8 Tetor 2024, 22:42
Nga M.B
Aurel Zarka
TIRANA- Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandoi të martën Komisionerit Publik të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyre të prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, i arrestuar nga Prokuroria e Posaçme me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
Vëzhguesit ndërkombëtarë arsyetojnë se apelimi dhe një rishqyrtim i pasurisë dhe kritereve të tjera të rivlerësimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit është bërë i nevojshëm pas arrestimit të Zarkës nga Prokuroria e Posaçme dhe akuzave ndaj tij për përfshirje në korrupsion.
“Vëzhguesit Ndërkombëtarë ftojnë Komisionerët Publikë të lexojnë dhe shqyrtojnë dokumentet e marra nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme në ambientet e ONM-së. Apelimi do t’i mundësonte Kolegjit të Posaçëm të Apelit që të kryejë një hetim të plotë të çështjes, vlerësimin e pasurisë së subjektit, si dhe vlerësimin e figurës dhe aftësive të tij, i cili do të siguronte që ai vërtet ka besimin e publikut, rikthimi i të cilit është synim kryesor i procesit të vetingut dhe institucioneve që e zbatojnë atë”, thuhet në rekomandim.
Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 28 qershor, pas një seance dëgjimore të shkurtër në të cilën nuk u vunë në dukje probleme që mund ta cënonin atë. Por një muaj më vonë, më 30 korrik, Zarka u arrestua nga Prokuroria e Posaçme.
Sipas SPAK, prokurori Zarka dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm për tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – çështje të cilat lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.
Interesi kryesor duket se lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Yaris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.
“…Personat nën hetim, në bashkëpunim dhe në disa raste kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe kanë përfituar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë…,” thuhet në njoftimin e SPAK pas arrestimit të Zarkës. Përfaqësuesi ligjor i Zarkës, avokati Julian Mërtiri i mohoi akuzat ndaj Zarkës, sipas Mërtirit, bëhet fjalë “për biseda që nuk provojnë faktet”.
Vendimi i KPK-së për konfirmimin e Zarkës në detyrë u zbardh të hënën më 7 tetor dhe menjëherë pas bërjes publik të këtij vendimi, ONM ka rekomanduar apelimin e çështjes, duke vënë në dukje të dhënat e marra nga hetimi i SPAK si arsye.
ONM thotë se Zarka akuzohet nga SPAK për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, korrupsion pasiv dhe korrupsion aktiv./ BIRN
aurel zarka
Aktualitet
8 Tetor 2024, 22:23
M.B
Mbledhja
TIRANA- Paraqitja për miratim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP e projekt-raporteve të vl...
Aktualitet
8 Tetor 2024, 22:09
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë ku u mësua se...
Aktualitet
8 Tetor 2024, 21:56
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Italisë. Mësohet se shqiptari ishte me shum&eum...
Aktualitet
8 Tetor 2024, 21:52
E. D
TIRANË- Çuditë në vendin tonë nuk kanë të sosur. Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka ...
Aktualitet
8 Tetor 2024, 21:51
E. D
PEQIN- Suzana Bajrami, një banore e Peqinit tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se në datën 24 qershor 2024 ësht&e...
Aktualitet
8 Tetor 2024, 21:34
Elton Qyno
Personat e përfshirë
TIRANA- Një hetim i thelluar pasuror është hapur nga prokuroria e posaçme SPAK, për tre v&eu...
Aktualitet
8 Tetor 2024, 21:19
M.B
Loina Priftin
TIRANA- Rreth një vit e gjysmë ka zgjatur për Loina Priftin emërimi në krye të kompanisë shtetër...
Aktualitet
8 Tetor 2024, 21:16
M.B
Foto nga shorti
TIRANA- Nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit t&eum...
Aktualitet
8 Tetor 2024, 21:08
M.B
Harta
ITALIA- Raporti vjetor i antidrogës italiane për vitin 2024, që i referohet të dhënave të vitit 2023, konstaton një...
Aktualitet
8 Tetor 2024, 20:51
E. D
fotot ilustruese
SHKODËR- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dhe Instituti i Gjeoshkencave, IGEO, parashikojnë në orët në vijm r...