LIVE UPDATES
Aktualitet

Pa autofaturë s’ka mall nga fermeri, Tatimet: Aksioni po forcon kontrollin ndaj grumbulluesve

Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se në fokus të aksionit të ndërmarrë prej ditës së hënë synohet të forcohet kontrolli në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, ku rezulton informalitet i lartë në tregtimin e tyre, sidomos prej grumbulluesve dhe përpunuesve të mëdhenj.

15 Korrik 2025, 14:52 Nga N.F
Pa autofaturë s’ka mall nga fermeri, Tatimet: Aksioni po forcon
Foto

TIRANË- Çdo mall i blerë nga fermeri qoftë qumësht, mish, apo perime duhet të shoqërohet me faturë fiskale (e llojit autofaturë), për të vërtetuar transaksionin dhe origjinën, në të kundërt blerësit e këtyre produkteve rrezikojnë të gjobiten apo t’u konfiskohet malli.

Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se në fokus të aksionit të ndërmarrë prej ditës së hënë synohet të forcohet kontrolli në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, ku rezulton informalitet i lartë në tregtimin e tyre, sidomos prej grumbulluesve dhe përpunuesve të mëdhenj.

Pra skema e faturimit për tregtimin e mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit nëpërmjet faturës fiskale të llojit autofaturim, me qëllim më pas hedhjen në treg të tyre për konsumatorin final nuk ndryshon. Do të vijojë të mbetet e njëjtë. Pra fermeri i pajisur me NIPT shet produktet e tij te grumbulluesi, ku ky i fundit ka detyrimin e lëshimit në SelfCare të autofaturës.

Po përveç pjesës fiskale me qëllim rritjen e arkëtimeve, aksioni i tatimoreve synon të forcojë ndjeshëm procesin e gjurmueshmërisë për sigurinë ushqimore në vend, pasi një mall i shitur me faturë arrin të gjurmohet lehtësisht në sistem .

“Një pjesë e konsiderueshme e transaksioneve të tregtimit të produkteve blegtorale kryhen jashtë sistemit tatimor, duke mos garantuar gjurmueshmërinë e origjinës së mallit, mungesën e dokumentacionit shoqërues dhe duke penguar formalizimin e zinxhirit të vlerës.

Për të adresuar këtë problem, aksioni i ndërmarrë së fundmi ka në fokus përpunuesit dhe grumbulluesit e produkteve bujqësore. Sipas udhëzimeve të administratës tatimore, këta subjekte janë të detyruar që, gjatë blerjes së produkteve nga fermerët, të përdorin autofaturën si mjet për dokumentimin e transaksionit, ku informaliteti tek ta ka rezultuar i lartë”, sqaruan nga DPT.

Sipas të dhënave të DPT-së në vend rezultojnë 100 mijë fermerë të regjistruar me NIPT që kanë detyrimin të tregtojnë mallrat e prodhuara nëpërmjet autofaturave që i lëshon blerësi.

E njëjta skemë do të vijojë të funksionojë për shitjen e fermerëve të regjistruar si tatimpagues për kategorinë  “person fizik” apo “shpk”. Në këtë rast fatura e fiskalizuar për shitjen e mallit lëshohet prej tij. Në këtë rast nuk funksionon autofatura.

Çfarë është autofatura?

Autofatura është një dokument tatimor që lëshohet nga blerësi (përpunuesi apo grumbulluesi), në emër të shitësit (fermerit), në rastet kur fermeri është I pajisur me NIPT dhe bën shitje pa faturë TVSH -je për xhiron me vlerë deri 10 milionë lekë në vit.

Kjo procedurë synon të garantojë që transaksioni të dokumentohet ligjërisht dhe të mundësohet regjistrimi i origjinës së produktit në sistemin fiskal.

Pra fermeri i pajisur me NIPT do të vijojë që produktet e prodhuara që i shet të grumbulluesi, përpunuesi, supermarketet, apo tregtarët e shumicës dhe pakicës, pa faturë TVSH-je për një qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë.

Detyrimi për lëshimin e faturës është e blerësit të këtyre produkteve, që në këtë rast mund të jetë një grumbullues, përpunues apo supermarket. Prej këtyre të fundit fatura fiskale që lëshohet në SelfCare ëhstë e lloji autofaturë “Blerje nga fermerët vendas”.  Autofatura duhet të firmoset nga shitësi që në këtë rast është fermeri, ku krahas të dhënave të tij emri dhe NIPT-i e fermerit përshkruhet edhe lloji i mallit të blerë dhe vlera pa TVSH. Pra autofatura përmban të gjithë elementët e një fature fiskale, por ajo lëshohet nga blerësi, jo nga shitësi.

Si lëshohet autofatura fiskale për fermerin?

Tatimet sqarojnë se referuar nenit 8, pika 1, gërma “a” e udhëzimit nr.16, datë 03.04.2020, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, mallrat e blera nga prodhuesit bujqësorë e blegtoralë duhet të shoqërohen me faturë të fiskalizuar.

Për lëshimin e saktë të këtyre faturave, tatimpaguesit duhet të ndjekin disa hapa:

Kujdes. Për të vërtetuar saktësinë e transaksionit dhe origjinën e mallrave të shitur, rekomandohet që fatura të jetë e nënshkruar nga shitësi (fermeri).

Si lëshohet nga SelfCare autofatura?

Hapat për lëshimin e faturës janë: 1. Pasi kemi aksesuar platformën nëpërmjet kredencialeve të portalit e-Albania të biznesit, shkojmë te menuja “Faturat” dhe klikojmë “Lësho faturë”./ Monitor

tatimet autofature

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës