LIVE UPDATES
Insights

Arresti politik i Sali Berishës është krim shtetëror

Shteti Shqiptar ka dhunuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

1 Gusht 2024, 09:56 Nga Edith Harxhi
Arresti politik i Sali Berishës është krim shtetëror
edith harxhi

TIRANË- Më 31 korrik 1996, Shqipëria ka ratifikuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut me anë të ligjit nr. 8137 dhe më pas në vitin 2000, 2004 dhe 2005 me anë të protokolleve shtesë të kësaj konvente. Presidenti i Republikës Prof. Dr. Sali Berisha nënshkroi dekretin për hyrjen në fuqi të këtij ligji më 2 gusht 1996.

28 vite më parë, askush nuk do ta kishte menduar që njeriu që nënshkroi dekretimin e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe që punoi më së shumti për të drejtat e njeriut në Shqipëri, do të ishte pikërisht viktimë e mos zbatimit dhe dhunimit të kësaj Konvente nga ana e Shqipërisë, shtet të cilin ai e drejtoi si President nga rënia e perdes së hekurt e deri në 1997 dhe më pas si Kryeministër nga 2005 deri në 2013.

Në rrafshin politik, kjo tregon degradimin e shtetit dhe të institucioneve shqiptare ndër vite, dhe veçanërisht të sistemit të drejtësisë. Në aspektin e të drejtës ndërkombëtare kjo tregon se Shqipëria po rrëshket me të shpejtë drejt vendeve autokratike si Bellorusia, Rusia etj, ku rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut janë përditshmëri për Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Z. Berisha, udhëheqësi i Partisë Demokratike dhe opozitës anti-komuniste ka tashmë 215 ditë i mbyllur në arrest shtëpie, pa akuzë, pa hetim dhe pa fakte, duke e bërë këtë rast sui-generis në Shqipëri dhe në botën demokratike europiane, pasi ky në gjuhën politike quhet arrest politik dhe Z. Berisha i burgosur politik.

Në bazë të Rezolutës 1900 (2012)1 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, përcaktimi i të burgosurit politik është si më poshtë:

një person i deprivuar nga liria e tij/e saj personale konsiderohet i “burgosur politik”:

a) nëse, masa e ndalimit ndaj atij/asaj është dhënë në kundërshtim me një nga garancitë themelore të përcaktuara në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Protokollet e saj (KEDNJ);

b) nëse, masa e ndalimit është imponuar nga faktorë politik të pastër pa lidhje me ndonjë vepër;

c) nëse, për motive politike, kohëzgjatja e masës së ndalimit ose kushteve janë jashtë proporcionit me veprën për të cilën personi është gjetur fajtor ose është i dyshuar si fajtor;

d) nëse, për arsye politike, ai ose ajo vuan masën e ndalimit, në mënyrë diskriminuese në krahasim me persona të tjerë; ose

e) nëse, masa e ndalimit është rezultat i procedimeve të cilat ishin krejtësisht të padrejta dhe kjo duket që është e lidhur me motive politike të autoriteteve. (teksti i Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës)

Pra, në bazë të Këshillit të Europës dhe Rezolutës në të cilën Shqipëria është vetë palë, Z. Sali Berisha është i burgosur politik dhe Shqipëria ka shkelur jo vetëm këtë rezolutë por edhe Deklatën Universale të të Drejtave të Njeriut, si dhe Konventën Europiane për Parandalimin e Torturës, dhe Trajtimit jo-njerëzor, Poshtërues dhe Dënimit. Në të tre këto traktate ndërkombëtare, Shqipëria është palë dhe raporton në cikël tre deri në katër vjeçar, si dhe është subjekt kontrolli nga institucionet ndërkombëtare përkatëse.

Dhunimi i dinjitetit njerëzor dhe lirisë në Shqipëri në këto vite ka arritur në përmasa alarmante, dhe Shqipëria meriton prej kohësh një Rezolutë në Këshillin e Europës kundër përdorimit të politikës në gjyqësor dhe drejtësi por edhe për dhunimin e të drejtave të njeriut, të drejtave politike dhe përfaqësimit politik.

Këtu nuk flasim më vetëm për të drejtën e pronës, për të cilën Qeveria e Edi Ramës me ndërhyrjet e saj në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, u ndërpreu mijëra familjeve Shqiptare të drejtën e gjetjes së drejtësisë për kthimin dhe kompensimin e pronës, në mungesë të vendimeve të drejta të shtetit shqiptar dhe shkallëve të gjyqësorit. Në këtë rast, flasim për raste flagrante të të drejtave themelore të njeriut, si liria dhe përdorimi i politikës për të dënuar apo për të hequr lirinë e kundërshtarëve politikë. Kjo bëhet me anë të mbajtjes së kreut të opozitës shqiptare në masë arresti shtëpie pa akuzë dhe pa fakte, por me dosje hetimore me afate të tejzgjatura dhe të manipuluara, nga prokurorë dhe gjyqtarë që kanë thyer vetë ligjin më parë, dhe kështu janë kthyer në shërbëtorë të partisë në pushtet dhe qeverisë që ka kapur çdo institucion të shtetit shqiptar.

Në rastin e Z. Sali Berisha, shteti shqiptar ka shkelur nenin 3 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, nenin 5 dhe nenin 8 të kësaj Konvente.

Neni 3 i Konventës Europine për të Drejtat e Njeriut flet për ndalimin e torturës dhe trajtimit poshtërues. Madje Shqipëria ka ratifikuar edhe është palë në Konventën Europiane kundër Torturës dhe Trajtimit Poshtërues.

Po ashtu neni 5 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut thotë: “Asnjë person nuk duhet t’i nënshtrohet torturës, dënimit apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues.”  

Gjithashtu Neni 7, i Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, parashikon se: “Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimit apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues”.

Në rastin e Z. Sali Berisha është shkelur ky nen i të dy konventave ndërkombëtare ku Shqipëria bën palë si edhe ai i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, dhe dhjetra protokolleve të tyre në lidhje me trajtimin prej 215 ditësh i mbajtur i mbyllur në katin e 8 të banesës së tij, pa orë ajrosje, pa komunikim me jashtë banesës dhe me trajtim poshtërues dhe denigrues ndaj tij si individ apo edhe si përfaqësues politik i opozitës shqiptare.

Shqipëria ka shkelur gjithashtu nenin 5 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila mbron të drejtat e lirisë dhe sigurisë. Ky nen fokusohet tek liritë individuale nga heqja e lirisë paarsye. Njeriu ka të drejtën e lirisë personale, e cila nënkupton gjithashtu që dikush nuk mund të burgoset apo arrestohet pa arsye të qënësishme.

Në asnjë nga shkaqet e mos zbatimit të këtij neni nuk parashikohet mbajtja e Z. Berisha, në arrest shtëpie pa akuzë dhe arsye, për më shumë se 212 ditë.

Neni i 8-të i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, edhe ky i shkelur nga shteti shqiptar, parashikon respektimin e jetës private dhe familjare. Në këtë nen merr kuptimin jeta private dhe familja si dhe siguria e saj. Janë me dhjetra vendime të GJEND-së në Europë të cilat kanë pasur për bazë nenin 8 të konventës duke e marë nga pikëpamja e të drejtës për të pasur shërbim shëndetësor adekuat edhe në raste heqje lirie, arresti shtëpiak, paraburgimi apo burgimi. Në rastin e Z. Berisha, duke pasur parasysh edhe aktivitetin e tij politik dhe fizik, shteti shqiptar dhe vendimet e gjykatave në të tre shkallët duke e mbajtur të izoluar i kanë hequr edhe të drejtën për shërbim mjeksor apo dhe ajrosje.

Të gjitha këto nene janë shkelur edhe në rastin e Z. Jamarbër Malltezi, por në rastin aktual kam marrë në shqyrtim çështjen e Z. Berisha pasi arretimi i tij dhe mbajtja në arrest shtëpiak, përcaktohen qartë në rezoluta dhe konventa ndërkombëtare si burgosje politike.

Duke qenë se në kapacitetin e Zëvendësministres së Punëve të Jashtme të Shqipërisë (2005-2013) kam mbrojtur disa herë raportet e Shqipërisë për të drejtat e njeriut në OKB dhe Këshillin e Europës, e ndjej si detyrë të pyes Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë nëse e ka raportuar çështjen e Z. Berisha si shkelje të konventave ndërkombëtare pranë organizmave ndërkombëtarë? Po Avokati i Popullit a e ka bërë diçka të tillë? Po Këshilli për të Drejtat e Njeriut/ Komiteti i Helsinkit, a e ka raportuar këtë shkelje flagrante të shtetit shqiptar dhe arrestin për motive të pastra politike të liderit të opozitës? Fatkeqësisht, të gjithë janë të kapur, edhe institucionet e pavarura janë varur dhe kapur nga partia-shtet. Të gjithë e dinë që është çështje politike dhe askush nuk bëzanë.

Për këtë arsye unë sot në përvjetorin e ratifikimit të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut nga ana e Parlamentit shqiptar, i bëj thirrje institucioneve të drejtësisë shqiptare që të ndalojnë urgjentisht këtë dhunim të të drejtave të njeriut dhe këtë maskaradë politike dhe absurde për të mos vazhduar më tej këtë krim shtetëror dhe për të liruar sa më parë Kreun e Partisë Demokratike nga masa e arrestit në shtëpi pa akuzë dhe pa fakte që shkel të gjitha Konventat Ndërkombëtare ku vendin ynë është palë; i bëj thirrje Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, t’i drejtohet urgjentisht organizmave ndërkombëtarë si Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB ku sivjet Shqipëria është anëtare e këtij këshilli, Këshillit Europian, Parlamentit Europian, OSBE-së, kancelarive perëndimore si dhe organizatave jo-qeveritare Amnesty International dhe Human Rights Watch, të marrin urgjentisht në shqyrtim çështjen e Z. Sali Berisha si i burgosur politik në Shqipëri dhe të dënojnë shtetin shqiptar për shkelje flagrante të konventave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ku Shqipëria është palë. I bëj thirrje atij segmenti sado të vogël të shoqërisë civile të mbetur të pavarur nga partia-shtet, të ngrejë zërin në organizma ndërkombëtarë ndaj kësaj shkelje të shtetit shqiptar. Sot kjo ndodh ndaj Z. Sali Berisha, Presidentit të parë të Shqipërisë demokratike dhe nënshkruesit të Konventave dhe traktatave të të drejtave të njeriut, por nesër, nëse nuk i vihet fre, Shqipëria do të ketë shumë të burgosur politik dhe më pas do të dalë edhe nga Konventat Ndërkombëtare ku sot bën pjesë. Historia jonë nën diktaturën komuniste nuk ka shërbyer mjaftueshëm si mësim.

sali berisha edith harxhi

Sondazh

Poll
Insights 30 Korrik 2024, 16:25 Pano Soko

Ahmetaj duhet të ndajë mendjen

Pano Soko TIRANA- Arben Ahmetaj duhet ta kuptojë që "Ndiqni paranë" e them unë që deduktoj nga jashtë, jo ai që di ...

Insights 22 Korrik 2024, 19:20 Lutfi Dervishi

Moti sot dhe parashikimi për nesër

lutfi dervishi TIRANË - Mbi vendin tonë do vijojnë të mbizotërojnë temperaturat e larta të shoqëruara me shpë...

Insights 15 Korrik 2024, 10:30 Fatos Çoçoli

Pse pavarësia e BSH është e shenjtë?

banka e shqiperise TIRANË- Banka e Shqipërisë ka të njëjtën pavarësi si Banka Qendrore Evropiane. Kjo pavarësi duhe...

Insights 12 Korrik 2024, 13:24 Meri Lika

Raundi i pesëmbëdhjetë

Meri Lika Disa herë më ka ndodhur që të ndodhem përpara pasqyrës dhe të them: “Nuk mundem më, do të dor&...

Insights 9 Korrik 2024, 21:14 Meri Lika

Për popujt nuk ka jetë të përtejme

meri lika Rebelimi është e vetmja strehë e denjë e inteligjencës kundër pafytyrësisë. (Arturo Pérez-Reverte)...

Insights 9 Korrik 2024, 19:03 Lutfi Dervishi

Si ta shkatërrosh turizmin në Jug

lutfi dervishi Frymëzuar nga protestat e banorëve në Barcelonë kundër turistëve, duket se në Jug të Shqipëris...

Insights 1 Korrik 2024, 17:15 Blendi Fevziu

Ismail Kadare, si e njoha unë

Blendi Fevziu dhe Ismail Kadare TIRANA- Kur e pashë për herë të parë nga afër, kisha lexuar thuajse çdo gjë ...

Insights 28 Qershor 2024, 16:27 Klodian Tomorri

Sot u pasuruam me 13% duke ndenjur

Klodian Tomorri Sot u pasuruam me 13 per qind duke ndenjur Mora numrin e popullsise qe sapo shpalli INSTAT sot dhe nisa te perditesoj treguesit ekonomike m...

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi