LIVE UPDATES
Insights

"Noli Film Festival" nisi rrugëtimin e tij në Boston

Të pranishmit i përshëndeti edhe peshkopi i Kishës së Nolit, hirësia e tij Nikodhim Preston, i cili theksoi se "Noli themeloi dhe ngriti kishën për të gjithë shqiptarët, e cila hapi dyert këtu në Massachusetts." Edhe drejtuesja e bibliotekës së Nolit, znj. Neka Doko, shprehu mesazhe pozitive për të pranishmit, duke pranuar në fund të fjalës së saj një libër dhuratë për bibliotekën, të shkruar nga profesoresha Jonila Spaho për Kristo Floqin.

1 Qershor 2024, 18:54 Nga Flamur Vezaj
"Noli Film Festival" nisi rrugëtimin e tij në Boston
Pamje nga festivali

Në kopshtin e gjelbëruar të Katedrales së Shën Gjergjit në Boston, në prani të dhjetëra artdashësve shqiptarë dhe amerikanë, solistët e shoqatës "Labëria" e nisën me iso-polifoni ceremoninë e hapjes së "Noli Film Festival." Pas isove labe, prezantuesja e ardhur nga Shqipëria ftoi ideatorin e festivalit, Erand Sojli nga "SojliArt Production." Sojli falënderoi Katedralen e Shën Gjergjit, "Albanian Fighting Cancer," Librarinë e Nolit dhe qendrën kulturore pranë saj, drejtorin artistik të festivalit, regjisorin Bujar Alimani, si dhe producentin ekzekutiv Nikolin Gace, koordinatoren Elisabeta Gaçe dhe të gjithë vullnetarët që bënë të mundur organizimin e këtij eventi. Ai u shpreh i emocionuar për këtë ngjarje, duke theksuar se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë të "Noli Film Festival," dhe falënderoi të gjithë producentët dhe regjisorët për filmat dhe dokumentarët e sjellë për të konkurruar në këtë festival.

Në natën e hapjes së festivalit ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Washington, z. Ervin Bushati. Në fjalën e tij, ambasadori Bushati tha se "shqiptarët kanë tre heronj dhe figura të rëndësishme të historisë së tyre: Skënderbeun, Nënë Terezën dhe Fan S. Nolin. Fan Noli," shtoi ai, "ishte njeriu i gjithë botës shqiptare. Në Boston, shqiptarët vijnë për shkak të kishës së themeluar nga Noli dhe tani e tutje do të vijnë edhe për artin që përcjell 'Noli Film Festival.' Shpirti i Nolit është këtu në Boston dhe ne duhet të përmbushim dimensionet që na ka lënë ai bashkë me shpirtin e tij artistik, e që ju do të vazhdoni edhe me art të ngrini shqiponjën sa më lart."
Nga ana tjetër, Elisabetta dhe Nikolin Gaçe, koordinatorët e këtij eventi, shprehën mirënjohje për të gjithë ata persona që u angazhuan edhe si vullnetarë për të mundësuar këtë event. Në emër të qendrës kulturore pranë Librarisë së Nolit, foli ish-gjyqtari i parë shqiptaro-amerikan në Massachusetts, Robert Tochka, i cili ndër të tjera tha se aktivitete të tilla kulturore nuk do të mungojnë edhe në vazhdim, duke dhënë një lajm të mirë se me ndihmën e avokatit shqiptar Pavli Përmeti është aplikuar që “Libraria e Nolit dhe qendra kulturore” pranë saj të regjistrohet në shtetin e Massachusetts-it si një organizatë jo fitimprurëse.

Të pranishmit i përshëndeti edhe peshkopi i Kishës së Nolit, hirësia e tij Nikodhim Preston, i cili theksoi se "Noli themeloi dhe ngriti kishën për të gjithë shqiptarët, e cila hapi dyert këtu në Massachusetts." Edhe drejtuesja e bibliotekës së Nolit, znj. Neka Doko, shprehu mesazhe pozitive për të pranishmit, duke pranuar në fund të fjalës së saj një libër dhuratë për bibliotekën, të shkruar nga profesoresha Jonila Spaho për Kristo Floqin.

Para të pranishmëve foli edhe përfaqësuesja e shoqatës "Albanians Fighting Cancer," Roberta Noshi, e cila shprehu kënaqësinë e saj për këtë nismë të suksesshme, duke theksuar se të ardhurat e këtij festivali do të shkojnë për këtë shoqatë në ndihmë të shqiptarëve që vuajnë nga kjo sëmundje e tmerrshme. Nuk munguan mesazhet e urimit edhe nga zyrtarë amerikanë, mes të cilëve ishte edhe prokurori i qarkut Suffolk të Bostonit, Kevin Hayden, i cili nuk kurseu fjalët e bukura për këtë event dhe për shqiptarët në Boston. Gjithashtu, këshilltari bashkiak për zonën e Bostonit jugor, z. Edward Flynn, lexoi proklamatën e Bostonit për "Noli Film Festival."
Në hapjen solemne të këtij eventi nuk munguan edhe aktorë të ardhur nga Shqipëria, si Mariana Kondi, këngëtarja Mariza Ikonomi, nga Michigan Arben Dervishi, e shumë të tjerë që përshëndetën nisjen e këtij festivali. Ndërkohë, drejtori artistik i festivalit, regjisori Bujar Alimani, prezantoi jurinë e këtij festivali duke filluar nga kryetari i jurisë: Astrit Cerma, anëtarët Mariza Ikonomi, Nensi Bregu Karanxha, Jul Neshati, Valentin Veizi, Andis Gjoni, Arben Dervishi, Bashkim Braho dhe Dhimitraq Demiraj.

Pas prezantimit të jurisë, organizatorët ftuan të pranishmit për në auditorin "Anthony Athanas" që ndodhet në katin e dytë të katedrales për të parë hapjen e këtij festivali me dokumentarin "Fan Noli - Apostuli," të shkruar dhe montuar nga gazetari Ilir Ikonomi. Festivalin e hapi filmi “THE SPARK” i regjisorit Erand Sojli, i realizuar në Boston nga Sojli & Px Production dhe Aldo Toda. Ky film ishte filmi pritës dhe u prit shumë mirë nga audienca shqiptaro-amerikane. Në këtë festival do të shfaqen disa dokumentarë, filma me metrazh të shkurtër, filma artistikë, komedi dhe filma të animuar. Në këtë event ishin edhe kryesia e VATRES në Boston të cilët ndihmuan për këtë event me angazhimin e përkushtuar nga anëtarja e kryesisë Lindita Meçe! 

"noli film festival" boston

Sondazh

Poll
Insights 28 Maj 2024, 12:28 Denada Kola Jushi

Metamorfoza e krimit dhe e..., medias!

Denada Kola Jushi Sa euro i jepte bosi i krimit të dashurës së tij? Çfarë çante i dhuroi? Ku e çonte për pu...

Insights 14 Maj 2024, 16:28 Ola Xama

Peshkaqenët e kredive

Ola Xama Nuk ka asnjë vlerë sqarimi se sa ishin kreditë me probleme në vitin 2014 dhe sa u ulën. Nuk ka asnjë vlerë t&eu...

Insights 10 Maj 2024, 22:24 Klodian Tomorri

Pse hesht Opozita për Microcreditë

Klodian Tomorri Shikoni ca vendi eshte ky Cohen dy mashtrues, me historik problematik te faktuar dhe marrin nje licence ne Banken e Shqiperise. Me kete lic...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës