All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Paradoksi: As Komisioneri për të Drejtën e Informimit nuk të jep informacion!

Si keqpërdoret “heshtja” në vendimarrjen e një institucioni që duhet të jetë i pavarur, për të favorizuar subjektet qeveritare

25 Nëntor 2024, 13:41 Nga I.A
Paradoksi: As Komisioneri për të Drejtën e Informimit nuk të
Komisioneri për të Drejtën e Informimit
All - Paragraf - 1

Dihet që e drejta e informimit në Shqipëri është shumë problematike. Përballë kuadrit ligjor që është thuajse perfekt, ka një nivel të mjeruar zbatueshmërie në praktikë. Në mënyrë të përsëritur kjo u përmend dhe në Progres-Raportin e Komisionit Evropian, që u bë publik ditët e fundit.  Që ka disa institucione publike që nuk të përfillin fare kur i kërkon informacion, apo që aplikojnë metoda mashtrimi, që gjoja të përgjigjen duke të dhënë informacion, të cilin as nuk e ke kërkuar dhe as nuk ke interes, duke fshehur atë do të duhet dhënë sipas ligjit.
Kulmi është kur, dhe një institucion si Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që duhet të garantojë zbatimin e ligjit në mënyrë të pavarur, nuk ta jep informacionin e kërkuar!
Shembull konkret: Organizata rinore ATC, më datë 24.10.2024 ju drejtua institucionit të Komisionerit me një kërkesë për informim. Kërkesa ishte e thjeshtë: se në sa raste ankesash Komisioneri nuk kishte marrë vendim, (i kishte kaluar me heshtje), pavarësisht se i kishte shqyrtuar ankesat. Periudha kohore për të cilin kërkohej informacioni ishte nga 1 janari 2015 deri në datën kur do të jepej përgjigja.

Institucioni i Komisionerit më datë 06.11.2024 dërgoi si përgjigje një email “çarçaf”, shumë të gjatë, ku ishin renditur aspekte që organizata rinore as nuk i kishte kërkuar dhe as nuk kishte ndonjë interes. Për ironi ky institucion aplikoi metodën e disa institucioneve publike në Shqipëri, që u kërkon informacion për një gjë, dhe ato të japin informacion për një gjë tjetër!  (Që ta quajnë kështu procesin si të “zgjidhur”!). Në përmbajtjen e emailit kishte lloj-lloj të dhënash që ishin marrë “copy-paste” nga raportet vjetore të 10 viteve të fundit, jepeshin link-ë etj., por mungonte ajo që kërkohej në fakt: se në sa raste ankesash Komisioneri nuk kishte marrë vendim, (i kishte kaluar me heshtje), pavarësisht se i kishte shqyrtuar ankesat. Përballë kësaj manovre të papërshtatshme, organizata i rishkroi institucionit të Komisionerit, se duhej të zbatonte ligjin dhe të jepte informacionin e kërkuar. Pas kësaj, institucioni i Komisionerit ndryshoi metodë dhe nisi një email shumë të shkurtër, ku e konsideronte përgjigjen “e dhënë”!! 

“Shko në gjykatë”, metoda me të cilën Komisioneri favorizon agjencitë qeveritare

Institucioni i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në mjaft raste aplikon heshtjen për vendimarrje. Dmth e trajton një ankesë që i vjen nga subjekte të ndryshme. Por kur pritet të marrë vendim për shkeljen evidente të indentifikuar gjatë hetimit administrativ procesi ngec. Ndodh kalimi ne heshtje, duke shfrytëzuar në mënyrë abuzive një pikë të ligjit për të drejtën e informimit, që parashikon se, në qoftë se Komisioneri nuk merr vendim brenda afatit 15 ditor, atëherë ankuesit i lind e drejta për t’iu drejtuar gjykatës. 

Përmes “heshtjes” ky institucion thotë: “shko në gjykatë”. Sigurisht që mund të ketë dhe ankesa që nuk i jepet dot përgjigje për kompleksitetin e tyre, apo që janë të diskutueshme. Ndaj ligjbërësi ka parashikuar dhe” heshtjen”.  Ja një rast konkret kur heshtja e Komisionerit favorizoi qeverinë dhe përbuzi ankuesin: Në drejtim të Agjencisë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve dhe Lehtësuesve mbërriti një kërkes për informim më datë 15.07.2024. Megjithëse kërkesa ishte sipas ligjit, Agjencia as nuk u përgjigj fare. Më datë 16.08.2024, ankuesi iu drejtua sipas ligjit institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ankesa kishte dy elementë thelbësorë: Së pasi se Agjencia kishte refuzuar kërkesën për të dhënë informacion; së dyti, ky institucion qeveritar nuk kishte “Program Transparence” në shërbim të publikut, kërkesë kjo e ligjit.

Më datë 22.08.2024 institucioni i Komisionerit njoftoi me shkresën me nr prot 1901/1 Agjencinë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve dhe Lehtësuesve se kërkonte të informohej “mbi trajtimin apo procedurën e ndjekur lidhur me kërkesën për informacion” brenda datës 28.08.2024. Në shkresë shkruhej se në rast mosveprimi brenda afatit të përcaktuar, institucioni i Komisionerit “do të vlerësojë mbi ndjekjen e procedurës së mëtejshme në përputhje me nenin 18 dhe 24 të ligjit për të drejtën e informimit”.   Pas kësaj shkrese institucioni i Komisionerit ndërpreu çdo kontakt me ankuesin, pavarësisht se ky i fundit bëri dhe dy shkresa të tjera kujtesë se ishte ne pritje të vendimit nga ky institucion. Ndaj Agjencisë që shkeli ligjin Komisioneri nuk aplikoi asnjë sanksion (për refuzim informacioni dhe për mospasjen e “Programit të Transparencës”), të parashikuara këto qartësisht në ligjin 119/2014, i ndryshuar. Pra, Komisioneri aplikoi “heshtjen”, duke i thënë ankuesit “shko në gjykatë”!!! 

Këto qëndrime të institucionit të Komisionerit janë një lajm shumë i keq për të drejtën e informimit në Shqipëri. Tregojnë deformimin institucional dhe mbi të gjitha cënimin e pavarësisë. Favorizimi i institucioneve qeveritare zvogëlon besimin në publik të Komisionerit, shton telashet dhe mundimet e qytetarëve dhe subjekteve të intersuara, (duke i përplasur në dyert e gjykatave), çon dëm fondet e akorduar nga buxheti i shtetit dhe donatorët ndërkombëtarë.

komisioneri për të drejtën e informimit

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen