LIVE UPDATES
Insights

Për popujt nuk ka jetë të përtejme

9 Korrik 2024, 21:14 Nga Meri Lika
Për popujt nuk ka jetë të përtejme
meri lika

Rebelimi është e vetmja strehë e denjë e inteligjencës kundër pafytyrësisë. (Arturo Pérez-Reverte)

Zoti iu dha mundësinë njerëzve që në mënyrë individuale, krejt individuale, pra në mënyrë të shkëputur edhe nga lidhjet më të forta të gjakut, pas vdekjes, të kenë mundësinë e një jete të dytë, për të rikuperuar gabimet apo për të shijuar të mirat e jetës që kanë bërë mbi tokë. Por Zoti e ka marrëdhënien vetëm me individin, me njeriun, ai ende nuk ka krijuar një marrëdhenie me kombet dhe popujt si tërësi.

Për kombet dhe popujt jeta e përtejme nuk ekziston! Nëse një popull, a një komb, vdes askush nuk i jep atij një mundësi të dytë! Ndoshta do të duket absurde kjo që kam thënë më sipër, por unë me sytë e mi, për të cilët naivisht, mendoj se ende nuk janë të verbuar, përditë po shoh një popull që po vdes dalëngadalë dhe një komb për të cilin po luftojnë aq shumë për ta zhdukur.

E që kjo ditë të mos arrijë unë do të protestoj në 11 korrik, sepse dua të shfrytëzojë çdo fije shprese, sepse dua të lëviz çdo grimcë rëre e cila nesër do të më japë mundësinë të them se bëra gjithçka munda që në të ardhmen populli im të mos jetë thjesht vetëm një emër në histori.

Nëse një popull vidhet dhe zhvatet nga ata të cilët pretendojnë se janë zgjedhur për ta mirëqeverisur, dhe kundrejt vjedhjes populli vetë nuk reagon, ai është i destinuar të vdes, e për këtë unë do të protestoj në 11 korrik. Nëse një populli i shqyhet e copëtohet atdheu, duke ia hedhur lartë e poshtë copat, për qoka pushteti, interesash dhe karrigesh, njësoj si grabitqarët bëjnë me prenë e tyre, dhe populli nuk reagon, ai popull është i destinuar të vdes, e edhe për këtë unë do të protestoj në 11 korrik.

Nëse një popull lejon që ta udhëheqin hajdutët, që dinjitetin t’ia shkelin harbutët, që votën t’ia deformoj krimi dhe hajnia, që zhdrejtësinë t’ia jap gjoja drejtësia, ai popull është i destinuar të vdes, e për këtë unë do të protestoj në 11 korrik.

Nëse një popull lejon një mjekësi që nuk e kuron, arsimim që nuk e mëson, qeveri që fal toka e troje, që për interesa ia than lumenjë e kroje, që nuk e lejon ta gëzojë rininë por ia nis rrugëve në emigrim, ai popull është i destinuar të vdes, e për këtë unë do të protestoj në 11 korrik. Nëse një popull lejon ta zhvasin tagrambledhës e taksidarë, ta përgojojnë të huaj e tradhëtarë, ta nëpërkëmbin e bëjnë qesharak, e ai të mos reagojë prapë, ai popull është i destinuar të vdes, e për këtë unë do të protestoj në 11 korrik.

Në 11 korrik unë do të protestoj jo për Berishën, as për PD-në po për Shqipërinë, që të gjithë e quajmë TOKA MËMË. Mund të duket populizëm i tepruar, apo ndoshta idealizëm utopik, quajeni si të doni, vendosni çfarë emri të doni, nga kjo unë nuk kam frikë. Për mua ka rëndësi të luftoj dhe të rebelohem përballë pafytyrësisë.

meri lika protesta e 11 korrikut

Sondazh

Poll
Insights 9 Korrik 2024, 19:03 Lutfi Dervishi

Si ta shkatërrosh turizmin në Jug

lutfi dervishi Frymëzuar nga protestat e banorëve në Barcelonë kundër turistëve, duket se në Jug të Shqipëris...

Insights 1 Korrik 2024, 17:15 Blendi Fevziu

Ismail Kadare, si e njoha unë

Blendi Fevziu dhe Ismail Kadare TIRANA- Kur e pashë për herë të parë nga afër, kisha lexuar thuajse çdo gjë ...

Insights 28 Qershor 2024, 16:27 Klodian Tomorri

Sot u pasuruam me 13% duke ndenjur

Klodian Tomorri Sot u pasuruam me 13 per qind duke ndenjur Mora numrin e popullsise qe sapo shpalli INSTAT sot dhe nisa te perditesoj treguesit ekonomike m...

Insights 22 Qershor 2024, 07:51 Ben Blushi

Gjyshja ime 100 vjeç

Mynever Shuteriqi Gjyshja ime nga nëna, Mynever Shuteriqi u bë sot 100 vjeç. Të gjithë ne që jemi mbledhur për t&rsquo...

Insights 21 Qershor 2024, 20:17 Beti Njuma

Qeveria ekzekuton Bashkitë

Beti Njuma Sot, në një ditë përvëluese blackout-i ku sytë dhe mendja rendin pas një topi, kanë hyrë në fu...

Insights 18 Qershor 2024, 17:54 Andi Bejtja

O sa mirë me qenë shqiptar o hej

Andi Bejtja TIRANA- Në vitin 2023, mbi 94 milionë njerëz në BE (21% e popullsisë) ishin në rrezik të varfëris...

Insights 14 Qershor 2024, 13:06 Meri Lika

Letër e hapur për Gjykatën Kushtetuese

Meri Lika TIRANË- LETËR E HAPUR PËR GJYKATËN KUSHTETUESE Të nderuar gjykatës të Gjykatës Kushtetuese! Un&eum...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë