16 Nëntor 2023, 11:26
Nga h.k
Paund
KUÇOVË-Në kuadër të operacionit “Tempulli” policia ka vendosur në pranga 23-vjeçarin Andrea Bizdani dhe 24-vjeçarin Florjan Kërkuta, të dy banues në Kuçovë. Sipas policisë dy të rinjtë rezultojnë të jenë të implikuar në veprimtari kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Kuçovës.
Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar 26 mijë paund, 3 milion lekë, elektroshkoj dhe 2 shkopinj metalik. Policia vijon hetimet për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Berat/Hetime proaktive dhe kontrolle në terren, në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët nga hetimet në kuadër të megaoperacionit, rezultojnë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Kuçovës.
Sekuestrohen 20 600 paund dhe 3 000 000 lekë, të dyshuar të përfituar nga veprimtaritë kriminale, si dhe një elektroshok dhe 2 shkopinj metalik.
Si rezultat i hetimeve intensive, të ndjekura me metoda proaktive, nga Policia dhe Prokuroria e qarkut Berat, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat vunë në pranga shtetasit A. B., 23 vjeç dhe F. K., 24 vjeç, të dy banues në Kuçovë.
Nga hetimet rezulton se këta 2 shtetas janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Kuçovës. Nga kontrollet, në banesën e shtetasit A. B. u gjetën 20 600 paund dhe 3 000 000 lekë të dyshuar të përfituar nga veprimtaritë kriminale, si dhe një elektroshok, ndërsa në banesën e shtetasit F. K., u gjetën 2 shkopinj metalik.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
operacioni tempulli
Aktualitet
16 Nëntor 2023, 11:16
A.B
Grupi hetimor
SARANDË- Të frikshme janë detajet nga ngjarja horror që ndodhi në Sarandë, ku mbetjet kockore të nj&e...
Aktualitet
16 Nëntor 2023, 10:45
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Gjykata e Posaçme nuk e ka zhvilluar ditën e sotme seancën e radhës për gjyqin ndaj Dritan Rexhepit ...
Aktualitet
16 Nëntor 2023, 10:35
h.k
Jamarber Malltezi
TIRANË-Gjykata e Posaçme ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën për kthimin e telefonit dhe kompjuter&eu...
Aktualitet
16 Nëntor 2023, 10:28
a.l
Anila Grishaj
ITALI- Aksidenti në të cilin humbi jetën dy ditë më parë 26-vjeçarja shqiptare Anila Grishaj n&eum...
Aktualitet
16 Nëntor 2023, 10:27
A.B
Fatmir Mediu
TIRANË- Shtyhet seanca për çështjen 'Gërdeci' për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun. Shkak ësh&eum...
Aktualitet
16 Nëntor 2023, 10:21
A.B
Behar Bajri
TIRANË- I shumëkërkuari Behar Bajri ka mbërritur në Shqipëri. Ai u ekstradua nga Franca, pasi ishte në ...
Aktualitet
16 Nëntor 2023, 10:08
A.B
Protesta
LEZHË- Ditën e sotme, nxënës të klasës së nëntë në shkollën “Kosova” të Le...
Aktualitet
16 Nëntor 2023, 09:56
A.B
Policia
GREQI- Mbrëmjen e kaluar në zonën e Lagadas në Greqi, një shqiptar ka tentuar të vrasë me armë zjarri kunat...
Aktualitet
16 Nëntor 2023, 09:40
A.B
Policia
SARANDË- Identifikohet personi i gjetur diten e djeshme në Xarrë. Adnant Jaupi është 53-vjeçari nga Elbasani trupi ...
Aktualitet
16 Nëntor 2023, 09:33
A.B
Qytetarët e Serbisë dhe të Shqipërisë perceptojnë një nivel më të lartë korrupsioni në vendet e tyre, n...