Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një mosmarrëveshje e vazhdueshme pronësie me fqinjët në Zejmen përfundon me një të vrarë dhe dy të plagosur nga një sherr me thika. Autor është djali i vogël i Markut, i cili mbeti edhe vetë i plagosur. Ai u dënua me 20 vite burg, të cilat i ka përfunduar vetëm 3 vite më parë.

Vetëm pak vite pas pajtimit për konfliktin që zgjaste prej 5 dekadash, në vitin 2003, familja e Mark Bibës bie sërish në gjak.
Një mosmarrëveshje e vazhdueshme pronësie me fqinjët në Zejmen përfundon me një të vrarë dhe dy të plagosur nga një sherr me thika. Autor është djali i vogël i Markut, i cili mbeti edhe vetë i plagosur. Ai u dënua me 20 vite burg, të cilat i ka përfunduar vetëm 3 vite më parë.
Shënjestra e hakmarrjes u kthye drejt Mark Bibës, i cili u plagos me kallashnikov në një tentativë të dështuar vrasjeje nga familja kundërshtare.
Ky është trualli për të cilin nisi edhe konflikti. Familja Biba kishte nisur të ndërtonte një shtëpi, por themelet ishin mbi truallin që ishte marrë nga fqinji me rënien e sistemit totalitar. Edhe pse kishin kaluar disa dekada së bashku në raporte mjaft të mira, familja tjetër kërkoi nga Marku të shembte themelet dhe të lironte truallin. Një pjesë të tokës familja e Mark Bibës e kishte kthyer dhe kërkonte vetëm hapësirën e themeleve të banesës, gjë që ka gjeneruar konflikte të vazhdueshme.
Marku kërkon zgjidhjen e konfliktit sipas Kanunit, i cili përcakton se themelet e hedhura nuk zhvendosen, por merret një komision, matet toka dhe i paguhen paratë atij që i takojnë. Lidhur me këto pretendime nuk u arrit kurrë dakordësia. Përplasjet vijuan deri sa u arrit në vrasje.
“Unë kam kërku me u marrë vesh, i kam çuar disa herë njerëz me u pajtu, por ende asgjë”, u shpreh Mark Nikollë Biba, i ngujuar.
Pavarësisht se personi që ka kryer vrasjen është dënuar dhe ka bërë 20 vite burg, ai vijon të jetë i ngujuar dhe tre djemtë e tij kanë zgjedhur të jetojnë jashtë për të shmangur më të keqen.
“Edhe pse djali im ka bërë burgun, nuk quhet i larë, ndaj dhe i kam lënë truallin, sepse sipas Kanunit…”, u shpreh Mark Nikollë Biba, i ngujuar.
“Djali ka bo 20 vite kokërr më kokërr, nuk ma kanë falur gjakun. U kam thonë: ua lëshoj tokë e truall siç e kam pas. Po filloi edhe njëherë pushka, do të bëhet një katastrofë”, u shpreh Mark Nikollë Biba, i ngujuar.
Historia që treguam nuk është i vetmi rast kur gjakmarrja, e frenuar për 50 vite komunizëm, është riaktivizuar në demokraci. Në vitin 2016, Shefo Duraj nga Mallakastra u vra nga shtetasi Feti Yzeiraj, i cili mori hakun e gjyshit që ishte vrarë 49 vite më parë, në vitin 1968.
Ngjarja në fjalë ka hyrë në manualet hetimore si një prej rasteve më të vështira, pavarësisht se u zbardh. Viktima, një teknolog nafte në uzinën e Ballshit, njihej në zonë si njeri model, me zero konflikte në jetë. Ai u keqtrajtua deri në vdekje dhe në fund trupi iu dogj me benzinë.
Pasi përjashtuan çdo pistë, hetuesit iu kthyen historisë së 5 dekadave më parë, e cila dukej e pabesueshme. Një përgjues në banesën e vrasësit zbuloi autorësinë, duke e lidhur ngjarjen me pistën e hakmarrjes për episodin e ndodhur 5 dekada më herët. Autori kishte bërë edhe një gabim fatal: ai aktivizoi telefonin që i mori viktimës, një lëvizje e bërë që ngjarja të dukej si grabitje. Autori i kësaj vrasjeje u dënua me burgim të përjetshëm./Top Channel
LEZHË- Lezha, një ndër qytetet që dikur nuk vuante nga fenomeni i gjakmarrjes, duket se po i dorëzohet këtyre normave. Një ...
Marku sot është në dëshpërim. Ai do të punojë, por nuk mundet të dalë nga shtëpia. Me një fëmij&eu...
TIRANË- Në vitin 2022 i gjithë opinoni publik u trondit, kur Florian Përvathi një 17-vjeçar nga Lezha, ngriti armën p&eum...
Xhamia TIRANË- Një ndërprerje e energjisë elektrike është regjistruar mbrëmjen e sotme në xhaminë Dine Hoxha n...
Foto ilustruse HOLANDA- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 28-vjeçar shqiptar në Urmond. Ai u arrestua nga policia, pas...
Mark Nikollë Biba, 92 vjeç, ka kaluar një jetë të ashpër të shënjuar nga gjakmarrja, një normë kanunore q&...
Foto ilustruse EKUADOR- Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe ato të Ekuadorit kanë nisur operacione të përba...
Foto ilustruse BELGJIKA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë. Një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri pronari...
BRUKSEL- Kreu i SPAK Klodian Braho për më shumë se katër orë, ka raportuar në Bruksel përpara përfaqësuesve t&eum...
foto ilustruese GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku si pasojë ka humbur jetën një ...