LIVE UPDATES
Insights

Letër e hapur për Gjykatën Kushtetuese

14 Qershor 2024, 13:06 Nga Meri Lika
Letër e hapur për Gjykatën Kushtetuese
Meri Lika

TIRANË- LETËR E HAPUR PËR GJYKATËN KUSHTETUESE


Të nderuar gjykatës të Gjykatës Kushtetuese!

Unë që po ju shkruaj jam një Grua, një grua jeta e së cilës është një Luftë e përditshme.

Jam nëna e një djali adoleshent, që edhe pse e vetme përpiqet të luftojë për ta edukuar me respektin për punën, ta edukoj që të jetë i lirë e të mos varet nga pushtetet dhe partitë, që të respektojë veten dhe të tjerët.


Jam një nënë që përpiqet ta edukoj fëmijën e saj që të dojë jetën, të dojë atdheun dhe të luftojë e të punojë për këtë të fundit.

Jam vajza e një nëne pensionsite, për të cilën luftoj që të mos e zhgënjej asnjë moment, që ta bëj të jetojë e qetë, që të mos e le të varet vetëm tek pensioni i saj qesharak e të vuaj mungesën e të ardhurave.

Unë jam një profesioniste e lirë së cilës dita e punës i fillon në orën 08.00 të mëngjesit dhe i mbaron në orën 2.00 ose 3.00 të mëngjesit tjetër.


Jam një profesioniste e lirë së cilës çanta e shpinës i është bërë një gjymtyrë e trupit.

Jam një e vetëpunësuar, e cila kurrë nuk përfitoi asgjë nga shteti por vetëm i dha dhe vazhdon t’i japë atij.


Jam një e vetëpunësuar e cila e gjen vetë klientin, e mban vetë klientin e me mundim ushtron biznesin e saj profesional në një shtet ku fiton matrapazi.

Unë jam një grua, por çuditërisht në çantën time nuk gjen mjete tualeti, as parfume apo sende të cilat ti përdor që të më bëjnë të dukem më e bukur.


Kurrizin tim çdo ditë e thyen pesha e bllokut të shënimeve, kutitë me lapsa dhe stilolapsa, vula, kartëvizita, dokumente të klientëve apo raporteve të mia, madje dhe një lukse këpucësh e cila më ndihmon t’i vesh këto të fundit kur i heq për të liruar këmbët që më enjten nga mundimi i ditës.

Unë jam një grua kryefamiljare, e cila në fundjavë mundohet të kompensojë mungesën që ka bërë gjithë javën në familjen e saj.


Jam një nënë që në dy ditë mundohet të kompensojë dashurinë që djalit dhe nënës nuk ua kam dhënë dot gjatë javës.


Mundohem që në këto dy ditë të bekuara, t’i tregoj djalit tim Shqipërinë, ta bëj atë që ta dojë vendin e tij, mundohem të konvertohem në cicerone e ta njoh me Shqipërinë e bukur, me njerëzit e saj të mirë dhe bujar e ta mbaj larg nga Shqipëria e pushtetit, hajdutëve dhe maskarenjëve.

Pasi jam të gjitha këto më sipër por dhe shumë e shumë më shumë se kaq, nga 1 janari qeveria më shndërroi dhe në tatimpaguesen 1.000 euro.


Po, nga 1 janari ligji që bëri qeveria më ngarkoi me një tatim 1.000 euro në muaj, sepse sipas qeverisë edhe pse punova nga 18 deri 20 orë në ditë, një vit më parë fitova shumë para.

Të nderuar gjykatës të Gjykatës Kushtetuese!

Ju sigurisht e dini që qeveria nuk ka nxjerr asnjë ligj se si duhet të më kompensojë mua që e pata të pamundur ta shkolloja fëmijën tim në shtet, sepse kur shkolla mbaronte unë isha në punë, e fëmija im 6 vjeçar nuk ishte ende i aftë të bridhte me çelës në qafë, por edhe sikur qafa e tij e vockël të mundte ta ngrinte peshën e çelësit, ai nuk arrinte dot deri tek doreza e derës, e unë punova akoma më shumë që të paguaja një shkollë private e cila na jepte mundësinë që fëmija im të vinte në shtëpi në një kohë me mua.

Ju sigurisht e dini që qeveria nuk ka nxjerrë asnjë një ligj për një nënë kryefamiljare e cila edhe pse ka të ardhura, shteti duhet ta mbështesë.


Ju sigurisht e dini që qeveria nuk ka nxjerrë asnjë ligj i cili t’i japë një pension dinjitoz nënës sime e të mos qendrojë me shpresën tek unë.


Ju sigurisht e dini që qeveria nuk ka nxjerrë asnjë ligj i cili të më krijojë mundësinë e konkurrimit të barabartë, por iu ka dhënë mundësinë pazarxhinjëve dhe hajdutëve.

Ju sigurisht e dini se marrëdhënia e shtetit me qytetarin është një kontratë e dyanshme e cila përcakton se qytetari paguan dhe shteti ofron shërbime.


Por, siç ju sigurisht e dini se qeveria nuk ka nxjerrë asnjë nga ligjet që unë thashë më sipër por ka nxjerrë vetëm ligje që të më bëjnë të paguaj, e të paguaj, e të paguaj unë kërkoj ndërhyrjen tuaj, sepse sipas mendimit tim jemi në kushtet e Nenit 662 të Kodit Civil i cili thekson se:

Kontrata është me detyrime të dyanshme, kur palët detyrohen reciprokisht ndaj njëra-tjetrës.

E në këto kushte, duke qene se unë gjithmonë iu jam përmbajtur detyrimeve të mia, por qeveria nuk e ka bërë këtë, atëherë unë kërkoj ndërhyrjen tuaj që të na vendosni në kushte të barabarta, pra që unë të paguaj për aq sa shteti më ofron.

Qendroj me shpresën se ju do gjykoni drejtë, duke ju falënderuar paraprakisht.

meri lika gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll
Insights 28 Maj 2024, 12:28 Denada Kola Jushi

Metamorfoza e krimit dhe e..., medias!

Denada Kola Jushi Sa euro i jepte bosi i krimit të dashurës së tij? Çfarë çante i dhuroi? Ku e çonte për pu...

Insights 14 Maj 2024, 16:28 Ola Xama

Peshkaqenët e kredive

Ola Xama Nuk ka asnjë vlerë sqarimi se sa ishin kreditë me probleme në vitin 2014 dhe sa u ulën. Nuk ka asnjë vlerë t&eu...

Insights 10 Maj 2024, 22:24 Klodian Tomorri

Pse hesht Opozita për Microcreditë

Klodian Tomorri Shikoni ca vendi eshte ky Cohen dy mashtrues, me historik problematik te faktuar dhe marrin nje licence ne Banken e Shqiperise. Me kete lic...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale