Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Them atyre që duan të shohin sepse nuk ka opinion apo mendim të dhënë mbase edhe nga Albert Einstein, Warren Buffett apo Bill GATES që mund të zbehë histerinë kolektive që shpesh kaplon popujt entuziaste dhe pa memorie.
Unë personalisht nuk kam asgje kundra turizmit dhe ç’do lloj forme tjetër të zhvillimit ekonomiko-social, por një këndvështrim pak më I thelluar dhe ndoshta “kritik-pozitv”, mund ti vijë në ndihmë atyre që duan të shohin. Them atyre që duan të shohin sepse nuk ka opinion apo mendim të dhënë mbase edhe nga Albert Einstein, Warren Buffett apo Bill GATES që mund të zbehë histerinë kolektive që shpesh kaplon popujt entuziaste dhe pa memorie.
Në çdo dy tavolina apo njerëz dëgjoj ide biznesi që kanë të bëjnë me turizmin, ku kryefjala është AIR B&B. Un nuk e di se çpo ndodh këtu në këtë vend të bukur nga natyra por me njerëz të veçantë në llojin e tyre. Më vjen si deja-vu kur po të njëjtët njerëz nguteshin të hapnin bingo, lloto, lojra fati, parukeri e locale. Të parët tanë kanë qenë krijues e shumë më të zotë se ne. Se këta të parët tanë na lanë Krujën, Beratin, Gjirokastrën, fshatrat e Tropojës, Dardhën e Voskopojën, Thethin, Lezhën etj etj, por ata nuk harruan të merreshin edhe me bujqësi e blegtori. Se me thënë të drejtën në bujq e blegtorë kemi qenë or vëllezër. Po këta na lanë edhe gatimet tradicionale, po veshjet po muzikën po doket e zakonet, por gjëja më e bukur që ata na lanë ishte natyra e paprekur. Ndryshe nga të parët tanë ne ç’po bëjmë po shkatërrojmë natyrën, po zhdukim zakonet traditat, zejet gatimet etj etj dhe po ndërtojmë resorte, pallate, komplekse e cdo gjë tjetër prej betoni. E gjitha kjo nën udhëheqjen e një qeverie, që pasi ka ezauruar të gjitha shpresat ekonomike, tani po i mbush shqiptarët entuziastë me ëndrra për turizëm. Shpresuan Shqiptarët të nafta e Shpiragut po ajo u dogj, shpresuan te baza e Nato në Kuçovë por edhe aty kokërr leku spo shohin banorët vërdallë, shpresuam të aeroporti i Kukësit, i Vlorës, shpresuam të miliardat që do hidheshin te Durrës Marina të cilat na u katandisën pak miliona por duke shitur e duke ndërtuar për rreth nja 10 vite, Arabi do bentë mrekulli me lekët e blerësve shqiptar. Pra shpresë shpresë dhe vetëm shpresë për popullin e së ardhmes të cilit si demagogji e rradhës po I serviret turizmi. Edhe njëherë dua të theksoj që sigurisht që duhet ta zhvillojmë turizmin por jo të fokusohemi vec aty sepse do deshtojmë me sukses.
Nuk shikon dot lajmet se Korca turistike, Librazhdi turistik, POgradeci turistik, Berati turistik, Gjirokastra turistike, Vlora Turistike, Lushnja turistike ore edhe Fieri, Laçi e Përrenjasi turistik! Disa nga këto qytete e kanë potencialin dhe mundësinë për të qenë të tilla por boll i groposët emigrantët e shkretë nëpër kredira për bujtina e agroturizme se morët jetën. Çdo njeri që takoj ose po merret me turizëm, ose pret lekë nga turizmi, ose AIR B&B, ose pret të shesë një kullotë në jug nja 4 – 5 milion euro, ose të kërkon lekë borxh për një paketë cigare.
Po pse un mendoj se turizmi jonë nuk është efikas. Së pari cdo mjet, send dhe asortiment që konsumohet nga turistët është mall importi. Kemi arritur deri aty sa edhe frutat perimet në tregun shqiptar por edhe ato që u serviren turistave janë mallra importi. Bulmeti edhe nëse mban logo prodhim shqiptar, nuk është I tillë sepse qumështi po vjen nga inporti. E njëjta gjën vlen edhe për mishin dhe ushqime të tjera. Së fundmi edhe krahun e punës nuk e kemi vendas. Pra lekët ne sic ja marrim turistëve ja japim mbrapsht po Greqisë, Italisë, Maqedonisë dhe Serbisë sepse këto furnizojnë tregun tonë. Ndaj ky bum turistik nuk është përkthyer në rritje ekonomike sepse pervec disa Dhërmiasve dhe disa oligarkëve me hotele, leku nuk shpërndahet te shqiptarët e tjerë. Nuk shkon te bujku, te blegtori, te punëtori, por del jashtë vendit.
Ngërçi tjetër që kjo situatë po krijon është edhe rritja e cmimeve në turizmin shqiptar duke bërë kështu që pjesa dërrmuese e shtresës së mesme shqiptare të shkojnë jashtë vendit për pushime. Shikojini shifrat e shqiptarëve që ikin jashtë pushime janë tmerrësisht të larta. E pra me njërën dorë i marrim e me tjerën I japim ato lekë, nuk na qëndrojnë në xhep. Por duhet të mbajmë parasysh që kjo shtresë është shtresa më vitale dhe e qëndrueshme e shoqërisë dhe një klient i sigurtë, të cilin nuk kemi luksin ta humbim masivisht.
Një tjetër problematikë që ky lloj turizmi po krijon është edhe fakti se ne nuk jemi të pregatitur për këtë lloj fluksi. Nuk jemi te pregatitur si nga makroinfrastruktura si rrugë, pastërti, siguri etj ashtu edhe nga mikroinfrastruktura si shërbimi në strukturat akomoduese, ushqimi, pastërita, komunikimi, siguria etj. Dhe e gjitha kjo mund të kthehet në një boomerang pra një valë më efekte negative e cila nuk dihet se kur na vjen.
Për këtë temë mund të shkruhen libra të tërë por ajo që dua të them është shikoni vëndet e tjera ajo që spikat është se vendet që kanë turizëm dhe nuk kanë lëvruar fushat e tjera nuk janë fort të zhvilluara ekonomikisht. Sepse shikoni Gjeramaninë , Anglinë, Suedinë, Danimarkën të cilat janë vende me turizëm aspak të zhvilluar apo të dëgjuar e krahasoji me Spanjën, Italinë, Portugalinë e Greqinë. Pra nuk të zhvillon vetëm turizmi or mik, por të zhvillon industria, prodhimi, bujqësia, informatika elektronika. Kështuqë o ju që bëni politika e ju dëgjohet zëri orientojini njerëzit sic duhet dhe mos i bëni të ëndërrojnë për lekë të thjeshta nga turizmi elitar në rrugët më gropa të shoqëruar nga aroma e plehrave, në hotelet me probleme pronësie dhe me pronarë analfabetë funksional. Por orientojini të diversifikohen të shkollohen të zhvillohen në sfera të ndryshme duke ja hequr turpin për bujqësinë e blegtorinë, por edhe duke i edukuar pak e duke i treguar se det te kaltër, histori e ushqime nuk kemi vetëm ne! /Dosja.al
Aleksander Cipa Ka ditë që e kam ndjekur në skenën e teatrit Metropol premierën e dramës “Para perëndimit” (...
Anila Hoxha Nje thirrje per ndihme, leter e gruas pa emer! Jam menduar naten e kaluar ta botoj apo jo dhe vendosa qe ta ndaj. Ja ku ESHTE nje thirrje. Per ...
Andi Bushati Kush e ndjek rregullisht Instagramin e kryeministrit me siguri është habitur që në albumin e fotove që ai botoi nga n...
Enton Abilekaj Taulant Balla vendosi të kapte pak protagonizëm nga tragjedia, kur doli të njoftonte për gjetjen e vajzes së dyt&eu...
Më 1 korrik 2021, platforma e artit bashkëkohor “Harabel” prezantoi një skulpturë të artistit kosovar Sislej Xhafa, t&eum...
Genc Burimi Ndryshimet e fundit në qeverinë serbe me integrimin brenda radhëve të saj të dy figurave ‘non grata’ dhe p...
genc sejko TIRANË- Fjalori i Oxfordit e përcakton kuptimin e fjalës ‘koleg’ si ‘një person me të cilin punon n&...
Lutfi Dervishi Në ditën kur supozohej ta arrestonin, ai u zgjua në orën 5:30 të mëngjesit dhe bëri një vrap të...
Giorgia Meloni ITALIA- Mbështetësit e Giorgia Melonit, akuzojnë televizionin shtetëror Rai, për paragjykim të...
Klodian Tomorri Drejtesi dhe statistike Beni nje eksperiment te thjeshte. Merrini nominalisht fituesit e provimit te magjistratures dhe futini tek lista e ...