Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Blutë sqarojnë se në banesën e Meci tjanë gjetur dhe sekuestruar 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me kontrollet e zhvilluara në banesën e 45-vjeçarit Dhimitër Meci në Gjirokastër, i cili është arrestuar dy ditë më parë nga autoritetet greke, i dyshuar si vrasës me pagesë. Blutë sqarojnë se në banesën e Meci tjanë gjetur dhe sekuestruar 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.
Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se po vijon hetimet e thelluara duke u koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të Dhimitër Mecit, 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër; Andrea Brokeri, 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; Fatjon Prendi, 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe Petro Theohari, 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Provat". Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke çoi në zbulimin dhe sekuestrimin të një arsenali armësh zjarri dhe municioni luftarak. Sekuestrohen 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra. Armët dhe municioni luftarak u gjetën në një nga banesat e një prej të arrestuarve në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë.
Në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, pas shkëmbimit të informacionit për kapjen e disa shtetasve shqiptarë në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Policisë së Shtetit në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Provat", zhvilluan kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.
Si rezultat i kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër gjetën të fshehura, në banesën e shtetasit Dh. M., 45 vjeç, 2 kallashnikovë dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar 2 ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.
Me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë Dh. M., 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër; A. B., 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; F. P., 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe P. Th., 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, ato të DVP Gjirokastër, Vlorë e Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Klodjan Braho TIRANË- Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner ka uruar drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme, Klodian Bra...
Foto ilustruese GREQI- Amalia Tomara, mbesa e pronarit të kampingut në Finikounda, i cili u vra në fillim të tetorit ka dh&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Ambasada e SHBA ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të SPAK. Përmes një post...
Dhimiër Meci GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 45-vjeçarit shqiptar, Dhimiër Meci, i arrestuar n&e...
Foto ilustruse DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Durrës. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi vid...
GJKKO TIRANË- GJKKO ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në çështjen e vitit 2023 lidhur me narkotikë...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Tiranë. Ata janë arrestuar nga forcat blu, pasi shp&e...
GJKKO TIRANË- GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka lënë në burg 10 anëtarët e...
pamje nga arrestimi GJIROKASTËR- Policia ka goditur dy ‘Exchange’ që jepnin para me fajde në Tiranë e Gjirokastër.&nb...
FINIQ- Dy mjete tip skrep ishin të stacionuar në site por në momentin që grupi i top channel po afrohej askush nuk po punonte. Punimet is...