimeve të ministrisë së Brendshme në rrjetet sociale. Kujdes, ndjekësit në Instagram të Ministrisë së Brendshme mund të përjetojnë “goditje emocionale”.
Shpërndarja e ujit për turistët do të vijojë rregullisht kryesisht në pikat kufitare të ultësirës perëndimore dhe në aeroportin Nënë Tereza. Euro do të pësojë tronditje të forta, veçanërisht në javën e parë të muajit gusht, si rezultat i prurjeve të bollshme me origjinë nga Veriu dhe Perëndimi i kontinentit tonë, duke krijuar një valë ekonomike të ngjashme me cunamin financiar.
Veprimtaria agjenturore me bazë në Greqi, Serbi, Rusi, Kinë dhe Mal të Zi do të vijojë me rritjen e çmimit të shezlongëve, çadrave, dhomave, ushqimeve, dhe të gjitha llojet e pijeve, me përjashtim të fotoksinës, e cila këtë javë është në ofertë.
banka e shqiperise TIRANË- Banka e Shqipërisë ka të njëjtën pavarësi si Banka Qendrore Evropiane. Kjo pavarësi duhe...
Piers Morgan U zgjova në orën 5 të mëngjesit në shtëpinë time në Londër që gumëzhinte nga emocioni, ...
Meri Lika Disa herë më ka ndodhur që të ndodhem përpara pasqyrës dhe të them: “Nuk mundem më, do të dor&...
Himara Kandidimi në Himarë i Vangjel Tavos dhe i Petro Gjikurisë do të merret përsipër nga spin-doktorat e opinionit publik s...
meri lika Rebelimi është e vetmja strehë e denjë e inteligjencës kundër pafytyrësisë. (Arturo Pérez-Reverte)...
lutfi dervishi Frymëzuar nga protestat e banorëve në Barcelonë kundër turistëve, duket se në Jug të Shqipëris...
Blendi Fevziu dhe Ismail Kadare TIRANA- Kur e pashë për herë të parë nga afër, kisha lexuar thuajse çdo gjë ...
Klodian Tomorri Sot u pasuruam me 13 per qind duke ndenjur Mora numrin e popullsise qe sapo shpalli INSTAT sot dhe nisa te perditesoj treguesit ekonomike m...
Mynever Shuteriqi Gjyshja ime nga nëna, Mynever Shuteriqi u bë sot 100 vjeç. Të gjithë ne që jemi mbledhur për t&rsquo...
Beti Njuma Sot, në një ditë përvëluese blackout-i ku sytë dhe mendja rendin pas një topi, kanë hyrë në fu...