LIVE UPDATES
Insights

Njerzillëku, ky përbërës i harruar i komunikimit njerëzor

29 Maj 2024, 18:13 Nga Sonila Meço
Njerzillëku, ky përbërës i harruar i komunikimit
sonila meço

TIRANË- Një zonjë në të 80-at duhet të merrte sot rekomandimin për ndërhyrjen emergjente për një tumor në mjekun e familjes. Konsulta zhvillohet herët në mëngjes, nesër, për mos të humbur asnjë dekikë në gjendjen jo të mirë shëndetësore dhe atë shpirtërore të zonjës, që pak javë më parë humbi edhe bashkëshortin.

Një gabim nga recepsioni (mëse njerëzore si situatë), ia zhvendos rekomandimin në korrik. Me gjendjen e rënduar nën ankthin e sekondave, që shumfishojnë si qelizat e këqija ashtu edhe emocionet e tharta, Zonja i kërkon doktoreshës një zgjidhje të shpejtë.

Pa pikën e ndjeshmërisë, pa përuljen njerëzore të mjekes betuar Hipokratit as merr mundimin ta shoqërojë shkallëve për tek recepsioni për gjetjen e një zgjidhjeje. Fytyrës të plas Shqipërinë digjitale të sistemeve automatike dhe një “s’është faji im”, duke vijuar vizitat a thua është një robot, që respekton veç komandat e paracaktuara.

Zonja e drobitur nga pritja, nga dhimbja, nga ai numërim mbrapsht sekondash për të ndalur të keqen brenda trupit, e krruspulluar nën një lëndë dëshpërimi kërkon edhe një ndihmë të fundit prej saj.

“Hajde nesër, nuk është faji im”, pa e menduar as një herë të vetme të zbresë ato shkallë, ta shoqërojë zonjën me sytë e zgavruar nga pagjumësia për tek recepsioni e të kërkojë nëse ka shanse të zgjidhet pa hedhur kripën e një gabimi njerëzor në plagën e hapur të dramës së zonjës.

E solli rasti të flas me të dhe gjaku më hipi në tru. Si bijë mjekeje njoh orët e netët pa gjumë të sime mëje, kur për moshat e thyera merrte vetë autobusin e linjës, jashtë çdo orari e të qetësonte e kuronte me vepra e fjalë plagën fizike e shpirtërore të pacientëve.

Por kjo s’ka të bëjë me mjeken, as me mjekët, por me njeriun brenda secilit prej nesh, që po e vrasim me ndërgjegje duke ngjitur shkallët e moskundit. Si gazetare ndjej instiktin e detyrimin ta denoncoj, jo si mjeke, por si njeri, që sot i dha një dorë qelizave që ushqejnë përbindëshin në trupin e zonjës fisnike, që rasti deshi ta dëshmoj.

sonila meço

Sondazh

Poll
Insights 28 Maj 2024, 12:28 Denada Kola Jushi

Metamorfoza e krimit dhe e..., medias!

Denada Kola Jushi Sa euro i jepte bosi i krimit të dashurës së tij? Çfarë çante i dhuroi? Ku e çonte për pu...

Insights 14 Maj 2024, 16:28 Ola Xama

Peshkaqenët e kredive

Ola Xama Nuk ka asnjë vlerë sqarimi se sa ishin kreditë me probleme në vitin 2014 dhe sa u ulën. Nuk ka asnjë vlerë t&eu...

Insights 10 Maj 2024, 22:24 Klodian Tomorri

Pse hesht Opozita për Microcreditë

Klodian Tomorri Shikoni ca vendi eshte ky Cohen dy mashtrues, me historik problematik te faktuar dhe marrin nje licence ne Banken e Shqiperise. Me kete lic...

Insights 9 Maj 2024, 18:05 Dosja.al

Pafshi ëndrra me turizëm!

Foto Ilustruese Unë personalisht nuk kam asgje kundra turizmit dhe ç’do lloj forme tjetër të zhvillimit ekonomiko-social, por n...

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria