LIVE UPDATES
Insights

Premiera “Para perëndimit”, dëshmi autentike e teatrit kërkues shqiptar

Jam rrëmbyer në gjendje të përthyeshme dhe të vijueshme, në përjetime empatish dhe antipatish, të imponuara prej lojës së aktorëve që mishërojnë një galeri befasuese karakteresh. Seicili prej tyre është në karakterin e vet hauptmanian, i karakterizuar atipikisht në lojë, si në perimetrin ilustrues familjar, ashtu edhe në regjistrin krahasimtar shoqëror.

8 Maj 2024, 20:03 Nga Aleksander Cipa
Premiera “Para perëndimit”, dëshmi autentike e teatrit
Aleksander Cipa

Ka ditë që e kam ndjekur në skenën e teatrit Metropol premierën e dramës “Para perëndimit” ( Vor Sonnenuntergang). Kjo vepër, prej disa dekada, mbetet në lartësi suksesi nëpër teatro të ndryshme të botës. Si një ndër më të rëndësishmet vepra të nobelistit gjerman Gerhart Hauptman, në teatrin shqiptar, e sjell regjisorja Andia Xhunga Çobani. Pasohet në këtë mënyrë surprizuese, varfëria referuese e teatrit shqiptar ndaj këtij autori të jehonshëm. Ende nuk më është eklipsuar shija dhe përjetimi prej kësaj shfaqjeje. Jam rrëmbyer në gjendje të përthyeshme dhe të vijueshme, në përjetime empatish dhe antipatish, të imponuara prej lojës së aktorëve që mishërojnë një galeri befasuese karakteresh. Seicili prej tyre është në karakterin e vet hauptmanian, i karakterizuar atipikisht në lojë, si në perimetrin ilustrues familjar, ashtu edhe në regjistrin krahasimtar shoqëror.

Përgjegjësia skenike e aktorëve në këtë premierë, sqima për çdo grimasë, lëvizje, dialog, adresim përdorim i hapësirës, objektit dhe çdo reagim, i bëjnë në harmoni të plotë me kostumografinë, skenografinë apo ndriçimin minimalist, duke evidentuar aktorin dhe duke i dhënë forcë aksionit skenik, duke sjellë një konfigurim risues në skenën “Shakespeare” të Teatrit Metropol. Një produksion që me elegancë konceptimi dhe zotësi perceptimi për lëndën autoriale të Hauptmanit, ia ka dalë të sjellë versionin skenik shqip të dramës. Emra të njohur dhe përcjellës profesionistë të teatrit, në vend dhe në botë, kanë bërë me dije se autori i dramës është një ndër eksponentët e famshëm të natyralizmit poetik teatror.

Një premierë spektakolare, rrëmbyese dhe mbajtëse e fuqishme në emocion. Ajo e mban këtë ndikim tek spektatori i çdo nate shfaqjeje, prej më shumë se dy javë rresht. Më saktë, sikundër e cilëson regjisori i njohur Albert Minga, ky është një : ”Spektakël i mrekullueshëm. Aty gjen gjithçka, çfarë duhet të ketë një produksion teatror cilësor”. Vepra e nobelistit është shkruar në vitin 1932. Kohë e largët, e pasuar nga shumë epoka… Por kohezioni i saj me të përditshen aktuale të shoqërisë sonë është befasues. Intuita dhe drejtleximi regjisorial prej Xhunga Çobani, është premisa përcaktuese e këtij suksesi që nuk rresht së konfirmuari nga spektatori për çdo mbrëmje në teatrin e kryeqytetit shqiptar.

Aktorë si Trebicka në rolin Mathais Clausen, shënon regjistrin më të lartë karakterial, me një sukses tronditës. Ai rrëmbeu dhe po trondit bukurisht, për çdo natë, publikun duke na konfirmuar imponueshëm se teatri ynë është në jetë dhe mundësi surprizuese artistike dhe interpretimi.

Vepra mbart kumtin e një himni për lirinë dhe të drejtën e individit si në shoqëri, por veçanërisht në familje. Madje në këtë të dytën individi, pamvarësisht nga raporti dhe pozicioni hierarkik dhe gjenealogjik, gëzon dhe duhet të mishërojë lirinë e vet përcaktuese, pa iu nënshtruar marrëdhënies dhe sidomos tabusë, aq më tepër asaj të moralit tradicional ose klasik. Fataliteti nwnshtrues prej mendwsisw tradicionale dhe sidomos presionit mental familjar, nw subjektin e kwsaj drame pwrbwn njw model letrar tw shumwçmuar.

Në këtë subjekt dramaturgjik, kasta e aktorëve të përzgjedhur prej regjisores, si Ilirda Bejleri, Elia Zaharia, Yllka Mujo, Sokol Angjeli, Luli Bitri, Pjerin Vlashi, Aleks Seitaj etj., ia dalin të komportohen në funksione individuale si në një finalizim të suksesshëm ansambli. Secili me fuqinë individuale, Elia Zaharia me ndjeshmërinë e skajshme, Yllka Mujo që mbetet e pakrahasueshme, Luli Bitri në një dimension krejt të ri të saj, Alex Seitaj befasues dhe gjithë të tjerët, i shkrinë talentet dhe uniken e tyre në një ansambël që frymonte si një trup solid interpretuesish. Ata janë pjestarë të subjektit të një katastrofe familjare e cila shpërfaq edhe thelbin bjerës social, edhe atë të raporteve brenda kurorës gjenealogjike.

Ky dekor, të cilin regjisorja nuk e ofron si peizazh nga distanca, por e fokuson në detaje nga brenda familjes dhe shtëpisë, e bën edhe më evidente krizën e përplasjes për vetëzgjedhjen dhe lirinë e “prijësit familjar”, në marrëdhënie me pinjollët dhe rrethuesit e tjerë. Protagonisti 70-vjeçar Mathais Clausen ( Alfred Trebicka) është i rënë në dilemën e zgjedhjes mes dashurisë dhe rrethanës së refuzimit të pengimit prej bashkëpjestarëve trashwgimtarw të familjes. Raportet e dominuara nga refuzimi familjar, të dashurisë së tij me Inken ( Ilirda Bejleri), dhe sidomos arsyeja determinuese e kërcënimit të trashëgimisë financiare bëhen thelbi dhe pika kulmore e dramës.

Në këtë dramë, Trebicka vjen i pakrahasueshëm dhe të kujton përcaktimin e Cvajkut për Dostojevskin kur shton se : “ …triumfi i forcës jetësore të shpirtit mbi një trup të dërmuar e të sëmurë”, prej pengimit, shpërthen. Në këtë moment admirimi për artin e tij, për mjeshtërinë e tij, në shfaqjen me aq shpwrthime psikologjike, bëhet përtej së zakonshmes.
Regjisorialisht në këtë thelb është investuar jo vetëm intensiteti i lojës, por cilësisht është përqëndruar shpërfaqja e karaktereve, aq sa të duket se në mjedisin e ngushtë familjar ka më tepër karaktere, diferenca psikologjike dhe kontraste gjendjesh, se objekte skenike.

Kjo është një ndër arsyet e suksesit të fuqishëm të dramës në të gjitha netët e shfaqjeve. Këto karaktere japin shpalosje specifikash antroposociale dhe familjare. Të gjithë janë tipikisht të evidentueshëm karakterialisht: Klesta Shero, Roerd Toçe, Ligoraq Riza, Genc Fuga, Vasjan Lami, Elona Hyseni, Kastriot Ramollari,, Artur Vera,Laura Hoxha.
Kanë një energji specifike, që vjen si meritë individuale e tyre, por edhe prej kërkesës regjisoriale. Kësi cilësish dhe arsyesh dramaturgjike në këtë prurje, e mbajnë të mbërthyer publikun, e përfshijnë atë në pritjen e episodit pasues dhe sidomos të marrëdhënies që ndwrton krejt vepra skenike.

Shpesh në ecurinë e lojës aktoriale, plastika jo vetëm si në maksimum tek Trebicka, por edhe tek partneria e tij Inken ( Bejleri) e cila ndryshe, në këtë rol ofron jo vetëm forcën, temperamentin, emocionin drithërues, por edhe aftësinë komplementare interpretuese si instrumentiste në piano, përbën një komponent skenik dhe gjetje regjisoriale ndikuese.
Duhet thënë se muzika e sjellë prej kompozitorit Endri Sina, madje edhe në lojën e aktores Bejleri, i shtojnë sharmin kësaj premiere dhe thyejnë tabunë si për normën tradicionale teatrore, ashtu edhe për puritanët klasikë. Elementet regjisorialë, racionaliteti skenik në këtë shfaqje, bëhen mishërim i cilësishëm realizues dhe mund të konsiderohen realisht, si një dëshmi autentike e teatrit kërkues shqiptar.

aleksander cipa

Sondazh

Poll
Insights 7 Maj 2024, 13:02 Anila Hoxha

Një thirrje për ndihmë, letër e gruas pa emer!

Anila Hoxha Nje thirrje per ndihme, leter e gruas pa emer! Jam menduar naten e kaluar ta botoj apo jo dhe vendosa qe ta ndaj. Ja ku ESHTE nje thirrje. Per ...

Insights 6 Maj 2024, 19:07 Andi Bushati

Pranvera e ankthit të Veliajt

Andi Bushati Kush e ndjek rregullisht Instagramin e kryeministrit me siguri është habitur që në albumin e fotove që ai botoi nga n...

Insights 6 Maj 2024, 17:12 Enton Abilekaj

Taulanti kërkon një përgjegjës

Enton Abilekaj Taulant Balla vendosi të kapte pak protagonizëm nga tragjedia, kur doli të njoftonte për gjetjen e vajzes së dyt&eu...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë